KAPITULLI 1/C

256 10 1
                                    

Stela shkoi në shtëpi. U ul në karriken e saj të studimit, hapi librat dhe filloi të punonte me detyrat. 

Papritur një zhurmë u dëgjua nga laptopi i saj, ajo e hapi dhe pa se kishte ardhur një email nga profesori, i cili i pati thënë që do i dërgonte krijimet e tij. 

Ajo hapi email ku lexonte:

Nga: aldimalaj2
Për: hoxhastela
Subjekti: Krijimet e mia

"Ah sa ftohtë. Është kaq ftohtë në këtë botë ku askush nuk mund të më kuptojë. Ndjehem kaq i ftohtë dhe kaq i akullt edhe pse Korriku po përvëlon me nxehtësinë e tij. 

Nuk kam fuqi të endem më rrugëve për të takuar shpirtin tënd. Boll jam sorrollatur. Mendoja se përfundoi, por jo. Dhimbja brenda meje po formon një ajsberg tjetër dhe bora parreshtur bie në qytetin e shpirtit tim. 

Ky qytet që është ngritur si labirint nga mendimet e mia po më shkatërron çdo grimcë të trupit tim. Po më ben tjetër njeri, ndryshe nga ç'kam qënë dhe ndryshe nga ç'do jem. A do të ketë fund vallë kjo gjë? A do të gjej vallë shpëtim nga kjo mizori?

Të lutem. Të lutem eja dhe më shpëto. Eja dhe jepi fund shpirtit tim. Më mirë të vdes nga ty sesa të sorrollatem i plagosur në këtë vend..."

Stela e lexoi shkrimin e profesorit me shumë vëmendje dhe u shtang prej tij. Ishte sikur ajo kishte zbuluar një pjesë të vetes së saj, të pazbuluar më parë. 

Vargjet e profesorit ishin kaq shumë reale për Stelën, e cila ndryshe ishte dhe ndryshe i jepej botës. 

Ajo gjeti butonin "Reply" tek email i profesorit, dhe i shkruajti:

STELA:

"Profesor, e mahnitshme. Ishte sikur po ndjeja pikërisht ato ndjenja që ju keni hedhur në letër. M'u duk gjithçka kaq reale, dhe në një farë mënyre, e njohur. M'u duk si një ndjenjë e njohur ajo që ju keni përshkruar në shkrimin tuaj. Kam mbetur pa fjalë."

ALDI:

"E di, Stela. Më beso që ndoshta ti nuk ke arritur akoma të njohesh vetveten dhe besoj se do e njohesh atë së shpejti. Por njohja e vetvetes nuk mund të jetë kurrë deri në perfeksion Stela. Njeriu e njeh veten e tij deri në një pikë të caktuar, sepse ta njohesh atë më shumë se aq është thuajse e pamundur." 

STELA:

"Po ju profesor, e njihni veten tuaj?"

ALDI:

"Edhe unë, si gjithë të tjerët, e njoh veten deri në një farë pike. Ndoshta e njoh atë më shumë nga sa e njeh ti veten tënde. Është normale, pasi jam 34 vjeç dhe gjithë ato vite bëjnë të tyren." 

STELA:

"Por profesor, nëse thoni që njeriu nuk mund ta njohë veten e tij në perfeksion, a nuk do të thotë kjo që njeriu medoemos është i destinuar të ketë gjithmonë pikëpyetje për veten e tij? A nuk do të thotë kjo që ai nuk do gjejë kurrë përgjigje të plotë për këto pyetje?"

ALDI:

"Po Stela, ashtu është. Njeriu nuk i përgjigjet dot kurrë të gjitha pikëpyetjeve të tij. Është i destinuar të jetojë një jetë në të cilën do të jetë gjithmonë i shoqëruar më pyetjen "pse". Pse për këtë, pse për atë, asnjëherë nuk do të ketë një përgjigje të kompletuar për pyetjet që varen me veten e tij. Ajo çka ky njeri mund të bëjë, është të pyes dhe njerëz të tjerë për të njëjtat pyetje që e mundojnë, dhe të marrë përgjigje prej tyre. Në këtë mënyrë, arrin të zbulojë një grimcë të pyetjes, por edhe atëherë, nuk do arrij ta zbulojë përgjigjen e plotë, pasi çdonjëri përgjigjet ndryshe për veten e tij. Në këtë botë Stela, nuk gjen dot dy njerëz që të jenë njësoj. Secili është ndryshe."

STELA:

"E kuptoj profesor."

Në këtë pikë, Stela po ndjehej mirë duke u konsultuar dhe folur me profesorin. Dukej sikur ai e kuptonte. Dukej sikur ai do arrinte ti jepte Steles përgjigje për pyetjet e saj. Ajo vazhdoi t'i shkruaj dhe të vijojë bisedën me të...

VAZHDON...

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Nov 11, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Dashuri e Ndaluar - SHQIPWhere stories live. Discover now