Kapitulli 6

98 9 3
                                    

Këndvështrimi i Heizëlit

Në mëngjes zgjohem e shikoj orën që kishte shkuar 10. Uau,kurrë s'kam fjetur deri kaq vonë.

Bëj rutinën e mëngjesit,vishem me rroba normale e dal nga dhoma.Por ngrij para derës pasi dëgjoj zërin e një vajze e nuk di çfarë të bëj.Zëri afrohet dhe para meje del një vajzë e gjatë me flokë bjond e sy blu.Uau qenka me të vërtetë shumë e bukur.

"Mirëmëngjes!" them unë.

"Mirëmëngjes!" thotë dhe ajo dhe largohemi në drejtime të kundërta.

Shkoj tek dhoma e ndenjes dhe shoh djemtë secili duke u marrë me gjërat e tyre.

"Mirëmëngjesi djema!"

"Mirëmëngjesi Heizël!Si fjete?: pyet Brendoni.

"Si një foshnje.Flejta me të vërtetë mirë."

"Mirëmëngjesi Heizël!"vjen Ekzavieri nga kuzhina.

"Mirëmëngjes!"

"Eja le të hamë mëngjes.Aria eja,mëngjesi është gati."thërret ai.

Shkoj tek kuzhina gjej një vend në tavolinë e ulem,vetëm kur Rajani vjen e ulet pranë meje.Ne të gjithë ulemi në tavolinë ndërsa Aria vjen me vonesë deh sapo afrohet drejt nesh thotë:

"Zgjedhje e mirë Rajan!"Rajani ngrin pasi nuk e ka idenë se për çfarë po flet ajo.

"Çfarë po thua?" pyet ai.

"Hë pra tani,ti e di se për çfarë po flas."

"Për çfarë po flet?"

Ajo më shikon një herë mua e një herë Rajanin.

"Të dashurën tënde të re.Ajo e cila është ulur pranë teje tani."

Unë kollitem pasi desh mbytem ndërsa Rajani thotë me të madhe: 

"Ajo e dashura ime!"dhe plas në të qeshura.Nuk e kuptoj,çfarë ka për të qeshur,më duhet ta pranoj ndihem e ofenduar.

"Unë nuk jam e dashura e tij."

"Posi pra,pranoje.Unë të pashë duke dalur nga dhoma e tij."

"Aria!" thotë Ekzavieri duke i tërhequr vëmëndjen "Ata nuk janë të lidhur së bashku.Heizëli është një mikesha jonë dhe qëndroi këtu për mbrëmjen e mbrëmshme."

Rajani vetëm qesh dhe mua s'më pëlqen më ajo situate dhe ngrihem nga tavolina.

"Ku po shkon?Akoma nuk ke mbaruar mëngjesin?" pyet Brendoni.

"Nuk ndihem më e uritur.Po shkoj të bëhem gati që të dal."dhe vazhdoj te dal nga kuzhina vetëm kur dëgjoj Rajanin të flasë dhe fshihem që ta dëgjoj çfarë thotë.

"Ajo e dashura ime?E ke parë si duket?Si një lopë e shëndoshë e shpifur."

Sa dëgjoj fjalët e tij futem me vrull në kuzhinë dhe n gre zërin: 

"Çfarë the?"

"Unë..unë.."

Marr gotën e qumshtit që ndodhet në tavolinë dhe e derdh sipër tij.

"Çfarë dreqin!" thotë ai duke u ngritur  nga tavolina i inatosur dhe unë e shoh e inatosur dhe iki në dhomën e cila është e tija që të ndërrohem.

Filloj të vishem merrobat e palestrës pasi më duhet të shkoj në palestër.Në momentin që do të vishja bluzen dera e dhomës hapet dhe unë e mbuloj veten shpejt.Në dhomë hyn Rajani me një peshqir rreth belit,flokët e tij të zinj të lagur dhe i gjith trupi i tij i rrethur nga piak të vogla uji.

"Çfarë po bën këtu?" them unë.

"Kjo është dhoma ime.Dhe pas asaj që bëre me duheshin rroba të reja që të ndërrohesha."

Ai vjen pranë meje,fytyrat tona gati duke u prekur me njëra-tjetrën dhe ai hap dollapin i cili ndodhej pas meje.Ai kërkon për rrobat duke më lënë mua midis dy krahëve të tij,aq pranë fytyrës sa që mund ti ndjeja dhe frymëmarrjen.Çfarë dreqin mendon se është duke bërë?Pas disa sekondash e mbledh veten dhe largohem prej tij duke i kthyer kurrizin në mënyrë që të vesh bluzen.

"Ty me të vërtetë të pëlqen të më vesh në siklet apo jo?"Ai nuk thotë asgjë thjesht qesh në mënyrë sarkastike.

"Epo nëse dëshiron që të mos jesh përsëri në siklet të këshilloj të ikësh." thotë ai duek vendosur duart tek peshqiri.

E kuptoj se çfarë nënkupton me atë dhe marr çantën e palestrës e iki sa mk shpejt që mundem nga dhoma.

Shkoj tek kuzhina ku janë duke qëndruar të tjerët dhe Aria nxiton për të më folur: 

"Hej,më fal për atë që ndodhi.Është i gjithi faji im."

"Mos u shqetëso!Gjëra ndodhin për një arsye.Gjithsesi unë jam Heizël."

"Unë jam Aria,e dashura e Ekzavierit." dhe ne tundim duart.

'Hej,Heizël më fal për atë që të tha vëllai im."thotë Ekzavieri.

"Mos u shqetëso.Dëgjo unë po iki në palestër tani,kur të kthehm do të shkoj të kontrolloj për apartamente.Meqë jam e lirë sot."

"Mrekulli atëherë do të shkojmë bashk."

"Nëse je i lirë.. dua të them.." Ekzavieri më jep një shikim sikur gjithçka është në rregull dhe të ndaloj së foluri.

"Tek cila palestër po shkon?Ndoshat mudn të shkojmë së bashku."

"Tek 'Shape Up' "

"Oh!"

"Çfarë?"

"Rajani punon atje.Ndoshta mund të shkoni së bashku."

"Seriozisht!"

Living The Perfect Life (Shqip)Where stories live. Discover now