Nëntëmbëdhjetë

Start from the beginning
                                    

Nirvana ishte mbuluar në djersë dhe ndihej në një faj të pakuptimtë. Lori gjithmonë i kishte nëpërdhëmbur se e tejkalonte kufirin e profesionales dhe se shqetësohej me shumë seç duhej për të tjerët.

-U arrestua dikush tjetër?

-I tërë azili kur u mor vesh që dyert nuk kishin qënë të mbyllura atë natë. Pastaj Gloria është rrëfyer.

-Oh, bukuri atëherë. Ti e di që unë nuk kam gisht në të.

-Gloria më është rrëfyer edhe mua Lor. Që në dhjetor, një ditë pas  vrasjes. Ajo mban mend shumë pak, e në kujtimet e Glorias ti je e lyer në gjak.

-Ç'dreqin?

Mos ndoshta e kishte gënjyer vetja Lorin atë natë dhe makthet të ishin mbuluar me mëkat tani?

-Sipas saj ti ke qënë në vendngjarje e bashkë keni kryer një vrasje më makabër nga ç'mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

-Dreq! - përsëriti edhe një herë duke mos ditur ç'reagim tjetër të jepte. Mblodhi duart grusht e përhumbur dhe nuk lëvizi më.

-Si psikologia e Glorias, unë e di që nuk është e vërtetë që ti e ke vrarë Marion, ama gjykatës mund ti mjaftojë sidomos tani që je e lirë, këtu jashtë. Ti e di si është drejtësia në Shqipëri, mjaftohen me thërrime veç që të mbyllin punët, pa patur rëndësi e vërteta. Prandaj të kërkova me ngulm. Tani është koha të thuash ç'di e të ndryshosh ndoshta deklaratën tënde. E vërteta nuk vret asnjëherë aq sa një gënjeshtër në perçe të bardhë.

-Sa rrezikohem?

Tani nuk ishte hutuar  dhe e mbuluar në djersë vetëm Nirvana. Flokët e shkurtër të kuq të Lorit ishin ngjitur në ballë e thonjtë ngulur fort mbi gjunjë.

-Këtë nuk di ta them. Nëse ke nevojë për një avokat mjafton të ma thuash. Tani bën mirë të shkosh menjëherë në komisariat!

Nuk kishte ndërmend të shkonte në komisariat pa takuar Xhonë për ti treguar si qëndronte e vërteta. Ishte lodhur së humburi për shkak të heshtjes. Të gjithë ishin pakëz egoistë e shumë më pak vetëshkatërrues. Të bëhej edhe Lori e tillë disi. Një varkë shpëtimi në kësisoj ujërash.

I mbiu një buzëqeshje për perëndimin e parë lejla teksa po ngiste makinën. Në perëndime të tilla e harronte sa e ashpër ishte bota apo sa jo-humanë silleshin njerëzit. Kur kishte qënë me e vogël mendonte të jetonte gjithnjë në mes të reve gjysëm rozë të ëmbël e atij qielli marramendës.

Ndali makinën para shtëpisë së Xhonit dhe me buzëqeshjen akoma të mbetur në fytyrë hodhi sytë nga dritarja. E njihtë atë vajzë, të qeshurën e saj histerike e flokët e gjatë rë dendur. Dikur e kishte urryer pa e ditur. Tani ajo qëndronte e ulur pranë Xhonit duke e përqafuar.

-Xhoni është rikthyer me Migenën e ndërsa unë vras çdo ditë veten për ditët që i vodha dashurisë tonë?

I ra ziles dhe dëgjoi tringëllimin e saj prej katit të tretë. Duart filluan ti dridheshin e gjoksi i dukej se i ishte rënduar aq fort sa e tërhiqte trupin teposhtë. U mbështet në harkun e portës dhe priti sepse nuk donte të mendonte asgjë të paqënë. Mendja e saj disi kishte vendosur të mos humbte më asgjë, ndërsa realiteti e zhyste aq fort në baltë. Pas dy minutash dëgjoi një tringëllimë. Shpresoi fort që të ishre ajo e hapjes së portës. Ishte thjesht një mesazh nga Xhoni.

"Jam akoma me disa shokë shpirt, mund të vonohem. Takohemi nesër???"

Ajo tringëllimë tani do i kujtonte gjithmonë se një zemër e copëtuar mund të shkërmoqej mëtej. Se sado dhimbje të mbante një zemër qelqi ajo kurrë nuk do mbushej tërësisht. U ngrit rëndshëm me iluzionet ngatërruar nëpërkëmbë duke u munduar të gjente rrugën drejt makinës. I shkroi një mesazh duke u munduar të shqonte shkronjat përtej perdes së lotit.

Një lamtumirë e dytë tradhëtie e Lorin e mbushur tërë mllef. Më pas i telefonoi të ëmës dhe me zërin që i dridhej  lajmëroi që po shkonte të komisariat.

-Kam vrarë dikë mà. Tani po shkoj në komisariat të vetëdorëzohem.

Lori gjithmonë i kishte bërë gjërat së prapthi. Në fillim kishte hequr dorë nga Xho gjasme për të mbrojtur ëndërrat e tij, e më pas kishte heshtur për të mbrojtur njerëzit që donte ndërkohë që ata veç ishin lënduar. Tani po vetëshpallej fajtore për një krim që as nuk e ka kryer.

Hodhi telefonin nga dritarja dhe u bë njësh me errësirën e natës. Po i jepte fund jetës së saj, e rikthimit tek e dikurshmja për një fillim të ri tërësisht të gabuar, e ajo ishte e vetëdijshme për këtë.







Thoughts?

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now