-aron filozofi-

16 7 2
                                    

FLET ARONI:

Ai mengjesi i zymte i asaj dite te ftohte shkurti na gjeti me kokat poshte jorganeve.Pse te dilnim jashte asaj shtrese te ngrohte prej pellushi e te perballeshim me nje rryme qe do na perplaste ne nje cep per te mos na i hedhur syte me? Ndonjehere pyes veten valle a jemi vetem ne qe vuajme kaq shume? Ndonese kemi njeri-tjetrin na duket sikur gjithe te tjeret na i kane mbyllur dyert e nuk duan tia dine. Madje madje as vete ato qe na sollen ne jete. Ku vajti njerzilleku valle? Te pakten tju kemi ketu per mbeshtetje morale se per te tjerat u pa puna. Ngritjet dhe ngjitjet e jetës sone gërshetohen me dështimet  dhe zhgënjimet. Ku eshte kjo pikez lumturie e qetesie aman?Jeta nuk është lëndinë trëndafilash kete e di por pse  gjembat e saj thumbojnë fort dhe gjithmone neve? Mendimi për të qenë i fortë dhe për t'ia dalë mbanë gjithçkaje me guxim duhet te shtyhet nga dicka e bukur,e lumtur qe duam ta kemi perseri. Por duke qene se ne nuk kemi pare akoma nje dite te bardhe qe kur vume gjurmet e para ne kete shtepi cdo ide e bukur na duket e larget.

Aman se u bera filozof. Por kam kaq shume per te thene mbi jeten time sa nuk do dilnin gjithe faqet e botes.U solla ne krahun tjeter sikur doja te kerkoja pak paqe me veten e te mos lejoja me te grindeshin brenda meje miliona mendime qe me fusnin stresin.Ngrita koken pertej botes se ngrohte te jorganit dhe pashe krevatin e zhubrosur te Stivit bosh.

"si gjithmone dembel ky njeri.me hoqi edhe ate cope truri qe me ka ngelur" mendova dhe duke turfulluar i dhashe nje te rregulluar te dy shtreterve dhe dola ne koridor. Ngjante era spital dhe kishte rene nje qetesi qe me mungonte qe prej kohesh. Por ne te njejten kohe me hypi frika deri na palce. Zakonisht disa gjera qe ke kohe pa i perjetuar kur te vijne keshtu si papritur me shume te fusin friken sesa te lene mbresa te mira.Kalova nje sy nga kuzhina nga ku po vinte nje arome bezdisese specash dhe ma mori mendja se ishte Ela duke gatuar po te njejten dreke si cdo dite.

Gjesi El-thashe me ze akoma te pergjumur dhe u shtriva ne divan. Degjova se si fiku gazin dhe erdhi prane meje. Nuk e kuptoja ate vajze. Ose me sakte nuk doja ta kuptoja. U ul prane meje dhe beri nje kalim me doren e njomur nga uji mbi floket e mi.

Kot e ke se nuk kam zene morra jo-thashe duke qeshur dhe largova koken me delikatese. Ndjeva shikimin e saj lutes ndonese si kisha syte tek ajo.Me digjte ne shpirt ai shikim.

Si po ja bejme per qerane kete muaj?- ktheva syte jeshil ne drejtim te fytyres se saj per te ndyshuar situaten e sikletshme qe ishte krijuar.Por sikur ajo nuk donte te dilte nga ai iluzion qe kishte vetekrijuar.

Cfare po benit mbreme ne shi me Amberin?-pyeti me nje ze te cuditshme qe mua mu duk si xhelozi.

Me kishte zene gjumi padashje-thashe dhe u ngrita duke mos dashur ti jap aspak llogari kjo pasi situaten time me Amberin nuk e di askush ne ate shtepi a jashte saj.Ndoshta Neri dicka ka kuptuar por akoma jo.

Aron!-tha dhe me terhoqi perdoren edhe njehere prane saj.

Me ler se do shkoj vetem pak ne dhome.

Mos valle ka ndonje gje mes teje dhe Amberit?

U stepa.Cfare te thoja? Si ta genjeja?

Mos fol budallalliqe moj po shko se po te digjen specat-thashe me tallje dhe u largova.

Eshte fikur gazi nuk kane nga digjen por po ashtu duhet te fiken edhe ndjenjat tuaja nese ekziston dicka e tille-tha me bindje. Isha ne kembe para deres dhe u ktheva me inat te hapur. 

Me fal? Nese ka dicka te tille,qe nuk ka por ta zeme sikur ka,ty cfare te duhet? Dime ne si te veprojme nuk te ka kerkuar dhe nuk do te te kerkoje njeri mendim ty-thashe dhe u largova duke terhequr deren pas vetes.

"futja kot sikur te mos na mjaftonin problemet e tjera na doli edhe kjo tani"

U drejtova per ne dhomen time por kembet me derguan ne dhomen perballe. Ate te Amberit dhe Nerit. Trokita lehte dhe degjova nje "hyr" te zbehte. Futa koken time me floke te shpupurishur brenda dhe pashe Amber dhe Nerin te shtrira ne krevat te cilat me buzeqeshen.

Gjesi shkurre-tha Neri me  buzen ne gaz. Me e vogla e shtepise qe cdo moment na jepte pak hare ne shtepi . Ndez paksa lumturi ne zemrat tona te cilat cdo moment ndihen te braktisura nga ne.(kur them me e vogla eshte plot 21 vjece xp)

Qyre qyre morri qenka ne qejf sot-qesha dhe u afrova prane tyre. Me hapni pak vend aty ne mes.

HAHAHAHHA nga do vesh o Aron apo do na hedhesh te gjitheve ne toke?!-degjova Amberin duke qeshur. Ktheva shikimin nga ajo dhe e pashe teksa buzeqeshte. Per ate vajze kisha vetem nje mendim pavarsisht cdo gjeje te ftohte qe jeta na servirte.

-edhe sikur te zhgenjehem,te copetohem a thyhem ne 1000 copa nuk pendohem qe i kam besuar e kam humbur me te pasi me te vertete dashuria eshte kompozimi i nje shpirti te vetem qe jeton ne dy trupa te ndryshem-(aristoteli ka ditur cfare ka folur)




PANORAMA E IRIQITOù les histoires vivent. Découvrez maintenant