Jam nje vajze me shpirt blu.💙
Po, po. Me pelqen te rri ne shtepi, te lexoj nje liber te vjeter dhe tere pluhur, me filxhanin e preferuar te kakaos se nxehte ne cep te tavolines, e mbeshtjelle me nje batanije ose dy edhe pse oxhaku eshte plot me dru.
Nuk dua te dal. Prape preferoj te qendroj ne shtepi...duke bere nje dush te nxehte, ose duke degjuar muzike vdekatare ose thjesht duke veshtruar nga dritarja shiun teksa pikon mbi te e duket sikur pikat e shiut vallezojne me njera-tjetren dhe ti po ndjek nje shfaqje duke pasur ne sfond muziken qe bubullimat krijojne.
Jam nga ato vajzat qe veshin ato hoodiet e gjera me ndoshta 2 ose me shume masa me te medha dhe s'me pelqen te vesh ato rrobat e ngushta dhe te parehatshme thjesht qe t'u bie ne sy disa "tipave cool" sepse ne fund te fundit nuk rroj per t'u bere pershtypje atyre. Kam mesuar nga jeta te mos rroj me per ate arsye!
Me pelqen te vendos kufjet ne vesh, te vendos muziken time te preferuar dhe te ec me koken lart. Ndoshta mund te kendoj me ze te larte por jo per te terhequr vemendje, thjesht sepse e ndiej qe dua ta bej. Nuk me pelqen te vendos make-up sic vendosin bashkemoshataret e mia. Shume fallco. Me pelqen te jem ashtu, natyrale, me shenjat e mia ne fytyre.
Por natyraliteti nuk eshte gjeja e pare qe njerezve te koheve te sotme u bie ne sy dhe u le pershtypje. Por sic thashe edhe pak me pare nuk eshte se rroj per t'u bere pershtypje te tjereve. Epo disa po. Disa me kete rrojne. Nejse se jemi ketu per te folur per mua dhe jo per njerez te tjere te cilet per fat te keq jane te mjere.
Jam ajo qe hipen ne tarrace ne dymbedhjete te nates ne nje nate te thate vere shtrin nje mbulese aty dhe shtrihet mbi te thjesht per te admiruar henen dhe yjet qe e shoqerojne. E ne mes te atij admirimi me shoqeron nje cigare e ndezur.
Jam ajo qe admiroj henen e plote.
Jam ajo qe beson se alienet dhe vampiret ekzistojne.
Jam ajo qe vjen nga Venusi.
Jam ajo qe admiroj edhe gjerat me te vogla e te parendesishme.
Jam ajo qe nuk jam e sigurt ne vetvete dhe qe nuk me pelqen trupi im, por sillem sikur trupi im eshte krijuar ne parajse.
Jam ajo qe shijoj ato netet e gjata duke folur per gjerat me te budallallepsura qe mund te ekzistojne.
Jam ajo e marrosura pas cokollatave dhe akulloreve. Ne fund te fundit, kush nuk eshte apo jo?!
Jam ajo qe del e laget ne shi dhe e ndjen shiun te qarkulloje ne cdo qelize te trupit te saj.
Jam ajo qe vdes per messy buns dhe i kap floket me nje laps.
Jam ajo qe s'ua pertoj fjaleve por edhe qe nuk flet kur nuk eshte e nevojshme....
Me pelqen vjeshta, dimri, pranvera e vera. Por per arsye krejt te ndryshme. Me pelqen ngjyra e arte e vjeshtes dhe ftohtesia e dimrit. Me pelqen pranvera me se shumti se ne ate periudhe kam lindur une. Nuk jam egoiste, jo, aspak. Me pelqejne edhe lulet qe celin. Por me pelqen edhe vera prej luleve te qershise dhe qytetit te qete nga brengat e njerezve.
E gjithe keto mendoj se me bejne nje shpirt blu. Nuk jam lenduar aq shume nga jeta por jam ne proces e siper. Me gjithe keta njerez maskiliste, injorante dhe vdekjeprures kush s'do ishte,apo jo?!
💙💙💙
YOU ARE READING
Copeza te thyera shpirti te brengosur
RandomRandom things by a random girl with random problems by this random society. #50-messedup 😭(best ranked)
