Kapitulli i shtatembedhjete.

Start from the beginning
                                    

Makinen e parkoi ne te njejtin vend si ne mengjes, pastaj zbriti poshte duke fikur makinen. Zhurma e mbylljes se deres ia beri te qarte se edhe Heinriku kishte dale. Me ngadale, iu afruan kopshtit te shtepise dhe ndaluan. Rafaeli trokiti. Nuk u pergjigj kush. Edhe brenda shtepia dukej si ne nje heshtje varri. Sapo u be te trokiste edhe njehere, kur deren e hapi Alajna. Atij iu deshen pak sekonda sa te kujtohej ku e kishte pare dhe kush ishte, pastaj u kujtua. 

-Vijme nga policia, -tha. Ajo u hapi rruge: siç dukej i mbante mend.

Hyne brenda dhe dera pas tyre, u mbyll. Ishte me qetesi se ne mengjes, por kur hyne ne kuzhine, Patrikun e gjeti aty. U ngrit, shkembyen nja dy pershendetje me duar, pastaj zune vend ne karrige. Rafaeli s'pati si ta mohonte serish karrigen ne cep, kenaqesine qe ndjente kur ulej aty. Ndihej me rehat. Pasoi nje heshtje e shkurter, pastaj e gjeti veten duke folur:

-Deshmitari yne i vetem u gjet i varur ne garazhin e tij. -Heshtje. -Babai juaj dha alibine se kishte qene me te diten kur Xhonatani... u vra. Kur e pyetem sot, ne fillim tha se nuk e njihte... pastaj, ia permendem dhe ndryshoi çehre... Po mendoja t'ju pyesja nese... nese ju sjell ndermend ndonje gje emri i deshmitarit.

-Si quhet? -Alanja rrudhi ballin. U vendosi si atij, edhe Heinrikut nga dy filxhane kafeje perpara.

-Lounje. Feliks Lounje.

Rafaeli u lut te shikonte diçka ne fytyren e tyre, por ata nuk u duken sikur ai emer t'u kishte kujtuar diçka. Mbase nuk e kishin idene se me cilet shoqerohej babai i tyre dhe kjo nuk do i jepte edhe aq çudi. Ndjeu nje si grusht ne stomak: ai vete nuk e imagjinonte dot te atin e tij ne te tille menyre, me te tille veshtrim e me te tille ton zeri. Si mund te jetonte nje burre i tille, duke e ditur se po rrenonte nje familje te tere dhe per me teper, familjen e tij? Por kishte pare aq shume raste, sa nuk i dukeshin me gje.

-Une nuk i kam njohur asnjehere miqte e babait tim, -e mori fjalen Patriku, duke hedhur nje sy te shpejte nga e motra, -por mbase mami do te dije diçka me teper. Po shkoj ta therras...

-Ndihet me mire ajo? -Rafaeli e dinte qe ishte budallallek ajo pyetje qe beri, sepse edhe sikur te mos ndihej mire, ai serish kishte nevoje per te.

Nuk mori pergjigje, kurse Alanja uli veshtrimin ne dysheme si per t'i shpetuar pyetjes se tij. Terhoqi filxhanin e kafese dhe piu nje gllenjke. Ishte me i embel se ai qe pinte ne rajon. Me shume siguri, i kishte hedhur qumesht sepse e ndjente edhe shijen e tij. Iu kujtua se si dikur, nuk pranonte ta pinte qumeshtin derisa e ema i qe ankuar se nuk e kuptoi mospelqimin e tij ndaj qumeshtit kur tek kish' qene foshnje, nuk reshte se qari nese ajo nuk e ushqente me gji. Buzeqeshi lehte mes kujtimeve, por iu shua shpejt.

Gruaja qe u shfaq ne kuzhine, nuk dukej fare si gruaja qe kishin pare diten e pare. Nuk e kishte me ngjyren e njeriut te gjalle. Edhe syte i kishin marre nje zbrazetire te çuditshme, aq sa dukej sikur ishte ne nje gjume endrrash te qetash dhe njeheresh ne nje gjume makthesh te forta e te dhunshme. Ishte e dobet, ngjante si nje skelet qe ecte pa ditur ku t'i hidhte kembet. Iu desh ta shtrengonte fort filxhanin qe kishte ne dore. Syte i shkuan instivikisht tek Heinriku, por ai dukej se po e shijonte kafene sepse as nuk e kishte kthyer koken. Patriku qe po e mbante prej supesh, e uli me butesi ne nje prej karrigeve.

-Rafael Mejer, -u prenzatua i zene ngushte. Nuk iu duk gjest i duhur t'i zgjaste doren, sepse e dinte qe ajo nuk do ia shtrengonte. -Ai eshte Heinriku, kolegu im. 

-Vijne nga policia, mami, -i peshperiti Patriku, me shpresen se e ema do te ftillohej paksa dhe do i lejonte ta pyesnin. -Do te na ndihmojne te zbulojme me teper. 

Ajo ngriti gishtin tregues. Dora i dridhej. Iu drejtua drejt Rafaelit dhe ky i fundit u detyrua ta shtrengonte akoma edhe me fort filxhanin e kafese. Po i dukej sikur po e akuzonin. Gishti i saj tregues vazhdonte te endej drejt tij. Syte e saj kishin diçka, qe po e sulmonte ne zemer me tere egersine e nje bishe te pameshirshme. Pastaj, zeri i saj doli me nje perpjekje aq te thelle sa u duk sikur ishte jehone e maleve:

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now