p r o l o g

147 23 17
                                    

Kurrë nuk e kisha menduar se një ditë do e shihja veten time këtu. E rrethuar nga njerëz të ndryshëm. Por unë as vetë nuk e dija se çfarë isha në gjendje të bëja derisa erdha këtu. Nëse flasim për veten time,eh nuk dua të tregoj për veten pasi nuk u besoj askujt sekretet e mia. Por tashmë nuk i besoj më as vetes...

Kemi një vit që jemi transferuar nga Shqipëria në Danimarkë dhe pasi ndryshuam komunë duhej edhe shkolla! Sapo kisha zënë miq, por gjithsesi nuk ia vlente të debatoja me prindërit.

Një problem që kam pasur këtu në Danimarkë është se nuk ka shumë shqiptarë. Ata që janë kryesisht janë shqiptarë të Maqedonisë. Okay, as unë nuk jam shqiptare tamam, pra mamaja ime eshte maqedonase e babi shqiptar dhe jam nga Korça.

Në shkollën time të parë këtu ishte vetëm një shqiptar, i Maqedonisë sigurisht i cili kishte lindur këtu dhe nuk dinte fare shqip,vetëm disa fjali të vogla. Ndërsa maqedonas nuk kishte fare. Nga Ballkani kishte vetëm nga Serbia, të cilët unë i respektoja normalisht,nuk isha aq pa respekt por në shkollë të gjithë bënin shqiponjën sa herë më shihnin mua dhe ata më morën inat pa arsye.

Gjithsesi sot ndryshoj shkollë dhe nuk më intereson shumë e vjetra. Në shkollën time të re besoja se do ishte më bukur. Në orën 10:00 nisnim klasën deri në 15:45. Domethënë pak kohë për të fjetur në mëngjes.

Ditën e parë unë shkova në shkollë në orën 9:45 dhe prisja të më thërriste mësuesja e re. Atë ditë me mua hyri në shkollë dhe një vajze nga Rusia dhe si fillim u bëra me atë shoqe. Por kur po prisja erdhi një vajzë dhe më pyeti shqip"Ti je ajo nga Shqipëria?" dhe më tha se do takoheshim në pushim. Pra bukur,një shqiptare.

Sa hymë në klasë çdo kush pa nga ne. Bashkë me ne shkuan 26 nxënës ku 14 ishin danezë dhe të tjerët emigrantë.
Nga ku ishin të tjerët pyesja veten unë dhe mendoja a ka ndonjë shqiptar. Dhe nga ata 12 persona që ishim aty vetëm unë isha prej Shqipërisë. Kishe një djalë nga Polonia,ishte i pashëm dreqi, një djalë nga Ukraina, dy djem dhe një vajzë nga Nepali,dy vajza nga Argjentina, një vajzë franceze,një vajzë nga Bangladeshi dhe një djalë nga Irani plus unë dhe ajo nga Rusia. Pra shpresat e mia u shuan.

Klasa ishte plot me banga,ku afër njeri-tjetrit rrinin ata nga Nepali,Irani dhe Bangladeshi, ato kombet e veta dhe normalisht që do rrinin bashkë. Dhe ata nga Ukraina, Polonia, Argjentina dhe kjo nga Franca afër. Ndërsa të tjerët ishin danezë.

"Thuajini përshëndetje nxënseve të reja."

"Përshëndetje!" thanë njëzëri të gjithë.

"Mund të prezantoheni." na tha lejen ajo.

"Unë quhem Oksana dhe vij nga Rusia. Jam 19 vjeç dhe flas rusisht,frëngjisht, kinezisht, anglisht dhe danisht."

"Unë quhem Agnesa dhe vij nga Shqipëria. Jam 17 vjeç. Gjuhët që mund t'i flas janë shqip,maqedonisht, italisht, anglisht,danisht dhe disa gjuhë të tjera sllave." përshkrova veten time paksa gjatë.

"Gëzohemi që jeni në klasën tonë.Vajza do uleni diku dhe pjesa tjetër e klasës do ju ndihmojë." iu kthye pastaj klasës.

E pranoj se këtu ishte pak e sikletshme pasi djali nga Ukraina dhe ajo francezja i thanë kësaj të ulet me ta pasi ai fliste rusisht dhe kjo frëngjisht. E unë ngela si idiote për pak sekonda derisa një tavolinë ku ishin danezë më thanë të ulesha me ta.

"Gëzohemi që të takojmë. Unë jam Freja, kjo është Laura ndërsa ata janë Lukas dhe Noah." i prezantonte me radhe.

"Gëzohem edhe unë që po ju takoj."

"Meqë sot kemi nxënëse të reja po ju lë 30 minuta të prezantoheni pastaj nisim me programin." tha sërisht mësuesja.

"Ke një emër shumë të bukur Agnes." më tha djali i cili mesa mbaj mend quhej Noah.

"Faleminderit."

"Tani Lukas dhe Laura janë të dashur kështu që mos ua vër re nëse bëjnë budallalliqe. Noah është single së bashku me mua."

"Gënjeshtare!" i tha Laura.

"Jo,nuk jam."

"Je! Kjo është në një krizë me njerin. Varja mos e dëgjo se është e lënduar."

"Të çmendura. Po ti ke ndokënd?" më pyeti Noah.

"Hmm,akoma jo." epo ti thoja nëse kanë prindër shqiptar do rrinin edhe pak pa të dashur.

"Prit more! Ua idioti. Unë jam 17 sa ty ndërsa këta 18."

"Mjaft e mbyte vajzën Freja!"

"Kupton mirë danisht ti?" m'u drejtua Lukas.

"Po,ndonjëherë e humbas por jam mirë."

Ditë më të bukur nuk kishte. Ishte e mërzitshme,shumë e mërzitshme. Më vonë erdhi pushimi dhe u prezantova me atë vajzën shqiptare. Erdhi vetë duke u ulur pranë meje në kantinë pasi unë u ula me Laurën dhe Frejan.

"Pra nuk u prezantuam që parë. Unë jam Diellza. Jam shqiptare e Maqedonisë!" më foli shpejt sapo u ul pranë meje.

"Unë jam Agnesa dhe jam gjysmë shqiptare e gjysmë maqedonase dhe jam nga Shqipëria."

"Seriozisht?Mamin maqedonase e babin shqiptar?"

"Po." iu drejtova me siklet.

"Ua sa qef! Jam shumë e lumtur që më në fund këtu erdhi një nga Shqipëria se vetë nuk rrihej me të thënë të drejtën."

"Pse nuk ka shqiptarë këtu apo ndonjë maqedonas?"

"Ka. Domethënë është vetëm një djalë nga Shqipëria dhe një djalë nga Maqedonia. Kaq!"

"Kaq pak?"

"E kaq. Unë kam qenë për 2 vite vetëm. Ata nuk flasin. Jam përpjekur disa herë t'i flas por asgjë. Dhe kam ndenjur vetë pa asnjë nga vendi im. Por je ti tani!" më tha e gëzuar.

Epo nuk kisha parë njeri më të gëzuar se ajo. Edhe unë u gëzova kur e mora vesh se ka dikë shqiptar në shkollë por aq pak nuk më besohej. Nuk e imagjinoni dot se çfarë lumturie të përshkon trupin kur gjen dikë ai ty jashtë shtetit.

Por unë në ketë shkollë kam vetëm dy mundësi të tjera të cilët janë djem. Nuk ishte e këndshme. Por nuk i vura shumë re Diellzës për djemtë pasi isha e re në shkollë dhe mbase miqësohesha edhe me ta më vonë...

𝐌𝐢𝐝𝐧𝐢𝐠𝐡𝐭 𝐒𝐮𝐧Where stories live. Discover now