Kapitulli i pare.

Start from the beginning
                                    

-Po shkoj edhe une ne rajon, -i tha. Kur Samueli nuk u pergjigj, shtoi. -Do te vish?

-Jo, -mohoi. Per te paren here, pas kaq shume ditesh qe kur e motra i ishte diagonostuar me leuçemi, Rafaeli i vuri re boshllekun qe i rrethonte syte. Dukej sikur nuk ishte me aty. Ose ishte thjesht, fizikisht.

Nuk e nguti me tej dhe u largua, duke rrasur duart ne xhepat e xhupit dhe duke e terhequr fort pas vetes. Era e djeshme ishte qetesuar, nuk uleriste me, por akoma ndihej ajri i ftohte qe rrethonte tere kryeqytetin e Gjermanise. Sa kohe ishte bere valle, qe kur nuk kishte rene me debore? Mund ta ndjente akoma adrenalinen qe e pushtoi si nje femije kur bashke me Beatriksin, ndjeu floket e para t'i rreshqisnin mbi floket e dendur ngjyre ari, mbi shpatulla, mbi duart e tyre te bashkuara. Por tani, temperaturat kishin rene nen zero dhe atij po i mungonte dielli, ndriçimi i gjalle qe i falte tokes.

Nxitoi hapat drejt makines se policise, te pares qe e gjeti me çelesin vendosur. Ne te tille menyre, nuk do te kishte nevoje as te shkonte e te pyeste Haroldin ku i kishte çelesat e makinave. Nuk e kishte idene e kujt ishte makina, por nuk e vrau shume mendjen. E vetmja gje qe i interesonte tani ishte te futej brenda ne rajon, te plandosej ne kolltukun e rehatshem me rrota dhe te hante biskota, tek qendronte perballe rezistences se ngrohte, me nxehtesine e saj qe i ngrohte pellembet e duarve dhe i shkelqente tere fytyren, qe tani i dukej sikur i kishte ngrire. I dukej sikur s'po levizte dot as nofullat.

Sapo i dha gaz makines dhe pershkroi nje gjysem rrethi per ta kthyer drejt qe te hynte ne rrugen e pasme, pa nga xhami i pasqyres Heinrikun qe po vraponte pas tij. E kuptoi qe makina i perkiste atij. Hapi xhamin e dritares dhe duke zgjatur krahun jashte, i ngriti doren ne shenje ndjese. Kolegu iu pergjigj duke i drejtuar gishtin e mesit. Mezi e mbyti te qeshuren, por pastaj u kujtua qe nuk kishte askend tjeter perveç vetes ne makine dhe qeshi lehte. Futi krahun brenda, mbylli xhamin e dritares dhe hyri ne rruge. 

Per te shmangur trafikun e mengjesit te asaj te marte te janarit, provoi trikun e vogel qe perdorte Heinriku dhe Stefania. Ne fakt, ishte ideja e Stefanise te hapte sinjalin e policise kur trafiku ishte shume i renduar. Ajo kishte eksperience per te tilla truke, por as Heinriku e as Rafaeli nuk ia linin asnjehere timonin ne dore. Heren e fundit qe Stefania pati prekur timon me dore, perfunduan me ajrbeget e hapur dhe me pjesen e pare te makines ngjeshur pas nje trungu te trashe peme. Iu deshen madje, te degjonin çirrjet e Haroldit qe nuk pushonin kurre. Por tek e kujtoi, duhej ta pranonte qe provoi nje ngrohtesi me te madhe nga ky kujtim sesa nga ngrohesja e ndezur e makines.

E ndezi sinjalin pa u menduar me gjate dhe manovroi me lehtesi permes rrugeve te ngarkuara. E mira kur kishe sinjalin e ndezur, ishte se mund ta kaperceje semaforin me te kuqe pa dashur te prisje gjashtedhjete sekonda te mira, qe dukej sikur nuk donin te kalonin. Buzeqeshi fitimtar kur arriti perpara rajonit. Kishte nje te mire shoqeria me çiftin grindavec. Por perkundrazi, Rafaelit i pelqente Heinriku dhe Stefania. Mund te ishin te kundert, por nese fokusoje fort, do shikoje qe kishin edhe shume te perbashketa. Frenoi fort ne oborr, fiku sinjalin dhe terhoqi çelesin.

Kur doli jashte, ndjeu te ftohtin t'i mbeshtillej rrotull te gjithe trupit. Ferkoi krahet me duar dhe u mbush thelle me fryme, pastaj nxitoi hapat brenda stacionit. Recepsionistja, Mia, i buzeqeshi por dukej shume e zene per t'i thene nje llaf. Sigurisht: ne nje vrasje te sapondodhur, nuk behej fjale te kishe kohe per muhabet. Fillimisht, mendoi t'i drejtohej zyres se tij e te hante biskotat e fundit qe i kishin mbetur nga kutia e biskotave Oreo, por ndryshoi drejtim sapo u kthye per aty. Ishte kureshtar te dinte çfare kishte zbuluar Emiliano me Lauren.

Trokiti lehte ne zyren e Emilianos, duke shpresuar se do te ishin te dy ata. Nuk iu pergjigj kush thirrjes se tij, prandaj e hapi deren me ngadale. Nuk kishte njeri aty, por mbi tavoline gjendeshin pirgjet e te gjitha sendeve qe kishte pasur Xhonatani. E dinte qe duhej te priste dy koleget, por tundimi ishte me i madh se pritja. Veshtroi edhe njehere nga te dyja anet e korridorit, por perveç Mias qe po fliste me ze te larte ne celular, nuk pa askend tjeter. Mbylli deren pa zhurme dhe iu afrua tavolines ku qendronin sendet.

Nje celular i tipit iPhone XS Max, nje kulete e gjakosur prej nga ku dilnin disa kartemonedha te lagura prej lageshtise se debores se djeshme dhe nje çeles te vogel, qe nuk mund ta indifikonte ne ishte çeles shtepie a makine. Zgjati me ngadale doren drejt celularit edhe pse nuk ishte shume i sigurt ne po bente gjene e duhur. Si per ironi te fatit, e ktheu edhe njehere koken pas, pastaj e ndezi. Ne ekran, kishte nje kod te zakonshem me shkronja. Psheretiu lehte. Duhej t'ia kishte marre mendja: kjo ishte si i mbanin te rinjte celularet ne keto kohe. Nuk do e veçonte veten, sigurisht.

-Hej, -degjoi zerin e Emilianos dhe kur u kthye me celularin akoma ne dore, i gjeti te dy koleget perballe vetes. Iu duk vetja budalla ne ate situate qe e kapen. -Mendoja se ishe akoma ne vendngjarje. C'ben ketu?

Iu afrua dhe i terhoqi celularin nga duart. Rafaeli nuk kishte si te mos ndizej nga inati me terheqjen qe i beri Emilianos celularit qe mbante ne duar. Mbase nuk duhej t'i kishte prekur menjehere sendet, po, por nuk kishte bere diçka te palejueshme qe t'i reagonte ne ate menyre. Por nuk e beri me kot me fjale. Nuk kishte ndonje simpati te madhe per Emilianon, perveç faktit qe ishin kolege dhe bashkepunonin se bashku.

-Samueli me tha se kishit ardhur ketu dhe meqe nuk ju gjeta ketu, mendova t'ju ndihmoja, -u justifikua.

-Po, -Emiliano tundi lehte koken ne shenje pohimi. Tjetri e kuptoi sakaq se ishte ironi, por iu duk budallallek ta vazhdonte debatin. Nuk ishte çasti i pershtashem.

-Gjetem nje deshmitar, -u hodh e tha Laura, sikur ta kishte kapur ne çast se po ndizeshin shkendijat e para. Rafaeli u kthye nga ajo. -Kontrolluam kamerat e stacionit te autobusit ne periferi. Pamja nuk kapej e plote dhe viktima nuk dukej: siç duket, nuk e ka kapercyer stacionin, as nuk e ka arritur.

Rafaeli u perpoq te bente lidhjen midis ngjarjes. Ne periferi, ndodhej nje stacion i vetem autobusi, qe mbulohej i teri nga streha prej xhami. Viktima ishte gjetur i vrare disa hapa me larg kesaj strehe, gje qe ashtu siç thoshte Laura, ishte se ai nuk e kishte arritur dot strehen prej xhamit. U perpoq te perqendrohej serish tek koleg'ja qe po i shpjegonte çfare kishte pare:

-Deshmitari duket se e ka pare pamjen, sepse ne nje moment atij i ka ndryshuar çehra e fytyres. Por nuk ka bere asnje reagim, madje as nuk ia ka mbathur. Ka qendruar per nje moment me syte e ngulur drejt vendit ku ka ndodhur vrasja, tek viktima. Pastaj, ka veshtruar serish perpara sikur po priste ndonje autobus ose dike.

-Kur u largua? -pyeti. Te kishe deshmitar do te thoshte te kishe tere mundesine e botes per te hyre me shpejt thelle brenda çeshtjes.

-Rreth ores 3. U largua vetem, nuk erdhi asnje autobus ta merrte. -Rafaelit ia kishte rrokur mendja kete gje. Me ate ere qe frynte dje, stacionet sigurisht qe do ishin zbrazur si ne njerez, edhe ne mjete. -I ra per nga pas, drejt blloqeve te ndertesave. Dukej sikur donte te shmangte diçka ose dike.

-Mendon se ka dashur te shmange vrasesin? -pyeti serish.

-Po, mbase. -mblodhi supet. Asgje nuk ishte e sigurt. Por ajo kamere e vetme u kishte hyre kaq shume ne pune. Ai nje person, u kishte hapur nje rruge kaq te gjere.

-Kush ishte deshmitari?

-Feliks Lounje, -u pergjigj sakaq. Dukej e kenaqur nga zbulimi qe kishte bere. Pati nje pauze te gjate, pastaj Laura shtoi. -Kemi nevoje per te tjeret.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now