14. (Tema 7)

46 5 6
                                    

E para, blue__writer1 është një person që, sa herë vjen në profilin tim të Wattpadit, nuk del pa shpërndarë pozitivitet (flas për ato shprehjet e lezetshme që përdor, dhe ato zemrat me shumicë tek pjesa e conversation-ave). Jo të gjithë e bëjnë diçka të tillë, por ajo e bën. Është një gjest që mua më bën të buzëqesh.

E dyta, është aq kreative sa dyshoj se mund ta zërë ndonjëherë ngërçi i shkrimtarit. Nuk e di, nga e gjen gjithë atë frymëzim o goc? Sa mbaron njërin libër, del tjetri direkt. (Pthu pthu pthu, larg syri keq, se s'dua ta marr mësysh. xp)

E treta, nuk i kam lexuar ndonjëherë tamam nga fillimi në fund librat e saj. Ndoshta sepse jam marrë më tepër me shkrimin e drafteve të librave të mi.

Vetëm para 1 muaji a diçka e tillë u bëra kurioze për librin "Përqafime numri një" (një pyetje për autoren ngaqë jam kurioze ta di, cilit zhanër i përket ekzaktësisht ky libër, pasi, kur nisa ta lexoja, m'u duk si mister i përzierë me thriller dhe nuk arrij dot të vendos mes këtyre dy zhanreve). Arrita deri tek pjesa 16 e librit ngaqë m'u duk tërheqës, por pastaj e lashë përgjysmë dhe... mendoj se do nis ta rilexoj dhe njëherë nga e para që të kujtoj çfarë kam lexuar.

Mund të them që blue__writer1 ka talent në shkrim (një ditë do nis t'ia lexoj librat tamam, sapo të gjej kohë të lirë... uroj mos t'i ketë bërë unpublish deri atëherë, xp). Ka një lloj shkrimi tërheqës, dhe trajton tema/ngjarje ndryshe nga një pjesë e librave që mund të kem lexuar në Wattpad.

Dhe sa për përshkrimet letrare (që disa lexues ndoshta nuk i pëlqejnë prej gjatësisë a ku ta di unë)... mua më duken fiks sikur po lexoj një libër të botuar dhe më bëjnë ta imagjinoj tërë ngjarjen sikur po shoh ndonjë film në kokën time.

I uroj blue__writer1 të ketë sa më shumë sukses dhe të mos i shterojë asnjëherë dëshira për të shkruar. XD

Opinione për Wattpadin shqiptar.Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt