Kapitulli 13

89 8 3
                                    

Këndvështrimi i Heizëlit

Mëngjesin tjetër

Zot,s'mund ta besoj që e bëra atë!Putha Rajanit!Dhe u ndjeva...u ndjeva mirë.Zot çfarë po më ndodh?Vetëm duke kujtuar atë moment kam flutura në bark.

Më bie zilja e telefonit dhe shikoj që po më telefononte menaxheri.

"Dreqin!" 

Përgjigjem dhe ai thotë: "Heizël,nëse dëshiron që filmi yt të jetë debuti më i mirë i vitit,duhet të punosh fortë."

"Unë po punoj."

"E di që po punon,por nuk po bën më të mirën tënde."

"Çfarë?"

"Më dëgjo!Nuk kemi shumë kohë.Xhirimet e tua fillojnë pas një jave.Kam gjetur trajnerin më të mirë për ty për këtë javë dhe për në vazhdim.Ai gjithashtu do të mësojë se si të ngasësh motorrin.Do të çoj me mesazh numrin e tij.Të lutem mos më zhgënje!" dhe e mbyll ai telefonin.

"Mrekulli!"

Hap mesazhin që më dërgon ai dhe bëj telefonatën.

"Mirëmëngjes!Unë jam Heizël.Menaxheri im me siguri mund të të ketë thënë që do të telefonoja." them unë me një zë të përgjumur.

'Shiko se kush na qenka zgjuar!" dëgjoj unë zërin e Rajanit.

"Rajan!Ti...ti..."

"Po,unë jam trajneri yt."

Mrekulli tani mund ti ndjej fluturat vetëm duek dëgjuar zërin e tij.

***

Rajani hap derën e garazhdit dhe shoh një palestër të tërë të personalizuar.

"Po tallesh apo jo?"

"Shiko duhet të dish që me mua nuk ka jo 'por' apo 'u lodha' kur vjen puna tek stërvitja.Dakort?"

Tund kokën unë në shenjë pohimi.

"Tani dëgjo,nga ora 10 e mëngjesit deri në 2 të pasdites do të stërvitesh,do të jenë të njëjtat gjëra që bën në palestër por pak më të vështira.Dhe nga 3 e pasdites deri në 6 të pasdites do të mësosh si të ngasësh motorrin."

"Seriozisht e ke?janë shumë orë.Nuk do mund të ndjej asnjë pjesë të trupit."

"Hej çfarë të thashë?"

'Ugh,mirë!Le të fillojmë."

Dreqin ky qenka si kafshë kur vika puna tek stërvitja.A lodhet ndonjëherë?

Kalojnë dy orë dhe unë jam aq e lodhur sa s'mund të duroj dot më.

"Rajan nuk mundem më.Duhet të bëj pak pushim."

"Heizël hë pra tani,deri tani po ecën shumë mirë."

"Jo,jo!Të lutem,duhet të bëj pak pushim."

"Mirë vetëm 5 minuta."

"Faleminderit!Faleminderit shumë!" ulem unë dhe marr një bidon uji.

"Si është e mundur që nuk lodhesh kurrë?" i drejtohem unë atij.

"Sepse unë jam trajneri."

"Çfarë,por kjo s'bën kuptim fare!Edhe ti je njeri." ai nuk flet vetëm qesh.

Kalojnë disa sekonda dhe unë them: "Hej,për atë që ndodhi dje..."

"Mirë,pushimi mbaroi,fillojmë!"

"Hej,unë po flisja."

"Më fal por unë nuk mudn të flas!Jam duke punuar."

Çfarë dreqin!Seriozisht e ka!Ai mund të  shpëtoj tani por nuk do ti mundet t'i shpëtoj kësaj bisede sot.

***

Më në fund ne e mbarojmë stërvitjen dhe unë shtrihem në dysheme.

"Më në fund!Nuk mund ti ndjej më këmbët."

"Ngrihu,mos e ekzagjero kaq shumë!" thotë Rajani duke pirë uj.

"Unë po e ekzagjeroj!" ngrihem unë në këmbë. "Shiko më ke bëre që të më dridhen këmbët.Mezi qëndroj në këmbë.

Ai më jep një shikim mosbesues sikur unë të isha duke u tallur. "Qëndro për disa minuta,shko ha diçka dhe eja këtu përsëri pas një ore,dakort?"

"Prit,prit,prit pak."

"Pse,çfarë ka?"

"Ne duhet të flasim."

"Në lidhje me çfarë?" e shikoj e habitur dhe më pas ai thotë: "Oh ,për atë!Shiko,ajo puthje...ajo puthje nuk ishte asgjë." thotë ai duek më kthyer shpinën për të ikur.

"Çfarë!" shkoj unë me vrap pas tij.

"Ajo puthje nuk kishte aspak kuptim për ty?"

"Po,sapo ta thashë këtë.Pse mos ti ndjeve gjë fishkexjarrë gjatë kohës që po putheshim?" thotë ai në mënyrë sarkastike.

Për një moment unë ngri në vend dhe sytë më mbushen me lot.Ai e kupton që u lëndova nga fjalët e tij dhe thotë: "Më vjen keq!"

Unë ngre dorën dhe them: "Mos thuaj ashjë!" marr çantën dhe iki.

Si mundi ai ta thonte një gjë të tillë!Dreqin jam kaq budallaqe,si munda të filloja të kisha ndjenja për të!Arghhh!

***

Pas një ore

"Pas asaj që ndodhi mendova se nuk do të vije." thotë Rajani.

"Epo ja që erdha.Prandaj le të bëhemi profesional dhe të harrojmë atë që ndodhi."

"Në rregull!"

Ai më shpjegon çdo gjë rreth motorrit dhe më thotë: "Tani hip dhe përpiqu ta ndezësh."

"Çfarë?Jo,kam frikë."

"Mos ki frikë!Jepi ti mund ta bësh këtë."

Hip mbi motorr dhe e ndez por dështoj pasi bie në tokë.

"Je  mirë?" më pyet ai duek më ndihmuar të ngrihem.

"Po,mirë jam."

"Jepi përpiqu dhe një herë."

"Nuk mund ta bëj!"

"Po mundesh!"

"Jo nuk mundem!"

"Heizël,më shiko mua." më shikon ai në sy. "Ti mund ta bësh këtë."

Unë filloj të qaj dhe them: "Si mundem,kur dëgjoj gjatë gjithë kohës pa pushim fjalët e tua që puthja jonë nuk kishte asnjë kuptim.Si mundem unë kur ndihem kaq budallaqe që fillova të kisha ndjenja për ty.Dhe po i ndjeva fishekzjarrët sepse jam një vajzë budallaqe që mendoi se edhe ti kishe të njëjtat ndjenja si unë.Por e ksiah gabim,sepse ajo puthje ishte thjesht një shaka për ty."

Ai më shikon pa asnjë lloj emocioni në fytyrë. A ka ndjenja ky njeri?

"E di çfarë, më mirë po iki."

Marr gjërat e mia,marr një taksi dhe shkoj në shtëpi.Sapo arrij ia plas në të qara por më pas e mbledh veten dhe ndaloj së qari.Vetëm kur dëgjoj zilen e derës.E hap dhe shoh që është ai.

Çfarë dreqin kërkon ai këtu,nuk dua t'ia shoh fytyrën.

Living The Perfect Life (Shqip)Where stories live. Discover now