22

113 16 15
                                    

Dear you,

Tek letrat e meparshme te tregova fazen e pare te jetes time.

Se cfare ndodh pas divorcit preferoj t'a mbaj mbrenda meje . Nuk kam fuqinë te te hap kapitullin tjeter mbas divorcit.

Fakti qe te shkruajta per dicka qe nuk i jam hapur dikujt tjetër me ben te ndihem cuditshem. Pyes veten nese kjo gje ishte  e sakte. Te tregoja veten time, te zhveshur psikikisht, nje personi qe nuk eshte me prane meje.

Nderrojme temen tek ti tashme.

Mbas një muaji kur u binda se i kisha fshire te gjitha ndjenjat e mia per ty fillova te te merrja perseri mbrapsh ne jeten time.

Fakti qe te largova nga jeta ime qe te te harroja nuk me ben egoist.
Jo!

Dicka qe kam mesuar gjithe kete kohe eshte qe duhet te vesh veten tende perpara dhe pastaj vijnë te tjeret.

Me duhej te te largoja . Nuk isha i gatshëm te kisha kesoj lloji ndjenjash per ty . Me vjen keq nese te bera te ndjeheshe keq me largimin tim. Me duhej te ikja !

Ndoshta pasi mesove historine time mund te me kuptosh sadopak.

Nuk po perdor ate c'ka kalova si justifikim,sepse nuk ështe! Eshte arsyeja pse u bera ai i cili jam sot.

Ndoshta ...ndoshta nje dite do te ndryshoj dhe do te shoh boten me ngjyrat e saj . Deri ateherë shihemi!

Me dashuri
A

Things I never told you (Shqip)Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum