DADDY'S GIRL-20

495 34 43
                                    

-Je mirë tani, të ranë nervat?

-Si mendon ti, hë? Të mos më kishin rënë nervat s'do të të kisha puthur tani djalosh.-iu përgjigja me zë lajkatar duke e ia përkëdhelur pjesën e poshtme të buzës me gishtin e madh.- Por..

-Hahaha gjithmonë ka një por..

-Epo për çdo veprim ka një kundërveprim. Fjalët e tua më lënduan, prandaj më detyrohesh disa përgjigje. Je dakort?

-Them se po, vetëm mos u trego shumë shpirt ngushtë sheqer.

-Po, po. Ajde ulu tani në karrige dhe m'u përgjigj.

-Jepi.

-E para dhe pyetja më skandaloze që duhet ta dija që në fillim. Sa vjeç je? Të lutem më thuaj që je mbi 18 se s'dua të jem duke kryer pedofili.

-Hahahahaha pse të dukem gjë si ndonjë adoleshent 17 vjeçar unë ty?

-Kështu në paraqitje s'je keq, të merr më qafë, po këto hormonet e sotme po japin shumë efekt, po ngjajnë 15 vjeçarët si 20, prandaj duhet të sigurohem. Përgjigju tani.

-Hahaha, për fatin tënd të mirë jam 24 vjeç sheqer. S'ke kryer asgjë të paligjshme qetësohu sheqer. Pyetja tjetër tani.

-Hmm ke motra, vëllezër?

-Po, kam një vëlla tre vjeç më të vogël se unë, vazhdon shkollën e lartë këtu në Nju Jork.

-Oo shumë mirë, paska një moshë me mua. Po prindërit ku jetojnë?

-S'i kam asnjërin nga prindërit, jetoj vetëm.- m'u përgjigj shkurtimisht.

-Oh më vjen keq!

-S'ka pse të të vijë, s'është faji yt.

-Mbase mund të të ngushëllojë sado pak fakti që as unë s'e kam mamin, kurse me babin s'i kam e aq mirë marrëdhëniet. 

-Babin s'e kam njohur, e la mamin që kur mori vesh që kur unë isha vetëm tetë muajsh, kurse mami ndërroi jetë gjatë lindjes së vëllait, kështu që s'jam mësuar me atë dashurinë prindërore, vetëm disa kujtime të vagulluara tek tuk dhe kaq. Jam rritur nga gjyshërit nga ana e mamit në një fermë në periferi të Nju Jorkut, derisa ndërruar jetë që të dy: gjyshi 5 vite më para, kurse nëna vetëm para 1 viti. Tani jam vetëm. Kam e vëllain, po me atë zëre se s'takohem fare. Nejse boll folëm për mua tani, më trego ti për veten.- më tha me sytë e përlotur, por të fortë mjaftueshëm sa për të mos rrëshkitur nëpër faqet e tij.

-Ncuq ncuq babe, sot drejtoj unë. Ti vetëm përgjigju.

- Dua të të puth kaq fort tani.- më tha duke i ndriçuar sytë nga lotët që po luftonin nqs duhejt të rridhnin lirshëm apo të qëndronin aty nëpër kanale.- Më pëlqen kaq shumë kur bën si e egër.

-E kush tha që s'jam,- iu përgjigja duke i nxjerrë gjuhën. 

-Jo, jo askush.- i ngriti duart në shenjë dorëzimi duke qeshur në mënyrë lozonjare.

-Hmm, okay. Dua të di kujtimin tënd më të bukur nga fëmijëria.

-S'është se kam shumë në fakt. Prit të kujtohem.- U fut brenda në atë botën e tij që po përpiqesha aq shumë ta zbuloja e të bëhesha e unë pjesë e saj. Megjithëse jo shumë kohë më parë më dukej e pamundur të thyeja muret që Xhoshua kishte krijuar, tashmë më ngjan sikur po bëj një punë goxha të mirë, po i godas muret e tij pak nga pak derisa të mos ketë ngelur më asnjë tullë që të më ndërpres vështrimin përmes shpirtit të tij.- Mbaj mend vagëllimthi kur isha diku dy vjeç e gjysmë, në një natë dimri ishim mbledhur rreth oxhakut nëna, gjyshi, mami e unë. Kisha hipur në prehrin e mamit e isha mbështjellë pas kraharorit të saj me njërën dorë mbi barkun e saj që kishe filluar të dukej e me atë zërin e një fëmije thashë qetësisht:

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now