Nje plan tjeter.

1.4K 85 31
                                    


Zgjati koken nga dritarja dhe nuk eshte se sihte ndonje largesi e madhe.''Mund t'a perballoj.''-mendoi.Pastaj pa nga krevati.''Gjynah per keto carcafet e mendafshte.''-tha.Dhe i mori duke i lidhur njeri pas tjetrit.

''Hmm, tani si vepronin ata?''-ia drejtoi kete pyetje vetes se saj.''Ah po e lidhin ne nje vend.Meqe fatmiresisht nuk jam shume e rend.Ku mund ta lidh?''-vazhdonte te fliste me vete ajo.''Ah e gjeta.''

Carcafet e lidhur, te cilet tashme kishin formuar nje litar, i lidhi ne kembet e krevatit.Pasi u sigurua qe mund te mbante , i hodhi jashte nga dritara.Pastaj zgjati si fillim kembet jashte dritres duke u mbajtur keshtu ngadale-ngadale te litari i formuar nga carcafet.Kishte arritur ne katin e pare, por lartesia ishte akoma e madhe.Per nje cast humbi perqendrimin dhe kjo ndodhi nga e bertitura e nje zeri mashkullor.

''Cfare po beni?''-e pyeti ai , me sakte duke bertitur.

''C'te duket ty?O zot, o zot, mos!E shikon per fajin tend nuk mund te zbres tani.''-bertiti ajo e alarmuar dhe duke u mbajtur ne carcafet qe vareshin.

''Eja hidhuni.''

''Po po te shkoj me kembet e mia te vdekja.S'ka shance.''

''Mire vetem prit aty.''-i foli ai duke u larguar.

''Mos te dukem gje, sikur jam ne gjendje te iki?''-bertiti ajo.''Oi, po ky ku iku?Mos!Me siguri te lajmeroj Stefon.O zot, kush duron ate.Ah, pse nuk perdora karficat, si celesa, sikur te kisha perdorur kete.Po prit, une s'kam as karfice.O zot sa e pafat qe jam.Jam...-nderkohe do vazhdonte te fliste po te mos ishte zeri i Stefanit qe e nderpreu.

''Kaltrine cfare dreqin ben?''

''O zot, Stefi!Perse me bejne te gjithe kete pyetje.Sikur nuk e shikon.Epo ja une u merzita ne dhome dhe...''

''Dhe mendove te vrisje veten keshtu?''-e nderpreu ai.

''Po jo more, thjesht mund te thyeja ndonje kembe, e shumta.''

''Leri fjalet po hidhu.''

''Jo more!Si nuk e mendova!''

''Kaltrine mos me acaro me teper po hidhu, do te te kap une.''

''I sigurte?''

''Po.''-iu pergjigj ai tashme i acaruar.

''Shiko nuk do me lesh te bie e?''

''S'kam ndermend po hidhu.''

''Po sikur te te vije ndermend kur te behesh gati per te me kapur dhe pastaj te me leshosh?''

''Kaltrine kaq sa folem, kishe zbritur.''

''Mire mire. Po me le te bie, nuk do shpetosh lehte nga une.''

''O zot, hidhu!''

''Mire me kap!''-u degjua e bertitura e saj dhe me shpejtesi, leshoi carcafet duke rene keshtu ne krahet e Stefanit.Ajo kapi qafen e tij dhe po e shtrengonte fort.

''O zot te lutem me thuaj qe jam gjall.''

''Fatkeqesisht.''-i foli ai dhe e leshoi rendshem ne toke.

''Hej ti, mos thuaj fatkeqesisht, t'a kesh per nder qe une ndodhem ketu.''

''Po po.Tani le te kthehemi te tema jone.Cfare te tha mendja te beje?''

''Epo ti e ke fajin , si mund te me lesh mbyllur ne dhome?''

''O zot ,eja!''

Hyne se bashku ne shtepi, por me shikimet e te tjereve mbi ta.Ishin te cuditur.

''Klara, coje zonjushen e nderuar ne kuzhin dhe jepi ta haje, nderkohe me sjell mua nje kafe.E kam shume nevoje.''

''Ne rregull zoteri.''

''E shikon sa thjesht?''

''Kaltrina mbylle!''-e urdheroi ai dhe u largua pa pritur pergjigjen e tij.

''Po po, mua as ushqimi s'ma mbyll gojen e jo me urdherat e tua.''

''Ejani me mua zonjushe.''

''Oh, me therrit Ina.Meqe Kaltrina , s'e mban mend njeri.''

E drejtuar nga Klara , arriti ne kuzhine.Ishte bosh.

''Nuk ka punojes te tjere ketu?''

''Oh, jane ne pushim te drekes.Ti ulu, une sa ti bej kafen zoterise, do te te gatuaj.''

Nderkohe , kur i permendi kafene, ne mendje i lindi perseri nje plan djallezor.Ndoshta do te kishte pasoja, por asaj nuk i interesonte.Do t'a bente te pendohej qe e kishte rrembyer.Cila do qofte arsyeja.

Vazhdon...

Kush e gjen planin e rradhes?😂🤷‍♀️

I Burgosuri i Vëllait tim ✓Where stories live. Discover now