-pjesa 3-

12 6 2
                                    

TROKITJE NE DERE.

Ne fakt e degjova qe poshte deren e pare te pallatit e cila u hap e u perplas me inat. E kuptova se kush mund te ishte dhe u ngrita me zhurme nga divani. Ndjeja se kordat e zerit nuk me bindeshin dhe fyti me digjte. Isha vetem ne shtepi dhe ne nje moment me kaploi frika.E dija kete pasi fillova te kafshoja gishtat me force. Por ja qe koha sot na ka vene nje kusht: TE JETOJME. E shkuara eshte nje ikje pa kthim dhe e nesermja nuk duhet pare si e pamundur. Me sakte si dicka qe e kam une ne dore ti jap drejtimin e duhur.Ne libra kam lexuar se nuk duhet të strukem perballe te panjohures apo veshtiresise. E me vjen në mendje thenia e Angele Martin "Te jesh sypatrembur do te thote të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë". Te jesh sypatrembur do te thote ti  kapesh mundesite, kudo qe jane, te çash rrugen permes erresires per te mberritur te drita. Besimi, shpresa dhe mendimi pozitiv janë ngjyrat, busullat, zeri i jetes qe na therret. Nesër agon dita prandaj sot Stiven Kraja do ngrihesh ne kembe,do hapesh ate dere dhe do perballesh me friken tende.

Gjithe ky inkurajim qe i dhashe vetes por perseri po dridhesha duke iu drejtuar deres. Nuk e dija a ishte dora ime apo doreza e deres e akullts por se besoj te jete kjo e fundit. Trokiti celesi. U hap porta. Dy sy te "marre" dhe dy vetulla te ngrysura me dogjen shikimin dhe per pak sedra mashkullore me tradhtoi. Ishte ai perballe meje. Arbor Kraja,biznesmeni me i njohur ne qytet dhe ne te njejten pronari i shtepise. Nuk dua ta quaj si "babai im" pasi dy vite me pare me kishte bere te ndihem si nje i pastrehe,si nje i braktisur ne mes te vapes se asaj dite korriku. Nuk isha me biri i tij dhe kjo me kishte copetuar zemren. Ula syte dhe nuk kisha guxim as te belbezoja nje gjysem fjale. Ndjeja duart e akullta qe me dridheshin,syte me ishin njomur nga lotet e pakte rreth e qark. Ishte hera e paren pas dy vitesh qe e ndjeja frymemarrjen e tij te caluar aq prane meje. Cdo here tjeter qeraja ishte paguar nga Ela. Nuk kisha guxim ti dilja para.

Qeraja do paguhet vetem na prisni edhe pak-thashe me nje ze qe as vete se degjova.

Ne fakt nuk erdha per kete.

U stepa. Kisha dy vite pa e degjuar zerin e tij autoritar.Nuk mund te ngrija syte e te tradhetoja veten para tij.

Na vjen keq do mundohemi

Bir

Ktheva syte lart dhe e pashe ne sy. Syte e mi te njomur nga lotet tani u leshuar rreke ne toke.Kisha dy vite pa e degjuar ate fjale dhe kisha filluar te bindja veten se tashme nuk isha me nje "evlad" i askujt. I vetem ne kete bote. Mu morr fryma dhe ne moment fillova te kollitesha. Ndjeva doren e tij te renduar me unaza  e ore arit mbi sup. U largova tutje dhe nxorra njeren dore perpara tij dhe me tjeter nxorra pompen nga xhepi i tutave. Vuaj nga asma.

Po ushqej trurin dhe zemren se tashme jam i vetem ne kete bote dhe mbiemri Kraja eshte vetem per tu paraqitur si njeri.Arbor Kraja ti e ke nje djale por jo ketu. Hape telefonin dhe dergoi nje zile ne anen tjeter te botes-thashe duke u dridhur e me lot rreke. Po jam plot 25 vjec dhe po qaja si femije para tij. Fundja dua apo sdua une, i mire apo i keq, i pasur apo i varfer eshte im ate.

Stiv me degj

Jo ska asgje per ty me Arbor Kraja-thashe dhe perplasa deren duke e lene pas saj. U ula para deren duke qare me te madhe me doren para gojes. Ndjeva ca gervishtje te lehta pas deres dhe u afrova prane saj me shume.

Stiv,jam ne fund. Kanceri po me mbyt. Lufta mes nesh eshte edhe 2 muaj. Nuk dua te me falesh per asgje pasi eshte teresisht faji im por dua te me premtosh qe pas vdekjes sime do kujdesesh per Alean. Ta mbash prane vetes dhe ti falesh dashurine vellazerore qe dy vite i mungon-dhe futi nje zarf te bardhe poshte deres. Shtepine e kam kaluar ne emrin tend bir. Te kerkoj falje per cdo gje. Per cdo lot,per cdo vuajtje por ja qe Zoti mi hapi syte vone. Paskam qene duke mbajtur gjarprin prane vetes dhe largova te voglin tim nga vetja. Por ja dhurata e Zotit do me vije per dy muaj. Te dua shume bir.

Kisha ngelur i shokuar dhe hapa deren e gjeta te gjunezuar prane deres me lot ne sy. Hera e pare qe e shihja tim ate me lot. U ula prane tij dhe e mbeshtolla me krahet e mi. Fundja po te mos e beja une kush priste ta bente tjeter.

Foli Stivi :

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 03, 2022 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

PANORAMA E IRIQITWhere stories live. Discover now