11. (Tema 1)

45 8 3
                                    

Të gjithë librat me mafia në wattpad përmbajnë djalin e zakonshëm bad boy që abuzon, fyen, ndonjëherë edhe përdhunon personazhin femër. Nuk e di se pse autorët këtu nuk e kuptojnë se një marrëdhënie ndërmjet këtyre dy personave nuk mund të ekzistojë KURRË, sepse arsyeja e parë që është përmendur dhe në postet e tjera është: mafia nuk është kurrë aq e butë sa mendojnë njerëzit. "Por ai ka pasur një të shkuar të dhimbshme! Jeta e ka bërë të keq, unë mundem ta shpëtoj!" IDIOTLLËQE. Shko shpëto veten se tjetri po s'deshi të shërohet, nuk ka për t'u shëruar. Pastaj një femër që arrin të falë një mashkull që i ka punuar një mijë e një të zeza, është thjesht femër e ulët, pa dinjitet, pa krenari për veten. Si mund të harrohen gjithë ato net kur ka fjetur duke qarë? Kur dhunohej? Si harrohen VITET që i kanë ikur me një mashkull të tillë të urryeshëm? Se ato janë vite të humbura që s'kthehen më.

Pastaj për këto shkrimtaret që shkruajnë kështu budalliqesh, iu them me plot gojë lini wattpadin dhe shkoni te një psikolog se keni nevojë urgjente të vini në vete. Nuk e di unë se ç'keni kaluar në jetë, po një person që i bën romanticize këtyre marrëdhënieve me shumë mundësi është dikush që ka parë prindërit duke u zënë ditë për ditë. Ndoshta i ati dhunonte të ëmën aq keq sa e bënte për spital. E ëma thoshte "s'ka gjë, është burrë. Kjo s'do të thotë që ai s'më do".

E di ç'do të thotë kjo? Që je e dobët për të lënë pas një lidhje abuzive. Dhe ju shkrimtaret e dashura, shërohuni njëherë pastaj hajdeni futuni prapë këtu. Se ka të vegjël, minorenë. Lexojnë historitë tuaja palidhje të mafiave dhe ngelin gjithë ditën duke thënë dua të më rrëmbejë mafia, të kaloj një romancë të bukur.

Dalin dhe një mijë libra ku plas kryesorja që të rrëmbehet nga një debil me patentë, marrin dhe gjithë ato shikime. Pse? Sepse siç duket wattpadi qenka i mbushur me damaged souls që idealizojnë dhe ngrejnë në piedestal një marrëdhënie të ngritur mbi dhimbje dhe lot.

Hiqini këta libra të këtillë se seriozisht na plasët shpirtin. S'futemi dot në wattpad se s'gjejmë një libër të hajrit.

Opinione për Wattpadin shqiptar.Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu