Tetë

163 22 36
                                    

Fund-tetori 2019

Flladet e ftohta gjenin rrugën prej korridorit të madh, për në sallonin e azilit, ku qëndronin ulur  të gjithë të marrosurit, duke shijuar një show televiziv me ide të vjedhur. Elioni përdorte hera herës bllokun me kapak të zi që i kish dhuruar Nirvana për të shkruar, e më pas humbej në ngjyrat e dritave të spektaklit të kërcimit.
Kristi lëvizte duart duke ndjerë muzikën ti përvidhej në ndjenja e ti rrëmbente dashurinë. Gloria qëndronte e strukur e pafuqishme në kolltukun e gjërë ku Mario kishte hapur këmbët në rehati.

Loradona kishte mbështjellë gjunjët në krahë e vështronte të marrët përrreth, duke menduar si shkeli në portat e tyre të boshllëkut. Kohët e fundit kishte qënë gjithnjë e përgjumur e ilaçet që i jipnin kishte vendosur të mos i gëlltiste më.

-Forca njerëz! Një nga një te Merita t'ju japë  kokrrat e sheqerit.

Kështu i paralelizonte Xhorxhia ilaçet që Elioni të mos tmerrohej e lemerisej nëpër sallon. Ai e adhuronte sheqerin, ndersa Kristi ishte mësuar të ndiqte të tjerët e ngrihej vetë ngadalë pas tij.

-Më ka marrë malli për tim shoqe!
Ishte  e para herë që Samiut i kujtohet e shoqja që kur alzaihmeri i rrëmbeu të bukurën e jetës. Lori ngriti kokën dhe pa në sytë lotues, por nuk i tha asgjë, derisa ai u ngrit të kapërdinte pilulën bardhoshe e të binte në terrin e harresës.

Padashur Lorit i rrëshkitën sytë mbi kolltuk e vu re sytë e Marios të ngulur në kofshët e Glorias. Tek ai person kishte diçka kafshërore që tejkalonte marrëzitë e shtrihej përtej kornizave të saj. Sytë sikur digjnin lëkurën e zbehtë të Glorias e cila qante gjithnjë në heshtje. Lori u ngrit nga ku ishte ulur, me sytë përdhe i rrëmbeu dorën Glorias dhe eci drejt infermieres që buzëqeshte hidhur në keqardhje.

Kur erdhi rradha e Lorit ajo e vendosi pilulën nën gjuhë dhe kur askush nuk e pa, e lëshoi në një farsoletë të pistë të cilën e hodhi menjëherë në kosh.

-Ah Loradona, përpara se të shkosh...-nxorri nga xhepi një tjetër letër të pikturuar me lule të portokallta.
-Kjo letër është për ty.

Lori ia rrëmbeu nga dora dhe me duar që i dridheshin filloi ti shqyente lulet e pikturuara. Për një moment tërë marrëzia e kishte rrethuar dhe bllokuar frymëmarrjen. Era vazhdonte të godiste shëmtuar xhamat e dritareve, të prekte egër hekurat e ftohtë e të përcillte fjalë të pathëna udhëve të harruara.

Lor,

Këtë javë ndodhem në Barcelonë. Masteri po shkon shkëlqyeshëm. Kam njohur një grup miqsh të rinj që flasin veç për libra. Janë aq peshkopë por të qeshur e të dashur saqë koha mes tyre mbin krahë.
U kam folur për ty e dashur. Mezi presin  të të takojnë...po ashtu edhe unë.

Më ka marrë malli Lor! Të dua!

-Merita, të lutem digje këtë letër! Nuk dua të më sjellësh më asnjë fletë, dhuratë apo kartolinë e fotografi nga personat që kam jashtë, të lutem!

Ishte hera e parë që Loradona kishte vendosur të thyente heshtjen e të refuzonte të lexonte të tjera letra të Xhonit. Merita së bashku me Glorian buzëqeshën dhe me fytyra të trishta vendosën duart në shpatullat e saj të kërrusura.

Kishte heshtur për të, me ndjenjën e mallit e dashurisë ndrydhur në kraharor duke e bërë veten fajtore që për dy vite kishte burgosur dikë që me të vërtetë e donte. Kishte vendosur të prishte atë heshtje zëmër-shpuese e ti dorëzonte Xhonit lamtumirën e pathënë. Do i hapte drynin e zinxhirëve të lirisë e ai do frymonte sërish, e bashkë me të edhe Lori.

Fund-tetori  2017

-Si do ja bëjmë tani Lor?

Qëndronin të shtrirë në shezllonin mbi çatinë e ndërtesës, strukur në përqafim, duke menduar për të ardhmen në sy të hënës.

-Unë dua të vazhdoj të pikturoj Xho. Tani për tani biznesi po më ecën mirë, ndoshta më vonë mund edhe të shoh ndonjë rrugë për tek masteri, por tani jo.

-Mendoja se do mund ta bënim bashkë masterin...ndoshta edhe jashtë. A nuk mendon se është më mirë ta kesh të ardhmen e sigurtë dhe në dorë sesa të hallakatemi?

-Por ndonjëherë ne nuk kemi asgjë në dorë Xho. Pse të mos bëj diçka që më bën të lumtur e me fal pakëz qetësi ndërkohë?!

Frika vishte natën me ftohtësi shpirtrash e të ardhme të lëkundshme. E ardhme e cila gjithmonë ka qëndruar në djepe përkundshëm pa prekur në tokë të reales.

-Hmm...ok.

-Ok çfarë Xho?

Tani Lori qëndronte me këmbët ngulur në tokë duke përqafuar të ftohtin e një fund tetori të trishtë.

-Asgjë Lor. Eja tani! Bëjmë mirë të shkojmë poshtë para se të marrësh ndonjë të ftohtë.

-Mos më thuaj asgjë ti djalë. E di që je i fiksuar pas rregullit dhe të pasurit një të ardhme te sigurtë, ndërsa unë jam veç një hardalle. Por, nuk jam një idiote që të të ndërpres ëndërrat Xhon. Ti vazhdo zgjidh një vend për të bërë masterin e ëndrrat e tua realitet, unë po shkoj në shtëpi.

Ishte më tepër e mërzitur sesa e zemëruar. Nja dy lotë  i ishin shtrirë në sy e zemra e krisur kishte rënë në fund të stomakut.

-Ti nuk do shkosh asgjëkundi Lor!

Në sytë e tij kishte frikë. Duart e ftohta i rrethoi në belin e saj duke e shtrënguar lehtë.

-Është e vërtetë që jam i fiksuar për të patur një të ardhme të sigurtë por nuk do doja asnjë të ardhme në të cilën nuk je ti Lor. Jam i gatshëm të heq dorë nga shumë gjëra veç për të të patur ty pranë.

-Por unë nuk dua të heqësh dorë nga asgjë që të bën të lumtur.

-Prandaj nuk do heq kurrë dorë prej teje Lor. Kurrë!

Përqafimi nën ato yje të varur kishte plot lëkundje  të një dashurie që ishte e gatshme të shkatërronte ëndërra. Zgjedhjet u veshën me mantel fantazmash e vallëzuan në hapa të heshtur pranë këmbëve të tyre. Koha treste diçka nën to, e besimi në diçka më të madhe se dashuria shtronte përqafime të ngrohta nënvlerësuese.









Po patet pytje me thoni se e di se gjanat jan te paqarta e te ngatrrushme 10 kapitujt e par por jam gati per spoiler so... ask

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now