13. (Tema 3)

17 2 0
                                    

Mesa kam vëzhguar, autorët e Wattpadit shqiptar pranojnë më së shumti kritikat pozitive. Çfarë janë kritikat pozitive? Janë komentet ku shprehet adhurimi për punën e kryer. Dhe sigurisht, nëse një lexuesi i pëlqen ai libër, është normale që ky person të shprehë fjalë pozitive.

 Por si çdo gjë tjetër e mundshme, edhe kjo e kritikave i ka dy anë. Sikundër ka persona që komentojnë pozitivisht, ka edhe persona të tjerë që, komentet e tyre tingëllojnë pak si shumë negative për sytë e autorëve.

Komentet negative, autorët i konsiderojnë si një ulje të punës së tyre letrare, i marrin shumë negativisht nga ana e gjendjes së tyre emocionale, dhe me raste kanë atë tendencën të shfaqin gjithë negativitetin e tyre emocional të brendshëm në një shkrim gjigand, tepër dramatik, në pjesën e conversation-ave të Wattpadit. Pastaj, krejt papritur, mund të shpërthejë edhe ndonjë debat letrar aty në conversation-in e autorit/es dhe... duke qenë se ne jemi shqiptarë, më të lehtë e kemi të debatojmë në nerva e sipër sesa t'i marrim gjërat me qetësi.

Shiko, jo çdo kritikë e ashtuquajtur negative duhet parë si negative. Ka kritika që duhen parë më tepër si këshilla për t'u përmirësuar. Autorët nuk duhet të ndikohen menjëherë nga e ashtuquajtura negativitet i këtyre kritikave.

E vërteta është se... nuk do të kesh përherë komente pozitive, ok? Ka njerëz që ta thonë troç nëse diçka nuk shkon me librin tënd, dhe nuk e thonë këtë ngaqë duan të të ulin ty si autor/e, përkundrazi, ta thonë që ti të përmirësohesh në shkrim. Nëse mendon se, çdo person që të kritikon, po përpiqet të të ulë ty dhe librin tënd, ky është më së shumti një problem që ekziston vetëm në mendjen tënde. Ata që mendojnë se iu ulet puna e tyre prej kritikave, në të vërtetë ndihen të pasigurt në vetvete, kanë frikë nga e ashtuquajtura "ulje". Dikush që i pranon të dyja anët e kritikës, arrin t'i mirëkuptojë kritikat negative pa u ndierë.

Këshilla e radhës: Mos merrni flakë shpejt.

Opinione për Wattpadin shqiptar.Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt