I droguar ne syte e tu

By love_iimagination

5K 347 1

Dy te rinj te dashuruar ne kohen e tyre me te mire, marrin nje perfundim te ndarjes diçka qe ata nuk e priten... More

Njohja
"Nje bisede e kendshme"
Party
Takimi
Nje vogelush
E verteta e Deimon
8
Nje dalje
Lepurushe
Ndjenja te reja
Ecje ne mbremje
Nje mision!
Naten vone
Matilda
Nje miqesi
.
Nje dite me shi
Pjese kujtimesh
Kriminel
Larg njerit-tjetrit
Ne burg
Bisede ne telefon
Nje prekje e lehte
Madrid
Mariano
Nje dite tjeter
Dalje me biçiklete
Kthimi ne shtepi
Ne mes te rruges
31
Demion vs Mariano
Nje ribashkim
Parku i lodrave
Ne shtepi
Kujtimet e Rufusit
E kaluara
Koha e tashme
39
Drejt fundit
Fund

Demion

130 8 0
By love_iimagination

Mezi përfundova ato punë që kisha në kompani sepse doja sa me shpejt te shkoja tek Rufusi, ndoshta do mund te flasim. Ora qr 20:12 kur unë dola nga kompani, hyra në veturë dhe u nisa për tek shtëpia e Rufusit. Mbërrita shume me shpejt se sa mbrëmë sepse tashme e dija ku do shkoja dhe ke do takoja. Gjithsesi kur mbërrita eca nëpër atë shtëpi gjigante sikur te kisha qene çdo dite ketu, as njerezit perreth nuk me thane gje. Shtepia e Rufusit nuk do prisja kurre te ishte keshtu, dua kaq shume te di se çfare ka bere gjate ketyre viteve, çfar do thoshte babai po ta shihte tani këtë. Pas gjithe atyre fjaleve duket qe Rufus ka mberritur ate qe ka dasht. Nuk e di nese babi do e besonte se ai ka mbërritur kështu. Një shtëpi kaq e madhe e gjitha vetëm për Rufus...Mendova unë dhe pash atë që zbriste shkallëve, këtë herë kishte veshur disa trenerka të bukura që e bënin të dukej shumë bukur dhe i thjeshte sikurse ai Rufusi qe une njihja dikur.
- Po filloja të mendoja se kishe ndërruar mendjem
- Nuk mund të vi më herët per shkak te punës qe bej.
Thash dhe ai morri një cigare që kishte në dorë. Ngrysa vetullat pasi ai nuk i pëlqente cigaret, alkoolin e gjerat e tilla.
- Ru..
Fjala ime ndaloj kur ndëgjova një zë mbrapa.
- Z.Demion.
Ngrysa vetullat dhe shikova personin që erdh.Demion...! Ç'dreqin! Nese quhet keshtu atehere a nuk eshte ky Rufusi. Por, mos valle jam gabim, kush eshte ky nese nuk eshte Rufusi?
- Sikur ne patëm një marrëveshje.
Tha personi qe hyri brenda i nevrikosur duke e shikuar atë.

- Matilda ejani ju lart.Kam marr gjërat që the se të nevojiten dhe i kam dërguar në dhomën që do punosh.
Tha Leonili duke më kapur krahun,ndërsa unë po e shikoja Rufusin. Jo tashmë nuk e di më se kë po shikoj. Kur mberrita lart shikova Leonil e habitur.
- Çfarë po ndodh?
Thash duke kerkuar pergjigje sepse zerat degjoheshin fort nga poshte, por ao buzëqeshi sikur te mos ishte asgje.
- Asgjë me rëndësi, ju punoni aq sa ju duhet.
Tha ai dhe mbylli derën ndërsa unë kam një parandjenj të keqe. Të them të drejtën tashmë nuk e di as kush ishin këta persona..Nuk po njiha asnjërin. Leonil po me del shume me ndryshe ndersa Rufus nuk e di nese eshte me ai.
- Ne kishim një dreq marrëveshje apo jo.
U dëgjua përsëri zëri i personit që erdh, prandaj kjo më bëri të dilja e të shikoja se çfarë po ndodh vërtet këtu.
- Të thash që do të të lajmroj kur ta përfundoj punen, më thua tani përse vjen këtu e ma ngrit zërin.
Degjova zerin e Rufusit apo me mire te them Demion. Por nuk e di se ç'dreqin po ndodh ketu!. Personi që kishte ardh duket që smund të rrinte i qetë sikur Rufus që rrinte në fakt duket që Rufus as që po dëgjonte fjalët e tij.
- Të kam treguar,se nëse them diçka nuk ndryshon më asgjë.
Tha Rufus dhe shikoj Leonilin pastaj papritur ngriti shikimin nga unë, kjo më bëri të largohesha nga aty dhe hyra menjëher në dhomë. Seç kisha një ndjenjë të keq për atë shikim. Shikova brushat që ishin aty, morra ngadalë kisha kaq vite që në dorën time nuk kisha kapur. Por përse dëshirojn që unë ta bëjë këtë pikture. Mendova unë dhe kërceva pak kur dera u hap shpejt. Dhe pash Rufusin, tashmë po më dukej edhe e kot ta thërrisja Rufus pasi nuk ishte ai. Ai eci me atë shikimin e tijë të qetë por edhe të frikshëm, eci duke qëndruar mbrapa meje.
- Kuptove ndonjë gjë teksa qe qendroje aty tek shkallët.
Tha ai dhe unë as që guxova të kthehesha nga ai, nuk po më besohet qe po filloja të kisha frikë nga ai. Sepse është sikur një person tjetër eshte brenda tij.
- Nuk doja të përgjoja.
- Nuk doje por e bëre!
Tha ai dhe eci këtë herë duke më dalë përballë.
- Nuk ka pse të të interesoj asgjë qa mund te ndodh këtu, ti ke vetëm për detyre ta bësh atë pikturë asgjë më shumë.
Tha ai dhe u kthye të dilte.
- Në fund do flasim për atë se sa do fitosh.
Tha ai dhe dol ndërsa unë ngrysa vetullat,seç më erdhi kjo, jam mësuar të jem une ajo që punoja për vetën time.Dhe tani që po e mendoja po punoja për të tani. Kur fillova të bëja brushen me ngjyrë seç kisha një ndjenjë, vetëm një brushe e disa ngjyra dhe menjëher filluan disa kujtime të më shfaqen, nga ato kujtime të bukura spo mund të gjeja këtë Rufus që njoha tani. Kishte ndryshuar aq shumë sa nuk po shihja me ne sytë e tij dashurinë që kishte dikur për mua dhe kjo sikur po me godet fort dhe keq.

Kur ngrita kokën pash që ora ishte bër 23:12. Vendosa ti lë ashtu siç ishin e të dilja nga këtu.
Zbrita shkallëve aty ishte Rufus i shtrirë në divan me sytë e mbyllura, po flinte. Mendova unë duke bërë hapa që të dilja por këmbët u ndalën e sbën më hapa me syte qe shikonin Rufusin.

Eca ngadalë jo për të dalë nga aty por po ecia drejt Rufus-it. Kur u afrova po analizoja fytyren e tij. Bëra një buzëqeshje dhe zgjata dorën që të prekja ato forma të bukur të fytyres së tij.
Por ai veprim i imi u ndalua nga dora e Rufusit që kapi krahun tim dhe më tërheqi nga ai, zemra po më rrahu aq fort sa syte u hapen te habitur duke e shikuar.
- Çfar po mendon se po bën?
Tha ai duke ma shtrënguar krahun.
- Asgjë!
Thash duke e shikuar por mënyra se si ai po më shikonte nuk më pëlqente po frikesohesha aq sa sytë e mi po trubulloheshin nga lotët që po mblidheshin në sy.

Ai më shikoj por shum shpejt e largoi atë shikim nga unë dhe lëshoi krahun tim ku unë u largova nga ai.
- Unë...
- Nëse ke përfunduar punë atëherë largohu.
Tha ai duke u ngritur në këmb...Ndërsa unë mbylla sytë dhe lotët tashmë filluan të pikonin..

Po vozisia dhe brenda kisha një dhimbje të madhe... Ai nuk eshte Rufusi që unë njoh. Tashmë kjo shihet...Largova lotët nga fytyta pasi mbërrita në shtëpi, dhe babai po më priste zgjuar, prandaj nuk shkova në dhomë menjëherë.
- Ku ishe..?
- Babi nuk jam më fëmijë që të tregoj se ku isha.
Thash e nevrikosur, pasi po më lodhnin më këto sjellje.
- Jam 27-vjeç e ju më konsideroni ende fëmijë...Unë tashmë di se çfarë bëjë e ku shkojë.
- Me këto dalje mendon se po bënë diçka të mirë.
- Është e drejta ime që unë të dal kur të dua,se a është diçka e mirë a së ajo mbete tek unë.
Thash dhe u ktheva të shkoja në dhomë.

Ishte vonë por as që më zinte gjumi, po lija mendjen time të mendonte vetëm për Rufusin.
.
Të nesërmen kur u ngrita nuk shkova në kompani por thërrita Leonilin doja të bisedoja disa gjëra me të.

- Doje të flisje?
- Po per punën që ti dhe Shefi yt bëni.
Thash dhe ai më shikoj.
- Nuk është shumë e rëndësishme puna jonë.
- Smë duket ashtu, ai person qe erdh mbrëme.
- Ehhh ai ashtu vjen nuk ke pse brengosesh.

Tha ai duke buzëqeshur por kjo buzëqeshje më nuk po me dukej e vërtete.
- Nuk më duket ashtu,çfarë po mban të fshehur..
- Shiko vetëm po na nevojitet një pikturë si ajo, kjo sdo të thotë asgjë. Nuk ka asgjë që ju të dyshoni.
Tha ai dhe shikoj orën.
- Më duhet të shkoj tani.

Tha ai dhe nuk priti më shumë u ngritë e u largua, pa me lene te flas.
Kur shkova në kompani vendosa të largoja mendjen nga Rufus,...në fakt nuk e di se përse po e thërras më ashtu ai së më Rufusi. Vazhdimisht keshtu i them mendjes.
.
Kur mbrëmja mbërriti thërrita maman që ti thoja se isha me Leonil,sepse nuk doja që më vonë të dëgjoja fjalët e tyre.

- Ç'DREQIN PO MENDOJE LEONIL.
Dëgjova zërin e Demion(Rufus) kur hyra,ishte hera e parë që po e dëgjoja atë kështu...Në fakt kështu të nevrikosur e kam parë vetëm kur ndodhi ajo ndarja jonë.
- TË TREGOVA ÇFARË DUHEJ TË BËJE,SI DREQIN SHKON SIPAS MENDJES TËNDE.
Tha ai duke shtrënguar gotën që kishte në dorë.
- LARGOHU.
Tha ai ku me keto fjal ajo gotë që kishte në dorë u thye. Ndërsa unë mbeta duke e shikuar.Leonil nuk tha asgjë dhe u largua, po shikoja Rufusin i cili po shikonte dorën që po i rridhte gjak.
- Dreq!
Tha ai dhe unë vrapova tek ai.
- Je mirë?
Thash duke kapur dorën e tij.
- Duhet...
- Së asgjë.
Tha ai duke larguar dorën..
- Por sduhet ta lësh ashtu.
- Hhh më shiko!
Tha ai dhe me doren tjeter me ngriti koken.
- Më shiko mirë. Mendon se jam në gjendje të dëgjoj fjalët e tua tani.
Tha ai dhe unë ngrysa vetullat.
- Unë po shqetsohem për ty.
- Pse??
Tha ai duke ngrysur vetullat.
- Të thash mbrëme ti merru vetëm me atë dreq pikture.
Tha ai dhe u nis per lart... Ndërsa unë tani po që nuk e njiha më se kush eshte ky.
- Sdo e bëj atë pikturë...Mendon se me këto sjellje unë do rri e të pikturoj.
Thash dhe ai ndali hapat duke shfryu frymën, dhe ktheu kokën nga unë.
- Çka?
- Më dëgjove mirë. Mendon se me kto sjellje do friksohem nga ti.
Thash dhe ai zbriti nga ato shkall dhe erdh drejt meje u ndal e më shikoj.
- Atehere perse sytë e tu tregojnë tjetër gjë, mjaft më humbe kohë me fjalët e tua, nëse do qe te punosh atëherë shko e puno nëse jo largohu e mos mu shfaq më përballë.
Tha ai i nevrikosur edhe une e nevrikosur e shikoja dhe eca drejt, nuk thash asgjë më vetëm dola nga aty. Kush dreqin mendon se është ai. Eca e hyra ne veture. U bëra ta ndezë veturën, por spo bënte... Po provoja më shume se 2-3 herë por nuk ndezej.
- Edhe kjo më duhej.
Thash duke dalë nga aty që të shikoja se çfarë dreqin kishte tani kjo veturë.
- Hhhh.
Shfryva frymën dhe eca tek personi që rrinte përballë shtëpis.
- Më fal mund të shikosh veturën time se nuk më ndezet.

Thash por ai shikonte një drejtime dhe nuk thoshte asgjë, e shikova dhe e kuptova që do humbja kohë po të rrija e ta prisja që të fliste pasi ai sdo e bënte...Edhe pse nuk doja hyra brenda.
- Ndërrove mendim?
Tha ai kur më pa e po lidhte dorën me fasho.
- Jo...S'më ndezet vetura,.
- Dhe çfarë pret nga unë, qe me shikon ashtu?
- Të më dërgosh në shtëpi.
- Që kur u bëra shoferi yt personal.
Tha ai duke u munduar të lidhte atë fashë.
- Atëherë duhet të rri këtu.
- Këtu jo,jashtë po!
- Unë erdha këtu për ty,për atë pikturë ndërsa tani as nuk më dërgon në shtëpi dhe as nuk më lejon të gjëndroj këtu.
- Erdhe këtu por nuk vendose ta përfundoje atë se për çfarë erdhe.
Tha ai dhe unë eca tek ai, pasi po më pengonte teksa e shikoja që mundohej me atë fasho.
- Si mendon të lidhesh këtë me një dorë.
Thash dhe ai më shikoj. Morra doren e tjj dhe fillova te lidh doren e tij.
- Mund të qëndrosh vetëm nëse ben prap për atë që erdhe.
Tha ai duke u ulur pasi perfundova me fasho.
- Hhhh!
- Kështu vendosëm në fillim, nëse do të vazhdosh atë punë shko lart nëse jo qëndro jashtë.
- Nuk është Leonil se ty as që të kisha thënë.
- Nëse unë do i thoja jo atëher për të gjithe ashtu do mbetet, pa marrë parasysh se çfarë thua ti.

Tha ai dhe e nevriksur eca tek dhoma. Epo nuk do të rrija më shumë me atë, po mi shkatrronte nervat. Kur hyra në dhomë,pash gjërat që kisha lënë, në fillim as që doja të mirresha me to, por seç më tërheqte. Të pikturoja mendja ime ishte më e qetë, nuk kisha pse shqetësohesha apo të mendoja për çdo gjë. Si çdoherë të pikturoj eshte një gjë që çdoherë do pëlqej ta bëjë.

Continue Reading

You'll Also Like

1.8M 113K 200
**Story is gonna be slow paced. Read only if you have patience. 🔥** Isha Sharma married a driver whom she had just met. She was taking a huge risk...
2.8K 378 35
Stovi i Vermontit rrethohej nga nje heshtje e paqte, derisa vajza e kryebashkiakut te qytetit, adoleshentja Hermiona Hills gjendet e vrare nganje arm...
12.4K 225 6
after his transcripts revealed by Cardin, jaune treated like criminal to school. Kick out by his own team, lost his friends, disown and expelled. Wal...
5.9K 350 10
◇Një përplasje e papritur e dy njerëzve të kundërt.