Kapitulli 14

163 7 0
                                    

*(Teo)
Isha i merzitur, keshtu qe vendosa te shkoja ne nje lokal. Isha ulur diku aty duke pire, kur papritur syte me shkuan tek nje vajze, e cila ishte duke kercyer. Ishte Tiara. Floket e saj, trupi perfekt, cdo gje e saja ishte perfekte! Ajo vajze ka qene e vetmja qe kishte aftesine e vertete per te me bere te ndihem i dobet para saj. Kur me shikonte me ata syte e saj te bukur, isha gati t'ia falja edhe boten, dhe prape me dukej pak per te. U ngrita dhe shkova drejt saj.

Dukej qe ishte e dehur nga menyra si po kercente. U afrova prane saj, dhe i rrethova belin me duar duke e afruar prane vetes. Vendosa koken ne qafen e saj dhe ndjeva aromen e flokeve te saj kacurrela, qe i vareshin deri ne mes te kurrizit. Ajo u kthye nga une dhe akoma nuk po reagonte. Filloi te qeshte. Do falja cdo gje per ate buzeqeshjen e saj! Me pa dhe nuk tha asgje. E kuptova qe ishte aq e dehur sa nuk mundi te kthjellohej e te me largonte. Ndaloi se kercyeri, dhe kenga ndaloi gjithashtu. Papritur u degjuan tingujt e nje kenge tjeter. Ishte nje nga kenget qe pelqente ajo, e degjonte shpesh kur ishim bashke ne makine. "Perfect" nga Ed Sheeran. Ajo vendosi duart rreth qafes time dhe me perqafoi, ndersa duart e mia ishin rreth belit te saj. Ne ato momente, te dy ishim ne vendin e duhur, ne krahet e njeri-tjetrit. Edhe pse nen efektin e pijes, te dy e gjetem vendin te cilit i perkasim. Po kercenim ashtu te perqafuar prane njeri-tjetrit....

-Te dua!- i thashe me ze te ulet ne vesh, nuk jam i sigurt nese e degjoi se cfare i thashe, por buzeqeshi serish dhe vazhduam kercimin.

*(Tiara)
Teksa isha duke kercyer, ndjej dike qe erdhi prane meje dhe i vendosi duart rreth belit tim duke me afruar prane vetes. Nuk e di pse, por e lejova. Zemra po rrihte shume shpejt. Teksa degjova tingujt e kenges "Perfect", thjesht u ndjeva e sigurt dhe fillova te kerceja ashtu e qete ne krahet e tij.....
Kenga mbaroi dhe u shkeputem nga njeri tjetri. Isha aq e dehur sa mezi qendroja ne kembe dhe po me merreshin mendte. Pervec se e dehur, isha edhe shume e lodhur. Pashe Alean qe po afrohej.

-Tiara, nga u zhduke keshtu? A je mire....

-Mire jam....- pashe nga personi me te cilin kerceva, ai buzeqeshi lehte dhe ajo buzeqeshje ishte e njejte, une e njihja ate buzeqeshje. Por isha aq e lodhur sa nuk po beja dot lidhjen. Ai u largua. Alea me mbajti deri sa dolem nga lokali dhe me futi ne makine.

-Mundohu te mos flesh Tia..., te paska zene gjumi....

*(Alea)
Per nje moment, Tiara me humbi nga syte. Po e kerkoja dhe e pashe ne mes te lokalit duke kercyer me Teon! Doja te shkoja prane tyre ta merrja por ndalova. Kur e pashe ashtu ne krahet e tij, ishte aq e qete! Te dy po kercenin njesoj sikur te mos ishin ndare kurre. Ndonese nen efektin e alkoolit, te dy ndiheshin te sigurt prane njeri tjetrit. Mendova:" Pse nuk mund te jene bashke, kur ndjejne kaq shume per njeri tjetrin? Pse duhet te vuaje kjo shoqja ime kaq shume?" Kercimi mbaroi dhe une e ndihmova deri sa arritem tek makina.
E kishte zene gjumi. Kur arritem, e zgjova dhe ngadale u futem ne shtepi. E ndihmova te shtrihet dhe shkova te fle.

*(Tiara)
U zgjova ne mengjes me nje dhimbje koke te tmerrshme. Isha e lodhur. Po behesha gati te ngrihesha, kur ne dere hyri Alea.

-Mirmengjes bukuroshe e fjetur!

Qeshem te dyja.

-Mban mend gje nga mbreme?- me tha dhe me pa cuditshem.

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now