1

1.8K 41 4
                                    

                                 *
Ajo quhej Alea. Ishte 20 vjec dhe kishte filluar studimet e larta ne Tirane prej 1 viti. Nje vajze me plot endrra per jeten, e rrethuar me dashuri nga cdo njeri qe kishte prane por dashuria per te nuk mjaftonte. Deshira e prinderve te saj ishte qe ajo te behej nje stomatologe e zonja dhe ajo per te plotesuar deshiren e tyre po studionte ne ate dege. Ama ajo cfare Alea vertet donte ishte te udhetonte boten, qe e vogel kishte dashur te behej stjuardese. Prindrit nuk e kishin penguar kurre gjate 20 viteve jete perkundrazi i plotesonin cdo deshire te saj. Nuk vinte nga nje familje e pasur, jetonin ne nje qyteti te vogel ne jug te Shqiperise. Te dy prinderit e saj dhe dy vellezerit te cilet ishin me te medhenj se ajo punonin dhe siguronin cdo te ardhur per familjen. Jetonin mire, per ata nuk ekzistonte lluksi por nje jete minimaliste dhe e lumtur. Alea edhe pse ishte e vogla e familjes, me e perkedhelura prap se prap nuk kishte qene kurre ai femija tekanjoz. Nuk kerkonte kurre asgje nga ata sepse e dinte se sa punonin ata per te siguruar cdo shpenzim te sajin.

Prej 1 viti ishte shkeputur nga familja, dhe jetonte ne kryeqytet me 2 shoqet e saj. I donte shume te dyja dhe ndante cdo sekret me to.

Alea, nje vajze me floke kacurrela te gjate deri ne fundshpine, sy bojeqielli, lekura e bardhe, 175 cm e gjate, te jepte pershtypjen e nje vajze te vogel e cila nuk kishte mbaruar akoma nente vjecaren. Ne pamje te pare te bente te mendoje se ishte nje person i brishte dhe delikat, por ajo ishte krejt e kunderta.

Nuk kishte kaluar shume gjera ne jete po ato ngjarje qe kishte perjetuar e kishin rritur mjaftueshem.
Ishte nje femer e guximshme, e ftohte dhe aspak tolerante. Ishin te pakten rastet kur ajo mund te zbutej,e njeri prej atyre rasteve ishte kur binte ne dashuri.

Kishte dashuruar dhe ajo ndjenje e kishte ber te dobet. Kish harruar te respektonte dhe donte veten sepse ishte e zene duke dashur e respektuar ate.
2 vitet e saj te fundit ne ate lidhje e kishin ber me te pandjeshme, nuk donte tja dinte per asnje djale. Pas ndarjes nuk ishin interesuar me per njeri-tjeterin, gje kjo qe e kishte shkaterruar Alean. Ai kishte qene dashuria e saj e pare, kishte rene ne dashuri me te qe diten e pare kur e kishte pare. I ishte perkushtuar me gjithe qenien e saj. Kishte qen i pari per te ne cdo lloj aspekti. Por nje marrdhenie toksike eshte me mire te perfundoj 1 dite e me pare sesa te ta nxij jeten cdo dite. Fajsonte veten qe ajo lidhje nuk ekzistonte me sepse ndjenjat e saj per te ishin akoma aty, ndoshta jo aq te forta sa kishin qene dikur po prap ishin aty. Dinte ti fshihte fare mire ndjenjat e saj por si pelqente aspak kur e benin te tjeret kete gje.

***

Hey there
Ky esht libri im i dyt dhe kam vendosur te tregoj nje framgment shum te shkurter te jetes sime. Nje pjese e ngjarjeve nuk ka ndodhur, but anyway...
Shpresoj tju pelqeeeeeeej❤️‍🔥

Mos harroni te beni:
Like
Comment
Share

𝟏𝟏𝟕𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐞𝐬 𝐚𝐰𝐚𝐲Where stories live. Discover now