Kapitulli i njezet e nje.

Start from the beginning
                                    

-Ne nje rajon, une nuk dua te kete asnje diference. -Toni me te cilin Haroldi po fliste, e bente fare te qarte se nuk donte kundershtime. -E di qe nuk shkon mire me Emilianon, por ti dhe ai do te beni punen me te mire se bashku. Laura dhe Samueli do te punojne bashke. Kaq. Me thuaj edhe njehere çfare nuk shkon ketu?

-Mund te me caktoje mua me Lauren, -kundershtoi serish. Por tani, nuk ishte me i nxehur. Me shume po i pergjerohej qe te ndryshonte mendim.

-Nuk do te te caktoj as me Lauren e as me Samuelin. Ky eshte urdher, Mejer. Jo deshire.

Rafaeli u perpoq te merrte fryme thelle qe mos ta humbiste toruan. Sa keq mund te shkonte fundja, nje pune me Emilianon? E dinte qe nuk kishte ndonje rendesi te madhe, fundja vetem se do i bashkoheshin pyetjeve dhe nje pune te perbashket, por ai s'e perballonte dot faktin se duhej te qendronte ne nje makine me te, ta prenzatonte si kolegun e tij kur te shkonte ne shtepite e te tjereve. U kthye nga ana tjeter dhe shfryu. 

-Pra, kishe ndonje gje tjeter per te me thene, Mejer? -Prej tij, nuk erdhi asnje pergjigje. Haroldi u perpoq te zbuste situaten me nje pyetje tjeter. -Zbulove gje kete here?

-Jo, -tundi koken ne shenje mohimi akoma i nxehur. Pastaj, nervat nisen t'i binin dhe u kthye nga Haroldi, duke shtuar me seriozitet. -Perveç faktit qe Xhonatani ishte ne nje lidhje. Folem me te dashuren e tij. Une nuk dua qe te hyj ne perfundime te shpejta, por ajo... dukej sikur fshihte diçka.

-Kishte alibi ku kishte qene ate dite? -Edhe Haroldi po fliste me ton autoritar. 

-Po, tha se kishte qene ne shtepi ate dite dhe nuk paten dale... ne fakt, eshte diçka... ajo tha se Xhonatani ishte ne pune diten e vrasjes. Kerkoj lejen tuaj per te pare bllokun e shenimeve te Stefanise. Mbase ajo e ka marre vesh nese ka qene ne pune ate dite, apo jo. -Haroldi tundi vrullshem koken ne shenje pohimi. -Dhe... gjeta nje dosje ne dollapin e tij. I bera shtepise thjesht nje kontroll te shpejte. Dhe gjeta... nje dosje. Nuk eshte ndonje gje e madhe, por kishte nje foto me nje vajze dhe...

-C'lloj fotoje?

-Jo diçka e madhe, siç thashe. Por do te vazhdoj t'i hedh nje sy edhe asaj. -shtoi me nxitim. Haroldi nuk foli. -Kane ardhur te reja nga Ludvigu... per armen? -Mbase ishte thjesht pershtypja e tij, por zeri sikur iu drodh kur e pyeti. Per armen. Per armen e tij.

-Jo, -psheretiu i merzitur. -Do te vijne te nesermen, me shume mundesi. Po punojne shpejt.

Rafaeli e mbylli me nje tundje te kokes ne shenje pohimi, pastaj u largua. Kur mbylli deren, mori fryme thelle dhe u perpoq ta bindte veten se mund te mos shkonte edhe aq keq pjesa e bashkepunimit me Emilianon. Mbase do e gjenin nje menyre mirekuptimi me njeri-tjetrin. Hyri ne zyren e tij, hodhi nje sy rrotull dhe vuri re se Samueli ishte larguar. Fatmiresisht. Mbylli deren, i hodhi nje sy faqes akoma te hapur ne internet dhe pastaj, e mbylli. Nuk ia vlente te kontrollonte me shume. Do te pyeste te tjeret per Marten. Serish nje perballje me Neumann-et.

Duke terhequr xhupin, doli jashte zyres dhe nxitoi hapat per ne zyren e Stefanise. E kishte lene deren ende hapur, por me shume siguri çelesin duhej t'ia kishte dhene Mias. Hapi driten dhe nxitoi te kerkonte per bllokun e shenimeve. I mbante gjerat ne rregull, prandaj nuk iu desh shume ta nxirrte prej grumbullit te rregullt te blloqeve. U ul ne karrigen e saj dhe teksa rrotullohej ngadale prej rrotave te saj, nisi ta shfletonte. Ndaloi ne marrjen me pyetje. "I perpikte. Tri vitet e fundit, kishte nisur te mungonte shpesh ".Dhe ja, ajo qe po kerkonte. "Diten e vrasjes -mungonte ". Sikur ta dinte!

E la bllokun ne vendin ku e pati gjetur dhe doli me nxitim prej zyres. Ishte erresuar, nuk po gjente asnje pune tjeter dhe zgjodhi te kthehej ne shtepi. Edhe Haroldi nuk dukej se i kishte caktuar diçka tjeter per te bere. Rajoni ishte i heshtur, gje qe e bente te dukej i frikshem. Samueli nuk dukej gjekund', prandaj duhej te ishte larguar. Nxitoi hapat te largohej, i ngriti doren Mias ne shenje pershendetese dhe doli jashte. Ajri i acarte jashte, ia zhduki paksa zemerimin e paket qe akoma ndjente.

Kur arriti perballe shtepise, nxorri celularin dhe pa oren. Ishte kthyer me heret se zakonisht. Beatriksit do i behej qejfi. Nuk kishte blere asgje qe ta surprizonte ne nje menyre me te kendshme. I merzitur qe nuk ishte kujtuar, nxorri çelesin dhe e rrotulloi me ngadale. Hyri brenda. Dritat ishin te fikura. Shtyti me ngadale deren pas shpatullave. Qetesia ishte aq e çuditshme, sa per nje moment u tremb dhe u be te nxirrte armen. Por iu duk budallallek. 

-Hej, erdha ne shtepi, -thirri me shpresen se ajo do i pergjigjej zerit te tij. Asnje pergjigje. Diçka me shume siguri, qe nuk shkonte. -Ka njeri? -perseriti.

Nisi te levizte me ngadale pergjate korridorit. Kishte frike ta hapte driten. Mos po tallej Beatriksi? Por heshtja qe kishte mberthyer shtepine, ishte e çuditshme. Me ngadale, nisi ta çonte doren drejt armes. Nese dikush do te kishte hyre me force, mjaftonte te nxirrte armen dhe ta godiste me te, nuk ishte nevoja te shtinte. Fillimisht, hyri ne kuzhine. Qetesi absolute. Beatriksi nuk dukej. Doli me te njejtat hapa te ngadhet dhe hyri drejt dhomes.

Pikasi nje drite te levizte lehte. Duhej te ishte drita e celularit te Beatriksit, por ajo tundej lehte dhe nuk kishte ate ngjyren e kalter te nje ndriçimi tipik te celularit. Hapi deren me force. Duart nisen t'i djersiteshin. Por pastaj, zemra nisi t'i shkrihej. Dhoma ndriçohej nga nje qiri i vetem, i vendosur mbi komo. U afrua me kujdes dhe vetem atehere, e vuri re edhe Beatriksin qe qendronte shtrire. Ishte mbuluar me batanije deri ne gryke, syte i kishte te hapur dhe po e shikonte me nje buzeqeshje qe nuk i bente dot balle.

-Dhe e dashura qe frikeson policin, sa interesante, -qeshi lehte kur e pa aq te trembur. Rafaeli tundi lehte koken dhe e leshoi doren prej armes. -Te pelqen?

-Akoma s'e kuptoj çfare eshte, -hodhi nje sy rrotull. Perveç qiriut, nuk vinte re asgje tjeter te çuditshme.

-Po me thyen zemren keshtu, -mblodhi buzet me mospelqim Beatriksi. Levizi lehte dhe rreshqiti me ngadale batanijen. Vetem atehere, e vuri re lekuren qe i shkelqente. Ndjeu nje lemsh t'i mblidhej brenda ne stomak dhe kaloi me te shpejte gjuhen ne cepat e buzeve. -Do te vish? Me premtove se do e perfundoje ate qe s'e mbarove ne mengjes.

-Ti je idiote, -mermeriti. Por e donte budallallekun qe karakterizonte ate.

-Po, jam per ty, -zgjati krahet rreth tij.

Rafaeli vendosi me ngadale armen ne komo prane qiriut dhe iu afrua, duke i leshuar nje puthje te gjate ne buze. Ajo e shtrengoi fort, pa dashur qe ai te largohej. Ai u shtyt pas me ngadale dhe u shtri prane saj, pa dashur te zhvishej. Donte vetem te qendronte ashtu prane saj, duke e pare sa e bukur ishte edhe thjesht nen driten e portokallte te qiriut. Beatriksi u kthye brinjas nga ai, u duk se e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe e pyeti:

-Cfare nuk shkon?

-Asgje, -tundi koken ne shenje mohimi. Por mendimet po i verdalliseshin rremujshem. Iu kujtua trupi i Xhonatanit ne debore dhe ndjeu nje peshe te rende ne kraharor. Po sikur edhe ai ta humbiste Beatriksin, ashtu si Angela kishte humbur te dashurin, ashtu si edhe Elena kishte humbur te birin dhe Alajna me Patrikun vellain e tyre?

-Ti e di qe mua nuk me genjen dot, -insistoi. Ai buzeqeshi lehte.

Nuk ia vlente t'ia tregonte sa rremuje ishte mendja e tij. Hoqi me te shpejte bluzen dhe e afroi prane vetes. Duart e saj qe u vendosen ne kraharorin e tij, i bene zemren t'i rrihte me shpejt dhe frymemarrjen t'i shpejtohej. E donte. E donte marrezisht shume. Dhe akoma nuk e kuptonte pse nuk i kishte propozuar. Kur ndjeu duart e saj te kerkonin te hiqte tutat, e bindi veten se neser do e bente diten e saj me te bukur. Mund te merrte edhe Lauren dhe t'i kerkonte nje mendim per nje unaze te bukur. E bindi veten fort se neser do i propozonte. Pastaj, buzeqeshi kur e gjeti veten poshte saj.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now