3

892 29 3
                                    

                                   *
U zgjua nga zilja e telefonit, gjati doren mbi komodin dhe lexon ne ekran Mami.

Alea: Alo...

Anita: Ku je o shpirti mamit?

Alea: Ne gjume o mame ku do jem tjeter?

Anita: Vajti ora 8 pse nuk je cuar akoma?

Alea: Ne 11 e filloj mesimin sot.

Anita: Aha ashtu po.

Alea: Eee...

Anita: E mire fli se flasim pastaj, te puth mami fort.

Alea: Edhe une- tha dhe mbylli telefonin.

Mamaja e saj e kishte per zakon ta zgjonte heret sikur nuk kishte ca bente. U kthye ne anen tjeter te krevatit dhe e zuri prap gjumi.

U zgjua nga ora 10 dhe u ngrit nga shtrati. Ishte vetem ne shtepi pasi gocat kishin mesim me heret se ajo. U ngrit me terezi vendosi muzike.

Bardhi- Zhytem

Pasi doli nga banja hapi dollapin dhe mori nje pale xhinse te zeza te gjera ne fund, nje crop ngjyre blu dhe veshi atletet e bardha. Mori canten dhe doli nga shtepija. Ndaloj tek mulliri dhe mori nje kapucino ne dore e u nis per ne shkolle.

Ishte e premten dhe me ne fund kishte dy dite pushim. Nuk do shkonte ne vendlindje kete fundjave pasi kishte qene javen e kaluar.

Oret e leksionit mezi po i shtynte se di pse po kishte dicka qe sikur po e bente te ishte ne siklet sot. Ndjente doren e majte ti dridhej pak po e beri grusht, mori dhe e nxori frymen disa here dhe sikur u qetesua pak.

ALEA POV

Pasi mbarova dhe per sot mora canten dhe u nisa te dilja jashte universitetit. Pamja qe mu shfaq para syve me beri te ngrija ne vend. Tani e kuptoj pse ndihesha ashtu pak me pare. Epo zemra arrika te ndjeka cdo gje mesa duket. Tek porta e universitetit ndodhej ai, ai qe ma kishte mbushur shpirtin plot para disa kohesh, ndodhej ai qe sma priste kurre mendja ta shikoja me.

Po ishte Kristjani. Ishte mbeshtetur ne Rangen e tij te zi dhe midis gishtave mbante ne cigare te cilen e thithte fort vazhdimisht. Dreqin ishte me i bukur se ckishte qen. Uou cfare po thua Alea mblidhe veten.

U nisa per ne shtepi dhe duhet te kaloja para tij. Fal Zotit nuk me kishte ven re akoma dhe po lutesha nen ze te mos e bente. Shpejtova hapat kur po i afrohesha afer por zeri i tij me ndaloj.

Kristjan: Dashuria ime.

Oh Zot per nje moment me ndaloj zemra. Me kishte mar malli te me therriste ashtu. Ktheva koken me ngadale dhe u ndesha me syt e tij te zinj. Mbante ne fytyr nje buzeqeshje te cilter qe ma shkriu zemren fare. Fjalet me kishin ikur. Mu afrua afer dhe degjova perseri zerin e tij.

Kristjan: Dashuria ime me kishte mar malli per fytyren tende- tha dhe zgjati doren per te me prekur floket.

Arrija ta ndjeja prekjen e tij dhe me elektrizonte te gjithen. Mbylla syt dhe per nje moment cdo gje ndaloj por smund ta lejoja te ndalonte per nje kohe te gjate.

Hapa syt gjithe inat dhe i largova doren e cila ndodhej ne faqen time tani.

Alea: Mos me prek.

Kristjan: Cfare?- tha duke mu afruar me prane.

Alea: Mos me prek me dore thashe- dhe isha duke e par drejt e ne sy.

Kristjan: Pse je me nerva bebi im?

Alea: Pse jam me nerva?
Gjithe jeten do vazhdosh te me besh pyetje idjote Kristjan?

Kristjan: Ca ke qe bertet moj?
Ule zerin se jemi ne mes te rruges.

Gjithmon keshtu ndodhte sa here qe ai me acaronte, une smund ti permbaja nervat dhe e ngrija zerin ne cdo vend qe ndodheshim.

Bera te largohesha por ai me ndaloj duke me kapur kycin.

Kristjan: Nuk te ka mar malli fare per mua?

Alea: A sduket qarte pergjigja?

Kristjan: He pra Alea te dy e dim mire qe ti nuk rri dot pa mua.

Alea: As ti pa mua.

Kristjan: Nuk e kam mohuar kurre.

Alea: Epo une e mohoj tani.

Kristjan: Seriozisht?

Alea: Me fal seriozisht e ke ti?

Kristjan: Per cfare ekzatemuah?

Alea: Qe vjen pas kaq shume kohesh dhe me ben mua si i dashuruari i shekullit.

Kristjan: Kush e tha qe nuk jam?

Alea: Une.

Kristjan: E ke gabim jeta ime.

Alea: Boll me the keshtu gjerash.

Kristjan: Te them ca te dua se je e imja.

Alea: Syt e tu qe te pellcasin.

Kristjan: Fol mire me mua moj- tha ter nerva.

Alea: Sdua te flas pse ca do besh ti?

Kristjan: Pse me provokon- tha duke me par djallezisht.

O Zoooot e njihja kaq mire kete njeri, e dija se ca po mendonte.

Alea: Mirupafshim- thashe prer dhe u largova.

Kristjan: Do shihemi prap bebush.

Bebushi satem thashe me veten time.

Ecja rrugeve te populluara te kryeqytetit dhe isha perhumbur ne mendime. Me krijohej tek tuk ndonje buzeqeshje e vogel kur kujtoja ate, me mungonte kaq shume.

Ndarja jon erdhi natyrshem. Nuk mundesha te duroja dot me xhelozin e tij pa arsye dhe ofendimet qe me bente ne sy te te tjerve. E dija qe me donte dhe isha e sigurt qe sa me donte ai sdo mund te me doj askush ne kete bote, por e kisha vendosur ti vija nje gur zemres.

Arrita ne shtepi dhe kur hyra gocat kishin ardhur dhe po shtronin tavolinen.

Anja: Hello Alush.

Alea: Hello- doli me shume si nje peshperitje se nje pershendetje.

Xheni: Ca ke je mire?

Alea: Takova Kristjanin- thashe duke u shtrir rendshem ne divan dhe mbulova fytyren me duar.

-CFARE?????- bertiten njekoheshisht dhe erdhen afer meje.

Shoqet e mija na adhuronin ne te dy bashke, gjithmon na kane mbeshtetur dhe kane qene kunder ndarjes tone.

Alea: Po.

Xheni: He pra na trego cfare ndodhi.

Fillova te flisja dhe i tregova per ngjarjen e pak oreve me pare.

Anja: Ah sa te do ai djale ty moj.

Alea: Me do lesht po te me donte nuk sillej si trap.

Anja: Ok ketu ke te drejt.

Xheni: Ale a mendon ti japesh dhe nje mundesi?

Alea: Jo ta harroj dhe boll nuk dua te flas me per te.
Ejani te ham.

U ulem ne tavoline dhe vazhduam dreken pa e permendur me kete teme.

***

Mos harroni te beni:
Like
Comment
Share
❤️‍🔥

𝟏𝟏𝟕𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐞𝐬 𝐚𝐰𝐚𝐲Where stories live. Discover now