9. (Tema 2)

38 6 0
                                    

Unë jam një prej atyre që i kanë lënë librat e vetë të papërfunduar, dhe e di që në të shumtën e rasteve, kjo ndodh sepse nuk ke ndonjë ide konkrete si do e vazhdosh librin, ose je i/e angazhuar me të tjera gjëra në jetën reale, ose ke shkruar drafte të reja por përton t'i postosh, ose të duken sikur ato drafte që ke shkruar nuk janë ende gati për t'u postuar. Duke qenë se jam vetë një nga këta persona, i di pak a shumë arsyet e mundshme të kësaj situate. 

Ka raste kur shkrimtarët shkruajnë libra që, në fillim, mendojnë se është diçka e bukur, por ndoshta pas njëfarë kohe nuk iu pëlqen më edhe vendosin ta fshijnë. Kjo është gjëja që mua më bezdis në këtë rast, fshirja, sepse ndodh më së shumti me ata libra që nis t'i lexoj me interes të madh. 

Në këtë rast do jepja disa këshilla, sidomos për shkrimtarët e rinj:

-Ngërçi i shkrimtarit është diçka normale që i ndodh çdo personi që e ka pasion shkrimin. Mos e merrni me panik.

-Askush nuk ju detyron të shkruani apo t'i formuloni idetë letrare me zor. Lërini idetë t'ju vijnë natyrshëm.

-Më e mira është që, librin ta keni përfunduar njëherë në draft, pastaj të nisni me postimin e pjesëve. Dhe mundësisht, ta keni të ruajtur edhe diku tjetër, jo vetëm në draftet e Wattpadit. 

Mendoj, kaq këshilla janë mjaftueshëm nga ana ime. Pastaj, nëse i vini apo jo në zbatim këto këshilla, e keni vetë në dorë.

Opinione për Wattpadin shqiptar.Donde viven las historias. Descúbrelo ahora