𝓰𝓮𝓷𝓳𝓮𝓼𝓱𝓽𝓻𝓪

26 1 0
                                    

Dita vazhdoi edhe pas asaj qe kishte ndodhur .Ne dhomen e Arditit ndodhej Rebeka ,e cila po e ndihmonte me vendosjen e rrobave ne raftet perkates.

-"Perse u largua ne ate menyre Erniosi? Ai ishte gati te degjonte me shume per librat ,mezi priste te diskutonte rreth tyre..."-nise te shprehet ajo ,e cuditur nga cfare kishte ndodhur me Erniosin.

-"Po pra ,edhe une ia sqarova mjaft mire kete ,i thashe se disa pyetje s'i kane bere dem kujt deri me tani.E ai cfare beri? Iku pa me ndihmuar,mbase s'eshte aspak i interesuar ".
Derisa perfunduan rregullimin e sistemimin e dhomes ,te dy hamendesonin ngjarje nga me te ndryshmet ,lidhur me Erniosin dhe ndryshimin e sjelljes se tij.

-" Ndoshta sepse jam nxituar paksa .Por,une desha vetem qe ai te ndihej i mirepritur tek universiteti yne,si student i ri ,plus qe ti vete me the se Ernios ishte personalitet i mbyllur dhe introvert, keshtu qe jam perpjekur qe ne fillim t'i ofroja mundesi te shprehej me teper".-vazhdon Arditi te flase me Rebeken ,qe e degjonte e sado qe e degjonte ,dukej sikur po mendonte dicka tjeter.

-"Duhet ta marresh shtruar ,jo te gjithe jemi njesoj ne kete shoqeri ,ti e di.Kam vene re se Ernios nuk eshte edhe aq i ndjeshem sa na e pershkruan te tjeret,ai eshte i ftohte ,serioz, djale i mire ,vetem se i duhet pak kohe te jete pjese e shoqerise sone".-ia kthen ajo ,e buzeqeshur dhe ne drejtim te kraheve te Arditit per ta perqafuar.

Qe nga dritarja e dhomes se tij dukej pjesa e perparme e oborrit ne te cilin ishte duke ecur i vetem Erniosi.
-"Deshiron qe te shkoj une te bisedoj me te?"

-"S'besoj se ka nevoje ,neqoftese do te ishte i interesuar per t'u bere shoku yne ,do te afrohej vete ".-pergjigjet Arditi per heren e pare tijen me arrogance drejtuar asaj.
-"Thjesht do i duhet pak kohe ,e marrim shtruar me mire ,si thua?"-vazhdoi Rebeka ndersa e perqafonte nga pas Arditin.

Syte e tyre ishin te fokusuar tek Erniosi i vetem ne gjithe ate oborr madheshtor.
E nderkohe,sikur Erniosi ta ndjente se dikush po e veshtronte ,ngre pak koken lart per t'u perballur me te dy ata ,Arditin e Rebeken te perqafuar .

-"Na pa !"-peshperit ajo me ngadale.
-"Na pa ,madje na veshtroi pa pike emocioni"-ia kthen ai.

Pa kaluar shume minuta ,Ernios ul shikimin e largohet qe andej.
-"Si eshte problemi yt ?"-nise te mendoje ai.
-"Je xheloz ,ke ndonje pelqim per njerin prej tyre ,apo cfare?"-vazhdonin keto mendime.

Mendimi me i vertete ne koken e Ernios ishte se nje person straight nuk mund te fliste dot per ate liber ,nuk mund te linte shenime atje ,s'do e kishte prekur fare ne rafte.Kjo gje ishte e sigurte per te ,qe pasi ia kishte rekomanduar ta lexonte njeres nga shoqeve te ngushta tijat e ajo nuk e kishte prekur me dore.
Xhelozia s'kishte lidhje fare ,ai s'kishte pelqim per asnje ne ate shkolle,as besim s'kishte tek ta.

Ernios deshironte vetem qe t'i thuhej e verteta e te mos genjehej sic genjehej nga prinderit e tij .
Ku ishin te vertetat kur dikush qe ti as nuk e njeh e per me teper ne dashuri me dike te seksit te kundert ,mendon se ja vlen te te jape shenime mbi nje histori ne te cilen ti ndoshta mund te ishe personazhi kryesor?

-"Ndoshta babi ka patur te drejte qe prej fillimit ".-mendoi ai ,i zemeruar me kete qe sapo mendoi e njekohesisht ,i zemeruar me te emen qe s'kishte telefonuar.

Ernios e kishte te veshtire te merzitej por,zemerimin e kishte shume te lehte ta shfaqte.Nese do e shihje me kujdes portretin e tij,do te dalloje tiparet normale te nje studenti adoleshent te thjeshte ,e per seksualitetin e tij,askush s'mund te bente hamendesime .Nuk mund te te lejonte personaliteti i Erniosit qe ta kuptoje .

Ata/AtoWhere stories live. Discover now