💜

60 9 35
                                    

7 mars 2016

Sot kishim një party, në nder të zyshave që i duam shumë. Uff, sa i urrej kto gjëra. Ne i shajmë çdo ditë të vitit (përjashtoj disa zysha që vërtet i dua). Dolëm më herët, dhe unë me Lunën shkuam në shtëpinë e saj u lyem, u zbukuruam. Ajo mban kshu gjërash se unë veç një lipstick kam, edhe ai nude😅. Vërtet dola e bukur, pse ta mohoj tani...vesha dhe një fustan. Unë i urrej kto gjëra po më detyroi Luna, pastaj thash pse jo?? Të xhelozojnë çik ato shushunjat. Kur ikëm atje, klasa jonë kishte zënë një tavolinë veç. Lediani më ftoi pranë tij. Tha e kam ruajtur këtë vend për ty. Më pëlqeu kjo gjë... po nejseee prap mbetet acarues. Më ftoi në kërcim. No, no me mua as që bëhet fjalë. Si shumë e lejova të afrohet unë, sa më kërkon surrati i tij dhe kërcim. Më erdhi inat me Adën (shushunja nr.1) po i afrohej si shumë Ledianit në kërcim. Jo se më intereson, por një femër duhet të ketë pak respekt për veten, ata në klasë as që flasin bashkë e aty ishin si o Zott. Nuk e di pse më iku humori totalisht.

20 mars 2016

Sot mora vesh që në ekskursion do shkojmë në fillim të prillit, dhe do rrimë dy net. Okejj, ky është fat. E vetmja që më ngelet është tu mbush mendjen prindërve (mamit dmth). Meqë ra fjala, Lediani më kishte shkruajtur në insta. Ja lashë 2 orë unread...👉👈okj pse të gënjej as 2 minuta nuk ja lashë dot. Se di pse, po me shumë mundësi ngaqë skisha ça bëja. Shkruante veç kot, pa asnjë temë konkrete. Ça bën, si je palidhje... deri kur më tha, pse mi pret shkurt përgjigjet apo s'të lë i dashuri... hehehe s'jam aq prapa bote sa të mos e kuptoja idenë e tij, dhe ia ktheva me një "jo". E di që ska kuptuar asgjë me atë përgjigje se shkruajti "si jo?" , por e lashë ashtu se skam ide çfarë të them.

25 mars 2016

Sot në klasë luajtëm truth or dare. Më detyruan të futesha, se te këto lojërat historikisht kam lënë nam. Kësaj here shpëtova, sepse vetëm nja dy pyetje kot mu bënë. Ndërsa ai Lediani...uffff puthi Adën...fiks përpara syve të mi. Dua ta vrassss atë Adën, se e futi në kurth. Shoqja e saj e ngushtë ja dha këtë dënim Ledianit, dhe nuk do tru të kuptohet se i ka thënë Ada... nervat kaçurrel mu bënë. Ça faji ka çuni i botës, se ato janë tinëzare... u detyrua ta puthte atë shpifësir, edhe pse kur e mendoj ai nuk dukej aq i dëshpëruar për këtë fakt. Hëh, edhe ky si gjithë të tjerët...

6 prill 2016

Sot është dita e parë e ekskursionit. U nisëm në mëngjes herët, prandaj edhe pjesën më të madhe të rrugës e bëra në gjumë. Bëmë foto e asgjë tjetër me rëndësi. Në dhomë po qëndroj me Lunën, ndërsa në dhomën ngjitur është Lediani me shokun e tij. Pak më parë zbrita tek holli në katin e poshtëm. Tani që është edhe natë, bën goxha ftohtë. Teksa po rrija në kolltukun pranë oxhakut, erdhi Lediani. Folëm gjer e gjatë me njëri-tjetrin, për familjet, të ardhmen dhe kishim shumë të përbashkëta. Ai e planifikonte të ardhmen jashtë vendit. Ishte një njeri me zemër, pse ta mohoj më ngjall një ndjesi brenda vetes kur e shoh. Seç më lëviz në stomak pranë tij, por nuk mund të them se janë flutura, është diçka shumë ndryshe. Qëndruam duke biseduar deri në 2 pas mesnate, dhe ai akoma dëshironte të rrinte por unë refuzova. Në fakt ai kishte pirë disa gota verë, kur më tha se pranë meje ndihej ndryshe, ndihej sikur nuk ishte më vetvetja dhe se i pëlqen të kalojë më shumë kohë me mua. Gjithsesi me kaq po e mbyll ditarin për sot se po më flihet dhe është goxha vonë, por dua ta shpreh se ndihem shumë e lumtur kur e kam pranë dhe flasim. Më pëlqen ta njoh shpirtin e tij...

8 prill 2016

Sot jemi kthyer nga ekskursioni, edhe pse është vonë nuk më flihet. Mendimet smë lënë të qetë. Ditën e dytë të ekskursionit, Lediani më zgjoi që në 4 duke i rënë derës dhe unë u zgjova si zombi. I dola përballë me pizhame dhe me flokë të shpupuritur. Në fillim qeshi por më pas mori xhupin që e kisha në cepin pranë derës dhe ma veshi me të shpejtë. Më urdhëroi të vesh atletet dhe më kapi për dore. Nuk kuptoja asgjë, thjesht po ecja pas tij. Më çoi në një vend ku mund të shihje qartë lindjen e diellit. Akoma nuk kishte filluar "shfaqja", dhe u ulëm në një stol. E pa që po dridhesha, u afrua dhe më vuri kapuçin e xhupit në kokë. Më pas më mbajti të përqafuar pranë vetes. As vetë nuk e di pse nuk refuzova, as një fjalë të vetme nuk nxora, thjesht po më pëlqente gjithçka po ndodhte. Teksa prisnim mua më kishte zënë gjumi ashtu, nën ninullën e rrahjeve të zemrës së tij, dhe më zgjoi vetëm zëri i tij kur tha: " A seriozisht e kee?? Erdhëm për të parë lindjen e diellit, prite këtu dhe të zuri gjumi. Vetëm ndërrove jastëk..." dhe qeshte. "Ti je më i rehatshëm" i thashë. "Si?" më tha, "si jastëk" iu përgjigja në mënyrë që të rregulloja disi atë që thashë pa dije. Më pas u kthyem në hotel dhe dita kaloi shumë e mërzitshme. Na çonin nëpër vende kulturore, sikur sna dilte historia në shkollë, po duhej të duronim ciceronin 3 orë duke folur. Në momente të tjera do më pëlqente, por jo fiks atë ditë që mendja ime kishte ndaluar në mëngjes, si një orë e prishur. Në darkë pësëri zbrita tek holli me shpresën që do të bisedoja përsëri me Ledianin, por jo... erdhën edhe tufa tjetër e klasës dhe bënin lloj lloj bisedash të mërzitshme. Kur u ngjita në dhomë, e pashë në korridor, dhe i thashë natën. Më puthi në faqe dhe më tha natën e mirë. Epo, mu desh pak kohë të merrja veten, por gjithsesi e ndjej se ai djalë më pëlqen.
Ndërsa sot, rrugës për në kthim kemi folur shumë pak, dhe më duket sikur më mori malli për të. Ufff, ç'janë këto ndjenja??

______________________________________

Hope you like it💜

•ATIJ•Where stories live. Discover now