KAPITULLI 1

415 14 1
                                    

Era frynte, duke bërë që të ndjehej një gjendje zagushie. Ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat në jetën e Stelës. Ajo sapo kishte mbërritur në shtëpi nga kursi i matematikës, lëndë kjo nga e cila ajo haste vështirësi.

Stela ishte një nxënëse në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe jetonte në një qytezë të vogël pak larg nga kryeqyteti. Ajo dashuronte librat dhe botën e letërsisë, aq sa të krijonte me shumë pasion histori dhe poezi të cilat lidheshin thellë me mënyren se si ajo e përceptonte botën.

Atë mbrëmje, Stela ndjehej pak më e lodhur se ditët e tjera. Ndoshta nga fakti se kursi i matematikës kish qënë i vështirë dhe ajo ishte munduar shumë që të nguliste në kokën e saj konceptet bazë të lëndës.

Profesori i matematikës, ishte një njeri me zemër të mirë por që kërkonte përkushtim dhe disiplinë të tepruar nga nxënësit, ku këta të fundit stepeshin në orën e tij pikërisht nga ky fakt.

Stela nuk ishte si vajzat e tjera. Ajo nuk përdorte asnjë nga rrjetet sociale që janë bërë të modës ditët e sotme. Ajo nuk kishte llogari në asnjë prej tyre dhe të gjithë djemve u vinte çudi nga ky fakt. U vinte çudi se si një vajzë e zgjuar dhe simpatike si ajo nuk ishte përdoruese e këtyre rrjeteve dhe kjo gjë u bënte të mendonin se një vajzë si ajo nuk kishte interes as në krijimin e shoqërive të reja, e as në krijimin e marrdhënieve të cilat për gjimnazistët në atë moshë konsideroheshin si një tjetër arritje dhe asgjë më shumë. Në fund të fundit e tillë ishte Stela. E veçantë nga bota që e rrethonte. 

Dita e nesërme s'vonoi dhe Stela u bë gati për të shkuar në shkollë. Stela e kish pak larg shkollën nga shtëpia e saj, por kjo gjë nuk e pengonte që të ishte nxënësja e devotshme që ajo ishte, biles sakrifica që ajo bënte çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, e bënte atë edhe me të bindur që të vazhdonte të ecte përpara dhe të shkëlqente në udhën e saj.

Ora shënonte 7:43 dhe Stela ishte bërë shumë vonë për në shkollë. Alarmi nuk kishte rënë dhe kësisoj, ajo nuk arriti të zgjohej dhe të bëhej gati në kohë. As autobuzin që e çonte deri në gjysmë të rrugës nuk kishte arritur ta kapte. E stresuar dhe e mërzitur, u bë gati shpejtë-e-shpejtë dhe ja nisi rrugës në këmbë, me shpresën se do arrinte të kapte orën e dytë dhe të justifikohej me faktin se humbi autobuzin për orën e parë.

Të tilla gabime për Stelën ndodhnin shumë rrallë. Kjo lidhet me dy arsye.

1. Ajo e pëlqente shumë shkollën dhe nuk dëshironte të mungonte prej saj.

2. I kishtë vënë qëllim vetes se do arrinte të bëhej dikushi në jetë, ndryshe nga mentaliteti i prapambetur i asaj qyteze dhe i vendit tonë në përgjithësi.

Stela po vraponte me shpresën se nuk do të bëhej shumë vonë, por dukej e vështirë që të kapte edhe orën e dytë. Gjithsesi, ajo vazhdoi të vraponte deri sa në një moment iu morr fryma dhe ngadalësoi hapin. Kishte hequr xhupin e hollë të cilin e mbante veshur dhe po e mbante në dorë deri sa të qetësohej.

Dashuri e Ndaluar - SHQIPWhere stories live. Discover now