𝓬̧𝓲𝓯𝓽𝓲 𝓲 𝓯𝓾𝓺𝓲𝓼𝓱𝓮𝓶

12 1 0
                                    

Ernios lexon mesazhin e derguar nga Danjeli ,vazhdon ta lexoje deri ne fund e sa me shume lexon ,aq me shume per te qeshur i vjen .Nje deshire e madhe per t'ja nisur ate mesazh Rebekes ishte ende brenda tij ,por ka nje detaj te vogel,Rebeka dhe Arditi dyshuan te ai ,keshtu qe le te niste loja .

-"Po ,do te sigurohem qe ata te dyshojne tek une ,ti thjesht mos trego asgje per te kaluaren time ,te pergjerohem."-i kthen ai pergjigje Danjelit ,i cili ishte duke menduar se gjithçka po shkonte sipas planit .Ne fakt ,Erniosit as qe i interesonte nese te tjeret e merrnin vesh te kaluaren e tij ,ne fund te fundit secili ne jete e ka pasur nje te kaluar e kjo s'eshte ndonje gje e madhe per t'u merakosur .

Arsyeja madhore perse ai po i mbante lojen Danjelit ishte e thjeshte  dhe nuk lidhej aspak me friken nga zbulimet e te dyja paleve.
-"Nese e paskan marre vesh te kaluaren ,le te perballen me pasojat."-mendoi ai.

-"Nuk ishte Ernios ."-thote Arditi tek Rebeka.
-"Sigurisht qe nuk ishte Ernios ."-ia ktheu Erla ,e cila ishte duke i rregulluar floket shoqes .
-"Si mund te ishte ai kur ju e keni gjithe kunjen me Danjelin? Seriozisht e keni qe ia hidhni fajin dikujt te pafajshem?"-vazhdoi ajo me qortime.
-"Qetesohu moi vajze ,ne thjesht deshem te siguroheshim."-pergjigjet Rebeka.
-"E tani qe u siguruat çfare ndodhi,asgje.Madje ,ne vend qe ai te kishte besim te ju,ju e larguat nga vetja ,kjo po qe eshte taktike e gabuar ."

-"Mendoj se ne vend qe te flasim per taktika kur behet fjale per Erniosin ,duhet te matemi mire ."-ia kthen Arditi asaj ,i zemeruar se perse te dyja shoqet e tija me te mira e shihnin Erniosin si gur ne lojen e tyre.

-"Po ti pse je kaq i nervozuar sahere qe ne mundohemi te flasim keshtu per ate introvertin?"-hedh Erla dyshime te ngjashme me ato te Rebekes .

Te dyja i mbajne syte te fytyra e pashqetesuar e Arditit .

-"Sepse eshte student i ri dhe studentet e rinj nuk duhet te kene frike te qendrojne ne kete vend ".
-"Pra ti je i merakosur vetem per statusin e asgje tjeter ,i sigurt?"-e ngacmon ate Rebeka per te panumerten here brenda atyre diteve.

-"Sigurisht qe po zemer,mos harro qe ti je e dashura ime ."
-"Ju me beni te qesh me shpirt ,e dashura thote ,po çfare e dashure thua ,ti ate e ke si motren e vogel ."

-"Po leri ato e dashura e ketij ,Arditi me siguri as vete s'di çfare pelqen e çfare nuk pelqen ."-thote Rebeka me tallje.

-"Seriozisht,ti Ardit e ke menduar ndonjehere se çfare tipi pelqen,a te pelqejne femrat e bollshme ,a te pelqejne femrat e dobeta,e ke menduar ndonjehere ,kot sa per muhabet po them."

-"E kush tha qe ky pelqen femrat njehere ne rradhe te pare ?"-ia kthen pergjigjen Rebeka asaj duke qeshur me te madhe ,jo per ofendim po per ngacmime qe i shkonin pershtat shoqerise se tyre te ngushte.

-"Ka mundesi mos te flasesh me ti?"-flet me ne fund Arditi ,duke buzeqeshur .
-"Jo ,do vazhdoj te them se ti pelqen meshkujt dhe ky eshte fakt."

-"Me teper rregulloje fjaline si ,do vazhdoj te them se ty te pelqejne meshkujt dhe kjo eshte diçka idjote e shpikur nga une sepse s'kam me çfare te shtyj kohen ".-tha ai duke e imituar mimiken e Rebekes.

-"Hej po seriozisht,Ernios duket tip si i yti,atij i pelqejne librat ,i pelqen te lexoje,nuk flet shume ,eshte i ftohte me njerezit qe s'pelqen ,mendoje njehere ahahah."-vazhdoi Rebeka duke e ngacmuar ate.

-"Madje madje eshte edhe i pasur ,do ishte çifti me i fuqishem i shkolles ."-vazhdon ajo.

-"E dashur Rebeka ,sa per rikujtim,çifti me i fuqishem i shkolles jemi ne te dy,ti dhe une ,nuk ka nevoje per çift tjeter te fuqishem ,jemi ne rregull?"

-"I dashur Ardit,me mua je ne rregull ,por me ndjenjat e tua mbase s'je,ne rregull?"

Ata/AtoWhere stories live. Discover now