Kapitulli i trembedhjete.

Start from the beginning
                                    

-S'e di, -mblodhi supet, pastaj u perkul te lidhte kepucet. Perpara se te ngrihej, u zgjat drejt saj dhe e puthi lehte ne buze. -Do e perfundoj here tjeter, zemer, te premtoj.

-E di, -pohoi me koke. Ishte mirekuptuese, Rafaeli prandaj e donte.

Fytyren e freskoi me te shpejte ne tualet, pastaj doli me te njejtin nxitim. Mbylli deren me kujdes dhe pastaj, thuajse nisi te vraponte drejt rruges qe i kishin thene. E dinte tashme, ku i binte. Nxorri celularin prej xhepit dhe i nisi nje mesazh te shkurter Mias te lajmeronte te tjeret se kishin te benin me nje trup te varur ne rrugen "Silvio Meier". Nga frika se mos do e shihte mesazhin me vone, ambulancen e telefonoi vete. Por nga pergjigj'ja indiferente qe recepsionistja i dha, u duk se e kishin marre vesh tashme.

Nuk e kishte rrugen shume larg me tijen, por do te kishte qene me mire te kishte marre nje makine. Por t'i bije kryq e terthor nga rajoni e deri tek "Silvio Meier" do i hante ca minuta te mira. Te tjeret mund te merrnin makinat, keshtu nuk do i duhej ta bente rrugen mbrapsht po ne te njejtin acar. Dielli akoma nuk kishte dale, por ne rrugen qe i kishin raportuar, ai i kishte hedhur rrezet e para. Hija e vetme vinte prej ndertesave dhe prej makines se ambulances qe kishte ndaluar dhe fershellente me zhurme e me dritat kuq e blu. Nje turme njerezish ishin mbledhur dhe po flisnin me njeri-tjetrin. Kaloi mespermes tyre, duke treguar karten e policise qe t'i hapnin rrugen.

-Mejer, mire qe erdhe, -iu afrua me ngut mjeku kryesor i krimeve ne Berlin, Korti. -Telefonuam edhe ne zyren e eksperteve, por nuk u pergjigj kush. S'e kuptoj si mund ta lene tavolinen pa nje recepsioniste.

-Mos u shqeteso, jam i sigurt se do i telefonoje Mia, -ia preu shqetesimin ne mes. Pastaj, veshtroi nga ana tjeter dhe pyeti. -Eshte akoma trupi?

-Po, po presim skuadren. -psheretiu i merzitur. Fakti qe ekspertet po vonoheshin kaq shume do te thoshte se po deshtonin vertet shume rrezikshem. Pastaj, Korti nuk shquhej per njeri qe priste shume.

-Mund t'i hedh nje sy? -hyri ne teme Rafaeli, teksa peshonte ca nga njera kembe ne tjetren.

Korti pohoi me koke dhe i drejtoi rrugen. Ne njerin cep, syte e Rafaelit kapen nje grua rreth te dyzetave qe po qante e ishte akoma u dridhur. Duhej te kishte qene ajo qe e pati telefonuar, Rafaeli s'kishte asnje dyshim. Nje mjek i ishte afruar dhe i kishte hedhur nje batanije kraheve, teksa i ofronte edhe nje gote uje. Si per ta vertetuar se kishte te drejte, Rafaeli degjoi edhe te lehurat e qenit qe rrotullohej me kot rrotull, por pastaj iu afrua pronares dhe shtriu turirin mbi gjunjte e saj. Ndaloi perpara garazhit, gjysmen e te cilit Korti e kishte terhequr perposhte qe te fshihte pamjen lebetitese nga syte e publikut kureshtar.

-Per te mos tmerruar qytetaret, -sqaroi duke treguar me koke nga garazhi gjysem i mbyllur.

-Po, keni vepruar mire, -i rrahu shpatullat dhe u perkul per te hyre brenda.

Aroma e njohur e hapesires se garazhit i hyri ne hunde. Ishin parkuar disa makina ne vijat perkatese ndarese, por ajo qe i terhoqi vemendjen ishte trupi i varur ne qender. Nje prej makinave ishte perdorur si gur per tu levizur, sepse ishte e qarte qe viktima ishte ngjitur aty lart per tu vrare. Litari varej nga siper nje hapesire boshe ne mur, qe lidhej rrotull. Por Rafaeli nuk mund ta percaktonte ne ishte vrasje apo vetevrasje. Nje ndjenje e njohur ia mblodhi stomakun. U perpoq te ndalte te vjellurat.

Kur u afrua edhe pak me afer trupit, nuk u ndal fare tek ngjyra ne blu dhe te verdhe qe kishte marre lekura e viktimes, por tek vete fytyra. E njihte. Pavaresisht se kamerat qe pa me Lauren kishin qene bardhe e zi per tu bindur edhe vete se deshmitari ishte duke e pare skenen, nuk kishte dyshime qe ky ishte Lounje. Me pamjen e turbullt qe i mundesonin kamerat, Rafaeli mund ta priste ate si nje burre dyzet ose pesedhjete vjeç, por mashkulli qe tani nuk frymonte me, nuk dukej me shume se mosha e tij. Diçka i trokiti ne temtha dhe iu kujtua alibia e babait te Neumannit. Feliks Lounje. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now