Kapitulli i njezet e dy.

48 8 16
                                    

-Mami, -Patriku theu heshtjen me nje fjale te pakuptimte. Shkembeu nje veshtrim te shpejte me te vellain, pastaj beri t'i afrohej se emes. -Shko shtrihu, do te vij edhe une me Xhonin...

-Me dorezo çanten, -e nderpreu. Zerin e kishte fare pa emocion. Nuk dukej e lenduar. As e zhgenjyer. Madje, as e nxehur. Dhe pikerisht ai ze e beri zemren e Xhonatanit te thyhej ne mijera copeza, qe e dinte se nuk mund t'i ngjiste me kurre: nuk ia kishte haberin si mund te bashkonte pjeset e vogla te atij pazelli, kur nje pjese mungonte.

-Nuk eshte gje, mami, hajde, -deshi ta terhiqte serish Patriku, por ajo nuk u tund vendit. Veshtrimi i deshperuar qe i vellai i hodhi, e beri ta kuptonte se nuk kishin asnje zgjidhje tjeter. Por ai nuk mund t'i dorezonte nje arme nenes se tij. Nuk mund t'i dorezonte armen, me te cilen kishte dashur t'i vriste burrin, me te cilen kishte dashur te vriste babain.

-Me jep çanten, Xhonatan.

Sa kohe ishte bere qe nuk e therriste me ashtu? Sa kohe ishte bere qe nuk ia thoshte me emrin e plote? Dhe ai ze i thate, nuk mund t'i pershtatej nenes se tij. Elena kishte qene gjithmone gruaja me zerin e ngrohte, qe shperndante dashuri. I erdhi koka verdalle kur kuptoi se ai ishte arsyeja pse i ishte ftohur ai ze, pse i ishte mohuar ajo dashuri. Syte e tij u kthyen serish nga Patriku. Ky i fundit beri serish ta terhiqte. Kete here, Elena u kthye rrembimthi nga ai. Vetullat i ishin ngrysur.

-Largohu. -Syte e Patriku u zmadhuan. Ishte hera e pare per te dy ata te degjonin te emen t'u thoshte te largoheshin. -Dua te flas vetem me Xhonatanin.

-Por, mami...

-Cilen fjale nuk kupton? Largohu! -i ngriti zerin. 

Nuk ia beri dot me fjalen dysh. Hodhi edhe nje veshtrim te fundit nga i vellai, pastaj zbriti poshte me ngadale. Largimi i tij e beri te qendronte fare i vetem, edhe njehere tjeter u ndje sikur e kishin lene te gjithe. Por do te kishte qene me mire qe perballe te kishte pasur te atin. Perballe Elenes, ai ndihej fare i paafte, fare i dobet. Dhe e dinte qe s'do te mundej te kthente nje pergjigje te sakte, nje te duhur dhe nje te vetme. E imagjinoi qe ne ate moment, krahet e tij qe zgjateshin dhe i dorezonin armen.

-Pse nuk ma jep çanten? -perseriti. E ai nuk mundi t'i pergjigjej. -E di çfare ke aty, Xhonatan.

-Nuk eshte ajo qe po mendon ti, -arriti te thoshte me gjysem zeri, duke ulur veshtrimin ne dysheme. Pse duhej te largohej Patriku? Pse duhej te vonoheshin aq shume? Mund te kishte marre çanten dhe te ishin larguar te dy, jo te qendronin aq gjate ne dhome.

-Cfare mendoj une? -Pyetja e saj e beri edhe njehere tjeter te ndihej sikur po rrezohej brenda nje gremine te thelle, brenda nje humnere te erret. -Ti s'e ke idene çfare mendoj une. Me jep çanten.

Zgjati doren. Ai e veshtroi ate dore te dobet qe iu zgjat dhe e kuptoi qe nuk kishte zgjidhje tjeter. Dora ku shtrengonte çanten, iu zgjat asaj qe i ishte zgjatur atij. Ia la ne dore. Kur e terhoqi krahun pas, e ndjeu te lehte pende. Arma e rende nuk qendronte me mbi pellemben e tij. Por nuk pati zgjidhje tjeter. E dinte qe ishte veprim i gabuar. Por ishte e vetmja gje qe mund te bente. Dhe iu duk vetja budalla qe ia dorezoi armen. 

Pastaj, e parakaloi dhe u largua. Mund ta imagjinonte se si ishte ndjere e ema nga largimi i tij. I kishte kthyer shpinen, i ishte larguar nga syte sikur te mos kishte bere asgje. Por nuk donte ta pyesnin. Nuk donte te degjonte. Vetem kur zbriti poshte, vuri re veshtrimin e Patrikut dhe ky i fundit u ngrit menjehere prej aty ku ishte ulur duke veshtruar i menduar nje pjese te pakuptueshme te murit. Beri ta ndalonte, por Xhonatani e shtyti lehte dhe doli jashte duke e perplasur deren fort. Edhe njehere tjeter, e dinte se dhimbja i perkiste vetem atij. Dhe ta kishe ate dhimbje per vete, te dhimbte. 

Cfare t'i thoshte Beatriksit? Keto mendime po e torturonin. T'i thoshte se nuk mund t'ia dorezonte armen? Apo t'i tregonte te verteten: qe e ema ia kishte marre? Nxitoi hapat drejt shtepise, per t'iu shkeputur atyre mendimeve torturuese qe nuk po u gjente pergjigje. Brenda nje çasti, e gjeti veten duke vrapuar atyre rrugeve te Berlinit. Donte vetem te humbiste mes turmes se njerezve qe nuk rreshtnin kurre se ecuri. Donte vetem te mos e shikonin. As ai vete te mos e shikonte veten. Vazhdoi te vraponte me shpejt. Kur arriti perpara oborrit te shtepise, frymemarrja i ishte bere e shpejte dhe e veshtire. Ndaloi.

U afrua drejt deres, mendoi njehere te trokiste, por pastaj nxorri çelesin dhe e rrotulloi vetem nje here. Dera u çel. Hyri brenda, duke e mbyllur deren pa zhurme. Dukej se nuk kishte njeri. Fatmiresisht. E terrorizonte vetem mendimi qe duhej te qendronte me dike tjeter ne ato momente. Gjithçka donte ishte te ishte vetem. Te mendonte vetem per çfare kishte bere. Te shpresonte se Patriku do ia mbushte mendjen Elenes t'ia kthente armen. Por pikerisht tek po mendonte qe nuk kishte njeri, degjoi zera. Mbajti vesh. S'kishte dyshim qe nje prej zerave i perkiste Alajnes.

Ndoqi rrugen prej nga vinte zeri. Ne kthesen e murit qe te kthente drejt kuzhines, ndaloi. Syte sikur iu mveshen. Duhej t'i kishte shkuar ndermend. Duhej ta kishte vene re ne menyren se si ato po shikonin njera-tjetren, ne menyren se si e pati prenzatuar. Duhej ta kishte kuptuar edhe ne biseden qe paten bere. U ndje dyfish me shume budalla. Levizi lehte dhe hyri brenda. Puthja e tyre u nderpre. U shkeputen menjehere nga njera-tjetra dhe perveç nje veshtrimi te shpejte qe shkembyen me njera-tjetren, asnjera nuk foli. 

-Mendoja se ishe me Patrikun, -mermeriti Alajna. Xhonatani ndjeu gjakun t'i vlonte ne koke.

-Cfare eshte kjo? -e gjeti veten duke pyetur. U perpoq te tregohej me i qete, por grushti i djathte tashme i ishte shtrenguar. Zemerimi i meparshem qe ndjente per budallallekun qe pati bere iu bashkua asaj qe sapo pati bere.

-Xhon', nuk... ti e di, nuk...

-Shoqja, apo jo? -tundi lehte koken, duke qeshur. Syte iu kthyen nga Laura. Kjo e fundit u perpoq te mos e shikonte. -Nuk e dija qe fshihje kaq shume, vertet. Nuk me intereson, aspak... eshte thjesht... e shpifur. Dhe e neveritshme e gjitha kjo. E di Patriku? -Alajna nuk foli, gje qe ia dha pergjigjen mohuese ne moment. -Dil nga shtepia ime. Nuk dua ta bej kete bisede.

-Jezus, vella, jemi ne shekullin e njezet e nje... 

-Nuk po te pyes çfare shekulli jemi. Dil nga shtepia ime, bashke me te dashuren tende. 

-Pse duhet ta besh kaq te madhe? -iu kthye e nxehur. Laura serish nuk po fliste. -Eshte diçka qe me perket mua, jo ty. Dhe jemi aq te rritur sa t'i marrim vete vendimet tona.

-Pikerisht, -foli menjehere pas saj. -Dhe vendimi im eshte te dalesh nga shtepia ime. 

Heshtje. Mendja po i vinte verdalle. Kishte kaq shume nevoje per nje shishe alkooli. Nuk do e refuzonte nese do ia ofronin. Tani, donte vetem te nxirrte jashte ato qe kishte perballe, te nxirrte jashte trurit ate qe sapo kishte pare. Laura u hodh e foli papritur:

-Eshte motra jote. Nuk ka bere asgje qe te te lendoje ty, qe ta nxjerresh jashte...

-Ka mundesi? -e nderpreu. 

-Jo, -ia priti aq shpejt, sa ai ndjeu nervat t'i ngriheshin ne kulm. Iu afrua e i qendroi perballe, por asaj as nuk iu drodh qerpiku. -Nuk ke pare mjaftueshem çfare ndodh ne keto kohe, mesa po kuptoj. Duhet te kesh qene mjaft i zene duke qendruar ne guasken tende.

-Mos flit me shume...

-Nuk po flas asgje te gabuar, -e nderpreu. -Nese eshte dikush qe duhet te ndaloje se foluri, je ti. 

-Je ne shtepine e gabuar, je ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar, ti lezbike e ndyre.

-Pak rendesi ka ku jam.

Dora e tij u vendos menjehere ne krahun e saj. Beri ta terhiqte, por nje shpulle nga ana e Alajnes e beri ta leshonte menjehere forcen e tij. Zemra gati i doli nga kraharori. Kur ktheu syte nga e motra, ajo dukej sikur ishte gati t'i shperthente edhe nje te dyte. Per nje çast, nuk foli kush. Pastaj, fjalia e vetme erdhi prej Alajnes:

-Nese do te thuash edhe nje fjale me teper, kam per te te vrare.

Heshtje. Ajo terhoqi Lauren dhe u largua. Kurse ai qendroi aty. Me faqen ende te skuqur. Me syte e dehur nga zemerimi. Duart i dridheshin. Kur degjoi deren te mbyllej, nxitoi drejt kanateve dhe terhoqi te paren shishe qe i zuri dora. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now