1 ~ 𝘈𝘨𝘯𝘦𝘴

86 17 8
                                    

Dita kur nis historia ime është kjo ditë e cila do jetë një ditë ndryshe. Nëse para disa ditësh do më pyesnin nëse besoja në dashuri me shikim të parë, do thoja jo, pasi është vetëm një iluzion që krijon njeriu vetë. Por sot mendoj se ajo është e vërtetë...

Tashmë kishte kaluar një muaj e gjysmë në shkollë dhe kisha zënë goxha miq. U zgjova në 8 dhe nisa të bëhesha gati. Prindërit në punë,vëllai në shkollë dhe unë rrija vetëm si idiote.

Vendosa vetëm pak shkëlqyes buzësh dhe asgjë më shumë. Ishte dhuratë nga shoqja ime e ngushtë e cila më detyronte ta vendosja. Por besojeni ose jo, unë përtoja të bëja make-up.

Pashë orën që shënoi 9:15 minuta dhe u nisa drejt stacionit të metrosë i cili ishte larg nga shtëpia ime 5 minuta por unë ecja si breshkë. Metroja erdhi menjëherë dhe unë hyra te dera e parë duke kërkuar vend që të ulesha dhe po gjeta një. Kisha për të bëre pesë stacione.

Stancioni i dytë ishte ai ku kishte më shumë nga shkolla ime dhe unë ngrita kokën të shikoja nëse kishte ndonjë që e njihja ta kaloja kohën deri sa të shkonim në shkollë.

Sytë më zunë një djalë i cili m'u duk i njohur. Ndjeva diçka që asnjëherë nuk e kisha ndierë. Ai më shikonte në sy dhe unë gjithashtu por pas disa sekondash i hoqa sytë prej tij dhe nisa të mendohesha. Më dukej sikur ishte në shkollën time dhe direkt më shkoi mendja se ai mund të ishte shqiptari në shkollën time, dukej fiks shqiptar. Por kjo akoma nuk e shpjegonte ndjesinë e çuditshme.

Herë pas here ndjeja shikimin e tij mbi vete por nuk e ktheja kokën. Zbrita dhe shkova të ndryshoja metronë për një stacion se përtoja të ecja 8 minuta. Edhe ai ishte mbrapa meje.

Të dy prisnim tek e njejta derë por asnjëri nuk fliste. Mbase nuk e dinte që isha nga Shqipëria. Por as unë nuk isha e sigurt nëse e njihja ose nëse vërtetë ishte shqiptar.

"Mirëmëngjes." më zgjoi Freja nga mendimet e çmendura që në mëngjes

"Miremengjes!"

"Sot do jetë e mërzitshme!E ndjej!" tha sërisht ajo duke parë në tavan.

"Pse mendon ashtu?"

"Ti nuk e kupton faktin që ai idioti po më shikon çdo ditë."

"Kush idiot?"

"Aleksy."

"Polaku?" pyeta si idiote edhe pse e dija që fliste për të.

"Po! Është komplet idiot."

"Po thuaji që je në lidhje!" tha Laura sapo u ul.

"Nuk jam në lidhje!!"

"Po ta heqesh qafe mendova unë jo për gjë." tha duke qeshur Laura.

"Ka të drejtë!" pohova unë, sikur mendimi im ishte i nevojshëm atëherë.

"Edhe ti je me këtë je? Ua o Zot çfarë kam bërë që t'i meritoj këto të dyja!"

"Çfarë ke që flet me vete Freja?" e pyeti Lukas sapo hynë brenda me Noah.

"Këto të dyja më bullizojnë!"

"Kjo ëmbëlsira ime këtu?" tha Lukas duke e puthur në kokë Laurën.

"Po,po ajo ëmbëlsira jote aty që më flet gjithnjë për atë idiotin nga klasa tjetër dhe tani u bë bashkë me Agnesën."

"U bëre me skuadrën e Laurës për t'ja mbushësh mendjen Frejës ti Agnes?" më pyeti Noah.

"Epo nuk e di si është puna me ata të dy, por përderisa Freja nervozohet sa herë përmendet ai dhe duket që e ka qef."

𝐌𝐢𝐝𝐧𝐢𝐠𝐡𝐭 𝐒𝐮𝐧Where stories live. Discover now