3. (Tema 11)

13 4 0
                                    

Po, jam zhgenjyer prej disa vetave ne Wattpad dhe sidomos, dikujt ne veçanti por nuk do te permend asnje emer sepse nuk me pelqen te viktimizohem per gjera qe kane kaluar. Mbase ndodhi per mire, sepse siç thone 'Zoti pa dhe degjoi gjera qe ti nuk i shihje dhe nuk i degjoje dot'. Personin ne fjale e kam falur, besoj se edhe ajo mua, por pavaresisht gjithçkaje nuk do te jemi asnjehere si me pare, sepse falja nuk ka lidhje me besimin.

Ka shume gjera qe dua te them ne wattpad. E para eshte qe eshte me mire qe njerezit mos t'i marrin gjera shume personale dhe te mos reagojne menjehere kur degjojne nje mendim te keq, sepse kjo i ben te duken me shume negative sesa mbrojtes te punes se tyre. Ka shume menyra te tjera per te folur dhe jo vetem ne publik: ekzistojne edhe mesazhet private.

Se dyti, do te doja qe askush te mos kerkonte llogari dhe pergjigje per gjerat qe bejne vete sepse vertet, eshte ekzgjagjeruese. Cdokush e di vete çfare ben, s'eshte nevoja t'ia thone te tjeret apo ta shperndajne me te tjeret. Debati qe ndodh midis dy personave eshte me mire te mbetet mes tyre dhe mos ta perdorim si karte per te nxjerre veten viktime. Viktimizimi e tregon njeriun me teper te dobet sesa te forte, te paafte sesa te afte qe ta them troç siç eshte.

E treta do te me pelqente qe ata qe jane ne grupe shoqerie mos te te versuleshin menjehere sa here qe shperthente ndonje sherr. Nuk eshte e nevojshme ndihma e shoqes ne çdo moment, disa gjera mund te zgjidhen edhe vete pa perfshire te dyte e te trete. Dhe eshte me mire qe gjate debateve qe behen, sepse kohet e fundit ndodhin gjithmone te tilla, eshte me mire qe secili te flase vetem per personin ne fjale dhe jo te permende te tjere qe s'kane lidhje sepse kjo e ben te tregoje vetem se nuk ka çfare te thoje per ty qe flet per te tjere, e kerkon te kapet pas diçkaje pa lidhje.

Dhe se fundmi, do te me pelqente te ishim serish si Wattpadi i vjeter me pjesen e aktivitetit. Por kjo eshte diçka qe nuk do te ndodhe kurre, sepse kane ndryshuar shume gjera prandaj besoj nuk eshte nevoja as ta permend. 

Opinione për Wattpadin shqiptar.Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ