-Pra jeni gati të nisim javën plot art e dashuri "Mega"?

Zëri i njërës prej infermiereve që po bënte prezantimin e hyrjes së mini festivalit arrinte deri tek mendimet e largëta të Loradonës. Ishin si shpime të tullumbaceve aq të zakonshëm por mjaft axhitosës.

Ngadalë gjeti rrugën për tu fshehur nën një pemë tjetër larg karrigeve thuajse bosh e zërave acarues.

-Le të dëgjojmë një duartrokitje për Kristin dhe duart e tij magjike, si një falenderim për botën plot zë që na fali.

Të vendosësh të heshtësh është shumë e vështirë. Loradona kishte hequr dorë nga zëri i saj, e i duhej të pajtohej me çdo gjë që i falej edhe nëse vullneti i saj apo dëshira mungonin. Të heshtësh do të thonte Lori po të mundtte, do të thotë të heqësh dorë nga fuqia e të pranosh shëmtinë e këtij parazitizmi.

-Loradona, je larguar shumë. Përse nuk vjen të na bashkohesh në festival? Jam e sigurtë që shumë nga ne, do duan të dinë më shumë për pikturën tënde. Eja!

Dhe ajo pajtohej. E heshtur hidhte hapat e rëndë tashmë, duke lënë pas barin e shtypur, për tu ngjitur pas një karrigeje me mendjen që fluturon nëpër tullumbace të shpuara.

Kur u ul të dëgjonte Elionin tek lexonte një pjesëz të historisë që kishte shkruar vetë, mendja i fluturoi kuturu.

'Kur të dhashë lamtumirën e parë, atë me shumë të qara inati dhe nja dy fjalë shigjete, ndjeva një lehtësim. Ishte si prekja fillestare e shiut të verës. Një prekje e vogël freskie. Isha ngopur aq shumë në ty sa dhe prisja aq shumë të më lëndoje si skenarët që kisha krijuar në mendjen time. Kisha aq barrë të madhe në supe ngaqë çdo ditë e prisja atë lamtumirë me zërin që të fikej e sy që të mbusheshin me frikë. Më pas më pyetën në të kam dashur. Thashë po. Doja të të lëndoja.
Vonë kuptova që të kam dashur me të vërtetë. Që atëherë kur më  mungonte buzëqeshja që më zgjonte. Duart që më ledhatonin faqet. Buzët që dinin si të më shijonin. Që atëherë kur lija akoma një vend për ty në rutinën time.

Pas lamtumirës së dytë. Lamtumira e heshtjes së madhe, kuptova që të paskërkam dashur gjithmonë e kurrë nuk ta kam thënë sepse e dija sa shumë një 'të dua' do të të vriste.
Pra, në do ta dish në të vërtetë në të dua, apo edhe sa, më shkruaj një letër të vakët! Më pyet si jam! Do të të shkruaj dëshpërimisht sa shumë jam lodhur duke pretenduar se të kam harruar. Do të të lëndoj.'

****
Dhjetor 2016

-Psst Lor! Çfarë po lexon?

Sytë e përhumbur në rreshta që nuk po i lexonte i mbeten mbi sytë e kaftë të Xhonit. I puliti disa herë qepallat sepse nuk ishte mësuar ta shihte Xhonin në bibliotekën e universitetit.

-Umm në fakt nuk po lexoja gjë. Isha përhumbur në mendime të kota. Pa vlerë.

I buzëqeshi lehtë dhe lëvizi pa vetëdije faqen e librin.

-Po ti ç'bën këtu?

-Po ja, vij rrallë sa të marr aromën e librave të pashfletuar...pastaj se kuptoj pse po habitesh kaq shumë.

-Ky nuk duket si një vend ku ti do qëndroje me dëshirë.

-Epo kam vendosur të mësoj këto kohë.- lëvizi nga karrigia për tu ulur pranë saj.

-Ndjesë, kam harruar formimin elektronik në shtëpi sot. Mund të lexoj me ty.

Lorit nuk i pëlqeu aspak që e bëri një fakt të kryer sidomos pa e marrë parasysh faktin që ajo mund të refuzonte. Po gërryente veten që të mos kthehej për ta replikuar. Fryma e tij një tjetër herë po i guduliste qafën, e nëse do kthehej ajo frymë do ti ngjitej mbi buzë.

Shkronjat i ngatërroheshin me njëra tjetrën  për ti formuar një mjegull gri përpara. Ajri i rënduar i dhomës së ngushtë i kishte ndezur zjarr faqeve, ndërsa duart e ftohta i mbante shkujdesshëm në prehër.

-Ti nuk e ke harruar librin në shtëpi apo jo?

Kur nxorri frymën, sikur u çlirua. U kërrus pakëz e shikimi i mbeti fiksuar në qoshet e pista të mureve të dhomës.

-Në të vërtetë jo. As nuk po lexoja dot tani. Sikur mu bashkuan shkronjat e më përplaseshin në fytyrë.

-Çdo këtu atëherë Xho?

-Shhh dreqin sa pyetje bën edhe ti Rudolfëz. Hajt lexo tani!

Dora ashtu si buzëqeshja i rrëshkitën mbi lëkurën e saj. Ishte e ftohtë por mikpritëse. Dora e tij e mbuloi atë të Lorit por zëri për të kundërshtuar ishte gëlltitur a ndoshta zënë nën rrënojat e një cope muri të shkatërruar.

Pra, fjalët që Xhoni u nda me Migenën na qenkërkan të vërteta.

E si ta dinte Lori se arsyeja ishte ulur këmbëkryq në kurrizin e saj e fshihej në disa buzëqeshje të vjedhura.

*****

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now