𝓾𝓻𝓻𝓮𝓳𝓽𝓳𝓮

19 1 0
                                    

Ernios shkeputet nga perqafimi me Rebeken dhe largohet perseri per tek universiteti.Ai perballonte situatat pa u paraqitur i merzitur tek te tjeret por,kesaj rradhe nuk e kishte menaxhuar dot sic duhej.

Rebeka vendos qe te mos e ndjeke nga pas ,ajo thjesht qendron e ulur ne stol e mendon:"-Me ne fund pak qetesi !"

Per te shkuar tek dhoma ,Erniosit do i duhej fillimisht te perballej me Arditin ,i cili dallon syte e skuqur te tij .
-"Je mire?!"-pyeti ai .
Ajo pyetje shoqerohej me shqetesim .
-"Besoj se po "-u pergjigj Ernios me te ulur syte pertoke qe te mos vihej re skuqja e tyre.

Mirepo,Arditi pozicionon doren e tij te majte drejt fytyres se tij,e afron tek mjekra e Ernios dhe e ngre pak ate .
-"Pergjigje e gabuar ."-thote ai

Te dy shkonin diku,me sakte ishte Arditi qe ecte perpara dhe Nerios qe e shoqeronte nga pas.

-"Po shkojme tek biblioteka?"-guxon te pyese Ernios ,i lenduar dhe i frikesuar ,me zerin ne dukje te qete.

-"Jo,po shkojme tek nje vend tjeter ".

Kur Ernios kupton se po ecte drejt dhomes se Arditit atehere e kupton se duhet te ndaloje se ecuri.
-"He pra ,nuk kam ndermend te te kap me zor !"-u shpreh Arditi me shaka ,pa e ditur se c'do i kushtonte ajo fjali.

-"Te duket qesharake ty ? Mendon se eshte qesharake te besh shaka me abuzimin? Jo une e dija qe ishe absurd por qe te ishe kaq absurd s'ma kishte marre mendja".-ia kthen Ernios ,i nevrikosur, me lote ne sy dhe i prekur emocionalisht ,sepse nga ajo fjali i vinin kujtimet ndermend.

Arditi ,pasi qe e kuptoi se kjo e lendoi me shume ate ,kerkon falje:
-"Hej,te kerkoj ndjese sinqerisht.Thjesht,ishte nje shaka dhe une desha te te shikoja te qeshje .Mos mendo se e kam bere qellimisht qe te qaje prape".

-"Gjithsesi"-ia kthen Ernios.

Mberrijne tek dhoma .

-"Mesa duket e paske sistemuar mire vendin ketu ".-thote Ernios me buzeqeshje te lehte .

-"Ah ,me ndihmoi pak Rebeka (duke qene se njeri qe desha te me ndihmonte u zhduk pa lene gjurme )"-vazhdoi te pergjigjej Arditi me shaka.

-"Mbase ai njeri ka pasur arsye per largimin ,mendoje njehere ."-ia kthen Ernios.

-"Me arsye ose jo ,ai njeriu duhet ta dije se eshte njeri i vecante ."-thote Arditi me veshtrimin e fiksuar krejtesisht ne syte e tij. Kjo gje e beri Erniosin qe te skuqej pak ne fytyre ,si cdo here qe vihej ne siklet .

-"Thashe te vinim ketu meqe kam nisur nje novele te re dhe doja te dija mendimet e tua."-vazhdon Arditi te shpjegoje arsyen perse te dy ndodheshin atje.

-"Ke filluar te lexosh novela tani ,s'ke me pune me romanet domethene."-tha Ernios me tallje.

-"E kush tha qe po e lexoja?"
-"Po atehere cfare ,po e grisje dhe deshiron mendimet e mia ne cfare faqeje ta nisesh grisjen?"-iu kthye Ernios po prape me tallje.

Fakti qe ai s'po e merrte seriozisht kete situate dhe fjalet e Arditit po e nervozonin ate.Askush nuk e merrte seriozisht pasionin e tij ne shkrim apo ne leximin e librave,tashme as ai djale per te cilin Arditi kishte shprehur vetem fjale te mira.

-"Une...une..kam filluar te shkruaj nje novele ."-mezi tha ai ,ne pritje te reagimit te Erniosit.

-"Urime !!"-vazhdoi Ernios me tallje ,sikur te ishte dita me gallate e jetes per te.
Kuptohej qarte qe Arditi ishte entuziasmuar me kot .

-"Cfare do te thuash me ke..kete?"-murmurin perseri ai i zhgenjyer .

-"Urime pra ,deshiron dhe ndonje medalje ?"

-"Une te ftova ketu qe te pakten t'i hedhesh nje sy ketyre shkrimeve dhe te thoje ndonje mendim ,kurse ti thua urime? Seriozisht??"-shprehet Arditi me nervozizem ,si kurre me pare.

-"Ah po ,ja ma jep t'i hedh nje sy ,bukur.Ja ,e pashe .Mbarove tani?"

-"Dil jashte !!"-i bertet Arditi .

-"Mos kujto se kisha deshire te qendroja me shume ketu dhe mos harro qe :
"Te urrej me gjithe shpirt".

Ata/AtoWhere stories live. Discover now