Marko's POV
E mbajta fort nen perqafim. Me dukej si nje lule e thare, si nje lule qe nuk do e shikoja kurre. Nuk do i shikoja me kurre ato sy , ato sy qe kerkonin dashuri , ate buzeqeshje qe te falte embelsi dhe ate ze... Ate ze qe te sillte ne jete. Nuk do nuhasja me aromen e saj te shtrenjte .
Kisha me ore te tera qe qendroja ashtu. Ne ate dhome te shemtuar qe pa gjithcka. Ne ate dhome te shemtuar ,ku Elena ime dha frymen e fundit.
E dija se dicka nuk shkonte , qe kur me moren ne telefon , por nuk ma mori mendja te ishte kjo gje. Kur u hasa me fytyren e saj , me syte e saj te hapur , sa nuk mu shemb bota mbi krye. Mendova se ishte nje shaka . Nje shaka e shpifur , qe ne fakt i perkiste realitetit.
Pashe syte e saj te hapur e te ftohte . Ato sy qe tashme i perkisnin nje bote tjeter. Ngriva perballe saj . Ndjeva ca kokrriza te me formoheshin ne zemren time. Ndjeva ca ethe deshperimi te me perpinin te gjithin , te me futnin ne nje vorbull dhimbjeje , te me skllaveronin shpirterisht. Ndjeva trupin te behej akull i ftohte dhe njekohesisht ca vale te nxehta pikellimi qe vinin rrufeshem nga zemra. Ajo zemer... Ajo zemer qe mbante Elenen brenda. Bashke me te u shua dhe ajo. Ndjeva ca dritherima , nje hapesire te madhe boshe ne thellesi te qenies sime. Nje hapesire qe u formua sapo u hasa me ate pamje vrastare para syve. Ate pamje qe me ringjalli deshperimin e jetuar vite me pare. Ishte njesoj si atehere , si atehere kur humba prinderit vetem se tani. Tani e dija kuptimin e vdekjes.
Me hapa te ngadalte shkova drejt saj . E mora ne perqafim i ulur ne dyshemene e ftohte. E putha ne balle , ndoshta per te fundit here dhe pashe lotet te me pikonin mbi fytyren e saj , tashme te bere bore te bardhe e te ftohte.
"Te dua" - i peshperita prane veshit nderkohe qe qendroja i ulur , i shkaterruar shpirterisht , i bere copeza , i copetuar.Ledhatova me kujdes faqet e saj . Gropeza e saj e brishte nuk qendronte me ne faqe. I kishte rene nje perde mortore . Ajo perde qe ma mori Elenen time.
Nuk me besohej , edhe pse e kisha para syve. Ajo ishte nje engjell per mua. Nje engjell qe aq shume vuante , nje engjell qe kontrollohej nga Madrina. Sa do te doja sikur... SIkur te mos vuante nga ajo semundje e mallkuar dhe gjithcka do te ishte ndryshe. Do te ishim pergjithmone bashke .
Ajo periudhe qe e kalova me Elenen , ishte si nje enderr per mua. Ishte ajo qe mi bente mengjeset me te bukura me zerin e saj dhe darkat me te embla dhe buzeqeshjet e pakushtezuara. Ishte ajo qe me falte ate dashuri dhe me bente te mos ndihesha kurre inferior , me bente te besoja nese kisha humbur fillin e jetes.
Me kujtoheshin ato momente kur isha me te.... Me mungonte edhe me shume.... Me mungonte qe tani.....
YOU ARE READING
The Killer [Shqip]
Mystery / ThrillerNje i vdekur... Trupa te pajete... Njerez te copetuar.. Gjak... Arme... Kercenime... Vetevrasje.... Dhe gjithcka nga nje arsye . Arsyeja e gjithckaje quhet MADRINA. Femra qe nuk ka sfidues. E bukur, e pasur , seksi, por teper e rrezikshme. Askush nu...