Kapitulli i katermbedhjete.

Start from the beginning
                                    

-Cfare eshte ajo çanta?

-Canta e punes, -iu pergjigj me te njejtin ton te zakonshem ne ze. E pa edhe vete sa mosbindes u duk. -Kam laptopin.

-Mund ta shikoj pak? -Ishte hera e pare qe Angela kerkonte te shikonte ne gjerat e tij, prandaj u kthye menjehere nga ajo. Canten e leshoi me kujdes ne dysheme. Syte e saj ngecen tek fytyra e tij e nxire nga inati, sikur mos ta kishte vene re sa e kishte prekur me ate pyetje.

Iu afrua dhe i qendroi vetem pak hapa me larg. Por ne syte e Angeles, ai nuk e pa friken qe donte te shikonte. Dukej se thelle-thelle, asaj nuk i bente pershtypje fare pamja e inatosur tija. Pavaresisht se sa e shkurter dukej perballe tij, serish e kishte ngritur koken drejt tij dhe po e shikonte me nje veshtrim qe vazhdonte te pyeste ne mund ta kontrollonte çanten e tij. Mos valle nuk i ishte erresuar fare fytyra, mos valle edhe vetullat nuk i ishin ngrysur? Por ai ndihej sikur thjesht, donte ta zhdukte ate nga syte.

-Qe kur ke filluar ti te me kerkosh per te pare ne gjerat e mia? -e pyeti, me zerin qe i dridhej nga zemerimi. Por ajo serish nuk e ndryshoi qendrimin e saj.

-Qe atehere kur fillove te silleshe sikur une nuk ekzistoj fare ketu, -ia ktheu fare prere. Xhonatani ndjeu nje lemsh t'i mblidhej ne stomak e t'i ngjitej deri ne kraharor. E dinte shume mire se sa ftohte sillej me Angelen, por nuk pranonte kurrsesi qe te tjeret t'ia vinin ne dukje kete. Dhe sidomos, ajo.

-Une dhe ti kemi ruajtur gjithmone nje distance nga njeri-tjetri. Qe do te thote se ti nuk mund te nderhysh ne punet e mia, -tha. Po e kthente temen nga vetja. 

-Nuk po nderhyj ne punet e tua, -kundershtoi. Ia kishte ngulur veshtrimin sikur po perpiqej ta bente te reflektonte. Por zemerimi ia kishte thithur edhe ate pak kthjelltesi qe kishte. -Po te pyes çfare ka ajo çante, sepse e di qe nuk ka laptopin. Dhe per aq kohe sa jetojme bashke, eshte e drejta ime ta di çfare ka.

Xhonatani as nuk mundi te reagonte. Po e shikonte sikur te mos e njihte me femren qe kishte perballe. Angela i kaloi fare prane, duke e parakaluar dhe e la te kalonte. Por pastaj, u kthye me rrembim dhe e gjeti te perkulej drejt çantes. Ajo po prekte gjerat e tij. Po thyente te gjithe barrieren e forte qe ai kishte krijuar me te. Dhe nuk kishte asnje te drejte ta bente. Hodhi dy hapa te medhenj drejt saj dhe e terhoqi prej krahut perpara ajo te kishte mundesi ta zberthente zinxhirin.

-Te thashe se nuk do te prekesh asgje! -e ngriti zerin me shprese se ajo do e degjonte. Mjaftonte qe te fliste vetem njehere dhe ajo duhej ta degjonte, t'i bindej. 

-Cfare fsheh aty? -e shtyti me aq force sa kishte, por prej hutimit te tij ia doli ta shkepuste doren e tij prej krahut te saj. Po e shikonte me nje urrejtje te tille qe e beri Xhonatanin t'i dukej sikur copat e zemres se tij te thyer tani, ishin shperndare kudo dhe po i dhimbte i gjithe trupi. -Ndonje arme? Do te me vrasesh mua? 

-Cfare i ke keto budallalleqesh? -i uleriu i terbuar. -Nuk ka asnje arme aty!

-Pse nuk me le ta shikoj, pra?

-Pse duhet te shikosh gjerat e mia?

Ajo tundi koken duke nenqeshur. Ndjeu te gjithe zemerimin t'i ngjitej serish siper. Askush nuk kishte guxuar te qeshte me te me pare. Asnjehere me pare. Por u perpoq t'i mbante nervat duke i shtrenguar grushtet fort. Angela ishte thjesht, e lodhur. Dhe ai ishte sjelle aq ftohte me te gjate gjithe ketyre muajve sa e kishte hak kete sjelljen e saj. Por serish, s'po e duronte dot. Koka po i sembonte aq fort sa i dukej sikur do i shperthente.

-E di çfare, Xhon'? -iu afrua edhe me prane. Tani, mund t'i shihte gjoksin qe i ngrihej e i ulej nga frymemarrja e renduar e zemerimit qe kishte kapluar edhe ate. -Jam lodhur shume duke pritur per dashurine tende te shpifur. Dhe nuk dua qe... nuk dua qe nese largohem njehere, te ndihesh keq.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now