Kapitulli i pesembedhjete.

Start from the beginning
                                    

-E pyetet per rrethin shoqeror? Mund te marrim ne pyetje shoket e tij, nese nuk i zeme bese, -nderhyri Samueli me ndrojtje. Kishte qene gjithmone i terhequr, por Rafaelit iu be qejfi qe mori pjese.

-Po, e pyeta. Me dha nje emer... -hodhi serish nje veshtrim rrotull. Tani, veshtrimi i Emilianos ishte shkeputur prej ekranit te celularit dhe po e shikonte ngultas. -Feliks Lounje. 

U mbajt nje pauze aq e gjate, sa Rafaelit filluan t'i shponin veshet. Cehret e kolegeve ndryshuan aq shpejt sa atij iu desh nje minute kohe ta kuptonte se gjate kesaj nje minute, askush nuk hodhi nje fjale. Mbase duhej te vazhdonte. Ai e kishte provuar kete ndjesi heshtjeje edhe vete, kur e mori pergjigjen per te paren here. Shkembeu nje veshtrim te shpejte me Heinrikun qe ishte i vetmi se dukej me i qarte dhe pastaj, vazhdoi:

-Dhe Lounje...  siç e keni kuptuar, ka vdekur. Une isha aty dhe e pashe trupin e tij, por nuk mund ta them me siguri nese ka qene vrasje apo vetevrasje. Dukej pak... pak e çuditshme. 

-Nuk ka kuptim qe dikush te kete varur nje tjeter, -nderhyri Emiliano dhe Rafaelit iu desh te mblidhte buzet me mospelqim teksa kthehej nga ai me nje durim te shtirur. -Si do e bente, fundja: do e merrte dhe do i thoshte te varej? Keto varjet e gjera te tille behen me deshiren e vete personit.

-Nuk po e mohoj faktin qe mund te kete qene vetevrasje, por gjithçka eshte e mundur. Mua mu duk sikur kishte diçka te çuditshme tek Lounje dhe... e po mendoj se dikush ose e ka vrare dhe me pas, e ka varur, ose thjesht... i ka bere shantazh dhe ai s'ka gjetur zgjidhje tjeter, -shprehu mendimin i tij pak i zene ngushte. Por nuk mund ta harronte fytyren e çuditshme te viktimes. -Dhe fakti qe Poli me tha emrin e tij dje dhe sot, u gjet i vdekur... e po, eshte nje koincidence shume e çuditshme.

-Kush eshte Poli? -Pyetja e Emilianos i beri te gjithe te ngryseshin dhe te mos i kthenin pergjigje. Pastaj, ai tundi doren ne ajer e shtoi. -Po, babai i viktimes, e kuptova. Na duhet pak kohe te mesohemi me emrat. -Serish askush nuk u pergjigj.

-Pra, ti po thua qe mund ta kete vrare Poli? -Haroldi e piu me fund kafene dhe fshiu buzet me dore.

-Thjesht, nje hamendesim. Por do te flas serish me Neumann-et. Eshte mese e nevojshme te dime me teper rreth tyre dhe Xhonatanit. Do u marr edhe shenjat e gishtave. -mblodhi supet, pak i pasigurt. Zemra nisi t'i rrihte serish me force ne kraharor, aq sa mund t'i degjonte ritmet e saj te çmendura.

-Po, ti dhe Heinriku mund te ktheheni serish tek Neumann-et, meqe e keni pak a shume nje pershtypje per ta. Mia me Samuelin le te qendrojne ketu ne pritje te ndonje telefonate, kurse Stefania dhe Emiliano mund te shkojne te pyesin ne Komitetin e Financave ku punonte Xhoni. Do te ishte mire te dinim sa me shume rreth jetes se tij. Une dhe Laura mund te merremi me te dhenat per Patrikun dhe motren e Xhonatanit...

-Alajnes, -e plotesoi Heinriku, duke shfletuar bllokun e tij te shenimeve. 

Nuk u duk se pati kundershtime dhe te gjithe u ngriten. Mia u afrua te mblidhte filxhanet dhe i hodhi nje veshtrim inatçor Rafaelit kur pa se ai nuk e pati prekur fare filxhanin. Per t'i shpetuar veshtrimin te saj, i leshoi nje nga ato buzeqeshjet e tij shfajesuese. Pastaj, doli bashke me Heinrikun. Ky i fundit foli edhe ca me Stefanine, pastaj i ra shpatullave te Emilianos si per t'i thene te bente kujdes me te dashuren e tij e ne fund, dolen te dy jashte. Moren makinen e pare qe e gjeten te lire.

Heinriku doli vullnetar te merrte ne dore timonin, keshtu qe Rafaeli perfitoi disa çaste qetesi dhe pavemendje. As tjetri nuk e bezdisi. Me pamjen qe i ndryshonte vazhdimisht nga xhami i dritares, u perpoq te rimendonte edhe njehere gjithçka kishte ndodhur. Duhej ta kishte lene diku armen e tij. Por nuk kishte dyshime qe snajperi qe gjeten koleget ishte snajperi i tij. Per te qetesuar rrjedhen e pafundme te mendimeve, shtrengoi me njeren rripin e sigurimit. Po i dukej sikur po i merrte frymen. Donte te shprehej tek dikush, por nuk po e gjente personin e duhur. Ne ate çast, e dinte qe as Andrea nuk e ndihmonte dot.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now