Kapitulli i njezet e tre.

Start from the beginning
                                    

-Mendoj se duhet t'i lexosh keto, -i tha.

Dora e Rafaelit e terhoqi celularin. Nuk ishte nevoja te shtypte gje. Mesazhet ishin te hapura aty ku duhej. Nje emer i vetem shenohej ne kontakt: Beatriks. Zemren e ndjeu sikur po ia shtypte nje force e pashmangshme. Deshi te merrte fryme, por edhe frymemarrja iu bllokua. Sa veta quheshin Beatriks? Nuk ishte e thene te ishte vetem Beatriksi i tij. Por ai nuk mund t'i injoronte veshtrimet qe i kishin dhene koleget, as ate sikletin qe dukej se po perjetonte shefi i tij. Ai nuk mund ta injoronte as faktin se Beatriksi nuk kishte qene fare e interesuar rreth vrasjes se Xhonatanit, ndryshe nga krimet e tjera kur e kishte pyetur gjithmone. Gishti tregues levizi mbi ekran.

8 Dhjetor 2018.
Xhonatan: "Duhet te takohemi. Jam i lodhur. "
Beatriks: "Cfare ore? "
Xhonatan: "Do e kishe problem tani? "

13 Dhjetor 2018.
Beatriks: "Me duket sikur po çmendem ketu. Dua vetem te largohem. "
Xhonatan: "Ti e di qe mund ta besh. "
Beatriks: "Nuk eshte vetem rreth meje, Xhon'. Eshte edhe rreth teje. "
Xhonatan: "S'te kuptova. "
Beatriks: "Per Angelen. Une mund ta le Rafaelin, ti e di, po ti? Nuk dua premtime boshe, dua veprime. Ndryshe eshte e thena dhe ndryshe eshte e bera. "
Xhonatan: "E flasim me vone kete, kur te takohemi, jam ne pune. "

22 Dhjetor 2018.
Xhonatan: "Pse nuk erdhe sot? Te prita. "
Beatriksi: "Ai e kishte pushim. Nuk dija çfare justifikimi t'i nxirrja. Do te vij neser. "

1 Janar 2019.
Beatriks: "Te dua kaq shume. Do te beja gjithçka qe te isha vetem me ty. Dhe jam shume e kenaqur qe per kete vit, te kam ty. Dhurata e vetme qe dua per kete vit te ri eshte te jem me ty deri ne perjetesi. "
Xhonatan: "Edhe une te dua shume. "

15 Janar 2019.
Beatriks: "Po te pres. Ku je? "

16 Janar 2019.
Beatriks: "Pse nuk me pergjigjesh? Cfare ka ndodhur? "

18 Janar 2019.
Beatriks: "Ka te beje me Polin? Xhon', me kthe nje pergjigje, po me shqeteson. "

1 Shkurt 2019.
Xhonatan: "A mund te takohemi? "
Beatriks: "Eja ketej. "

18 Shkurt 2019.
Xhonatan: "Me vjen vertet keq. Te lutem, me kthe nje pergjigje. Me vjen keq... nuk do e bej me, vertet, ne rregull? "

21 Shkurt 2019.
Xhonatan: "Nuk mund te vazhdoj keshtu, Triks. Te lutem, eja dhe e flasim. Nuk do e bej me, vertet. Ishte nje budallallek nga ana ime. "

28 Shkurt 2019.
Beatriks: "Hajde ne shtepine time, duhet te flasim. "

31 Mars 2019.
Xhonatan: "Nuk ta kthej dot armen. "
Beatriks: "Pse? "
Xhonatan: "Me zuri paniku dhe e flaka ne uje. "
Beatriks: "E ke seriozisht? "
Beatriks: "Xhon', kthe pergjigje. E ke seriozisht? "
Xhonatan: "Po. "

2 Prill 2019.
Xhonatan: "Mund te kalosh ketej? "
Beatriks: "Rafaeli eshte ne shtepi. Cfare do? "
Xhonatan: "Eshte e rendesishme. "

8 Korrik 2021.
Xhonatan: "Me mungon. "

10 Janar 2022.
Beatriks: "Nuk mund ta besoj qe e bere kete. "
Beatriks: "Shkofsh ne djall. "

Rafaeli mbajti frymen. Celularin e leshoi me ngadale ne tavoline. Syte sikur ia perseriten çdo pamje, sa here qe Beatriksi largohej. Pse nuk kishte dyshuar tek ajo fytyre dreqi? A thua ishte femije qe mos ta dinte mjaft mire qe djalli dinte te fshihej edhe si engjell? Zemra po i shkelmonte kraharorin. Njeren dore e mblodhi aq fort grusht, sa i dukej sikur do te grushtonte personin e pare qe do i dilte perpara. Nuk mund ta kishte kapercyer çdo situate sikur te mos kishte qene dyshuese. Duhej te kishte dyshuar. Duhej ta kishte bere. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now