Mesnatë

275 33 9
                                    

" And so, from being created in his likeness, to being banished for wanting to be too much like him, we were cast out, and the garden of Eden transformed into the garden of Evil. "

I dashur ditar,

Siluheta e tij e errët viziton ëndërrimet e mia dhe vallëzon me demonët brenda meje. Mëngjeseve kam shenja të vogla në trup, pikërisht në vendet ku më shtrëngonin duart e tij gjatë mjegullnajës së ëndrrave, në castet kur përpiqesha më kot të largohesha prej tij.

Nuk mund të kërkoj ndihmë, kur përpiqem t'i tregoj dikujt për shenjat ato zhduken. Por unë mund ta ndjej që janë ende aty, djegin në lekurën time si flakët e kopshtit të së Ligës.

Nuk mund të largohem. Jam e pafuqishme të vrapoj dhe e di që është pa dobi te fshihem përsëri.
Nuk fshihesh dot nga vetvetja.

Demonët e mishëruar në gjakun tim nga ato mendimet vetvrasëse, qetësuesit dhe shishet e alkoolit përqafohen për të formuar nje figurë që ka fytyrën time. Ndonjeherë është e vështire të bëj dallimin mes tij dhe vetes, ndonjëherë më duken njësoj.

E verteta është se vazhdoj të kem frikë, e di se nuk jam më vetëm.

E shoh ate në korridoret e mbushura me nxënës, në fytyrat e tyre të zbrazëta, e shoh të pasqyruar në sytë e shpëlarë të kalimtarëve ose në xhamat e vitrinave. E dëgjoj ne këngët që buçasin nga klubet e natës ose e ndjej të pëshpërisë kur dallgët përplasen në brigjet shkëmbore.

E ndjej prekjen e tij në shkulmet e erës vjeshtarake ose në gjethet e zverdhura që bien butësisht në trotuar.

Vazhdon të më flasë.

Ka raste që e harroj dhe nis të mendoj që gjërat po kthehen si më parë, por ai është gjithmonë aty për të më kujtuar se nuk jam, dhe asnjeherë nuk do të jem vetëm.

I dashur ditar,

...më duket se po filloj të vdes.

Ai.Where stories live. Discover now