10

743 26 2
                                    

                                   *
A: Cfare eshte dashuria per ty Mateo?

M: Dashuri per mua eshte vetem ajo ndjenje qe kam per familjen, vetem ajo eshte dashuri.
Nuk kam dashur ndonjeher dike qe te them po ekziston dashuria ne nje tjeter aspekt.
   
A: Pra ti nuk ke dashur kurre nje femer?

M: Kam pasur femra ne krah por per disa muaj.
Nuk kam ndjer ndonje dashuri per ndonjeren nga ato se po te kisha ndjer do isha i martuar me te tani.

A: Po si ke ndenjur me dike qe ske ndjer asgje.

M: Epo tani asgje fare nuk eshte se kam ndjer- tha djallezisht.

A: Ju meshkujt jeni te keqinj.

M: Pse ju femra mendon se jeni me pak?

A: Jo une mendoj se ne jemi me shume ne fakt.

M: Ja e sheh, me pelqen qe je e sinqert.

A: Tjeter gje te pelqen?

M: Kacurrelat.

Alea nuk beri asnje reagim, jo se nuk i pelqeu shume pergjigja e tij por priste dicka me shume. Ishte njeri qe te bente per vete edhe me nje bisede te shkurter.

A: Kur mendon te vish ne Shqipri?- pyeti per te nderruar teme.

M: Nuk kam ne plan njeher per njeher.

A: Ste ka mar malli per familjen?

M: Me ka mar po skam terezi tani per momentin.

Nuk i tha gje me. Donte ta pyeste per me shume por mendoj te priste momentin e duhur.

A: Ti e di.

M: Mire rrodhe ika une degjohemi.

A: Pacim.

Nuk ishte ne natyren e saj te rrinte kaq e heshtur dhe e qete. Ajo ishte tipi i njeriut qe donte te dinte cdo gje per personin me te cilin fliste. Nuk i pelqente aspak qe Mateo ishte aq i fshehte. Sigurisht qe ajo kishte ne koken e saj ide me cfare mund te merrej ai, por donte ta degjonte nga goja e tij.

E dinte shume mire qe kureshtja e saj do e shtynte ta pyeste por kishte pak frike mos ai e priste keq pyetjen e saj. Gjithsesi ajo nuk trembej fare.

Doli nga dhoma dhe u bashkua me gocat.

Anja: Ca thoshte Mateo?

Alea: Ai eshte nje njeri shume i ftohte.

Xheni: Nuk duket i tille eshte gjithe kohen duke qeshur.

Alea nuk i tha asgje.

*

1 jave me vone

Bisedat e saj me Mateon ishin ber te shpeshta. Flisnin cdo nate, kishin shkembyer dhe nr. Ai e ngacmonte gjithmon qe ti ngrinte nervat e ja arrinte qellimin.

Si pa kuptuar Aleas kishte filluar ti pelqente sjellja e tij, sa per pamjen e kishte pelqyer qe heren e pare qe kishin folur. Ate nate kishte vendosur ta pyeste per gjithcka qe e mundonte.

Ishte ora 10 e darkes dhe ajo po priste qe ai ta merte si zakonisht. Dhe ja kur degjoj zilen e telefonit.

A: O mret.

M: Ca bane ti ë la.

A: Mire mire ca bane ti?

M: Mire ene une.

Folen pak per gjerat e perditshme si e kishin kaluar diten e cfare kishin ber sot dhe aty Alea nuk priti me.

A: Mateo pse nuk vjen ne Shqiperi ti?

M: O Alea te kam then 100 here qe nuk vij dot tani, nuk kam terezi. Ku ti gjej leket te vij apo do mi japesh ti?
Si nuk more vesh njeher moj vajze.

Pergjigja e tij gjithe nerva e la pa fjale. Nuk e kishte pare kurre keshtu. Asnjehere ai nuk i kishte folur ne kete menyre. U prek nga fjalet e tij por nuk e dha veten.

A: Pse bertet une 1 pyetje te bera.

M: Ti ban pyetje idjote.
Naten.

Ja mbylli telefonin dhe ajo ngeli aty para ekranit te telefonit e habitur.

Alea ishte tip qe prekej dhe nuk e kishte problem te shfaqej duke qar para dikujt. Lotet filluan ti binin neper faqet e saj te buta. Per here te pare po ndihej shume keq nga fjalet e dikujt qe as nuk e njihte fare.

A ja vlente apo jo te merzitej per fjalet e tij kjo nuk dihej...

***

Mos harroni te beni:
Like
Comment
Share
❤️‍🔥

𝟏𝟏𝟕𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐞𝐬 𝐚𝐰𝐚𝐲Where stories live. Discover now