DADDY'S GIRL-9

598 68 47
                                    

Përqafova errësirën aq thjesht, aq shpejt. Drita më flaku tutje me shpejtësi sikur të kishte qënë në pritje të kësaj dite, të kësaj dite që shumë do të thoshin të mallkuar, por jo, kjo është një ditë e bekuar, një ditë ku shpirti im më në fund fle, bie në gjumin e përjetësisë, gjumin përthithës si një ngjanë në fundin e lumit.

Përhumba në errësirë, por isha e lumtur pasi duhet të ikja ashtu siç erdha, shpejt dhe e vetme. Askujt s'do t'i mungoja, askush s'do të kujtohej më për mua, askush s'është kujtuar ndonjëherë, gjithmonë kam qënë vetëm dhe vetëm do vdes, po po do vdes.

Buzëqesha. Buzëqesha si e marrë teksa ndjeja që sytë po më mbylleshin pak nga pak, buzëqesha dhe më shumë kur po ndjeja një dhimbje therrëse në stomak, pasi këtë meritoja unë, asgjë më shumë, asgjë më pak. Meritoja vuajtje. Meritoja ankth. Meritoja vdekjen.

E megjithatë, sado e lumtur që isha që po liroja shpirtin nga hekurat e trupit tim, kur ndjeva sikur një dorë po më shtrëngonte gjithë organet një e nga një, gjithmonë e më fort, shqeva sytë. Instikti i mbijetesës po mbizotëronte, po ndjeja frikë, po qaja derisa gjithçka mbaroi me aq. Ftohtësia më pushtoi.

...

-Shpejt shpejt, shpëtojeni!- Zëri i Xheksonit gumëzhinte nëpër korridorin e spitalit. Rrotat e barelës vraponin si të çmendura dhe ngjante sikur nga momenti në moment do të dilnin nga vendi. Abigeili qëndronte e shtrirë me maskën e oksigjenit në fytyrë dhe doktorët përreth po bënin ç'ishte e mundur që ta ndihmonin. Një hapje dere, një kërcitje shurdhuese, një përplasje dhe pritja, këto ishin dhuratat e Xheksonit për tradhëtinë e tij. Po i gjuante murit dhe ulëriste se ishte vetëm faji i tij, por s'e dinte që ai vetëm sa përfundoi atë që nisi i ati i Abigeilit, ai ishte ajo pikla e fundit e ujit që derdh gotën e tejmbushur, ishte ajo gjilpëra që shpon tullumbacen plot e përplot me ajër. U ul në stolat e akullt të spitalit dhe po priste. Shpresonte që kur doktori të dilte nga ajo dera e bardhë përballë tij të buzëqeshte i lumtur që e kishte përmbushur si mos më mirë misionin e tij, por kishte dhe shumë frikë duke parë gjendjen mjerane të Abigeilit. S'kishte dashur asnjëherë që ta mërziste, por as kishte dashur t'ia falte zemrën asaj.

Ai s'ishte ai tipi i qëndrueshëm në një marrëdhënie, kishte një shpirt aventurier, donte të eksploronte nëpër trupat e zhveshur të shumë femrave, nuk premtonte dot përgjithmonë, sepse përgjigjmonë për të është vetëm një ditë. Megjithëse kishte një tërheqje të çuditshme ndaj Abigeilit, megjithëse kishte një dëshirë kolosale për ta mbrojtur, s'e gjente dot veten në krahët e saj.

Vuri duart në kokë dhe po tundej në atë hapësirën e vogël që i i ishte falur dhe po mendonte, i trembur se ai mund të ishte vrasësi i shpirtit të Abigeilit, kur ndjen zërin çjerrës të të atit të saj që ulëriste:" Ku është vajza ime?! Dua të takoj vogëlushen time!"

Ndoshta ishte kujtuar shumë vonë për të, ndoshta jo, vetëm koha mund ta tregonte. Dhe sikur Zoti të mos donte ta linte të priste më, doktori doli nga salla. Si Xheksoni dhe i ati i Abigeilit i shkuan pranë me nxitim dhe po prisnin në ankth përgjigjen e shumëpritur dhe sfilitëse dhe si për dreq doktori nuk fliste, por vetëm po i studionte që të dy, si të donte të analizonte situatën në të cilën ishte gjetur pacientja e tij.

-Atëherë!- u dëgjua zëri i Xheksonit që theu heshtjen. Doktori i ngriti pak më lart syzet me gishtin tregues të dorës së majtë, u kollit njëherë për të pastruar zëri dhe më në fund foli.

-Ishte shumë e vështirë. Gjaku i saj kishte përthithur shumë helm nga sasia e lartë e pilulave që pacientja kishte pirë, por duke qënë se djali këtu e solli menjëherë pasi pacientja i kishte pirë pilulat, arritëm ta shpëtonim. Megjithëse s'është në gjendje kritike, dua që të qëndrojë disa ditë këtu.

Si i ati, edhe Xheksoni morën frymë thellë të çliruar. Gjithë ai ankthi i orëve të kaluara u konvertua në lot, të nxehtë dhe të shpejtë.

-Mund ta takoj vajzën, ju lutem?- pyeti i ati i Abigeilit me gjysmë zëri.

-Fatkeqësisht jo. Tahmë ajo ka nevojë të pushojë, më vonë mund të shkoni. Oh dhe doja të diskutoja diçka me ju. Nëse ka mundësi, mund të vini në zyrën time?

-Po sigurisht!- pa njëherë nga Xheksoni si të sigurohej që ai do të qëndronte aty dhe pasi mori aprovimin e tij, u nis për në zyrën e doktorit.

-Mund të uleni!

-Faleminderit!- duke pritur se çfarë mund t'i thoshte mjeku, duart po i djersiteshin nga sikleti. Po e shikonte drejt e në sy në një pritje të ethshme.

-Kjo nuk është hera e parë që Abigeili pi këto lloj pilulash!- kumboi zëri i doktorit në hapësirën e madhe boshe të zyrës së tij.- E dinit apo jo?

-ç..çfarë jeni duke thënë?

-Po! Pilulat që Abigeili kishte pirë sot me shumicë janë pilula dobësimi dhe nga rezultatet e analizave të gjakut, u konfirmua që këto pilula janë marrë rregullisht.

-Mendoja se e privonte veten vetëm nga ushqimi, por edhe këtë ma premtoj kohë më parë që do hiqte dorë, por që pinte dhe pilula këtë s'ma kishte marrë kurrë mendja.- tha i i tronditur. Kishte menduar se e njihte vajzën e tij, por vetëm tani e kuptoj se sa larg saj paskësh qënë.

-Do t'ju sugjeroja që të mos e merrnit në shtëpi, pasi ta nxjerr unë nga spitali, por ta çoni menjëherë në një qendër rehabilitimi. Tentimi i saj për vetëvrasje do të thotë që gjendja është kritike dhe ti s'mund të bësh asgjë për ta ndryshuar. Nqs ke dëshirë mund t'ju rekomandoj një qendër rehabilitimi shumë të mirë në qendër të qytetit. Zotëri po më dëgjoni?!

-Po po më falni, po mund të më jepni një kartëvizitë të qendrës.

-Po sigurisht!

Doktori shkoi drejt tavolinës së tij dhe hapi një raft e prej aty nxori kartëvizitën.

-Urdhëro!

-Shumë faleminderit! Mund të largohemi?- pyeti si nëpër tym.

-Po patjetër!

E hapi derën me vrull dhe u nis për tek vajza e tij që po dergjej symbyllur në krevatin e spitalit. Po e shikonte që jashtë trupin e saj të brishtë dhe donte ta përkëdhelte dhe t'i thoshte se ishte e vërtetë që ajo ishte një gabim, por gabimi më i bukur i jetës së tij dhe për të cilin nuk do të pendohej kurrë.

" Hapi sytë bijë, babushi është këtu, këtu kam qënë gjithmonë, ose mendja se kam qënë! Të lutem hapi sytë dhe të premtoj se do bëhem babai i denjë për ty vogëlushe."

U mbështet pas xhamit dhe lotët po i rridhnin curg. Erërat e ftohta veriore kishin përpirë qetësinë në familjen Xhons dhe mesa dukej do të zgjasnin për shumë e shumë kohë.

Një dorë në shpatull e nxori nga bota e tij zotin Xhons. Ishte Xheksoni që donte t'i tregonte se një zjarr i vogël bubulak po ndizej sërishte avash avash mbrpa një shkëmbi të mbojtur nga erërat e ftohta. Sytë e këtij zjarri u hapën sërisht për të ndriçua mbi këtë botë dhe për të mos u shuar për një kohë të gjatë.

-Abigeil zemër u zgjove!- bërtiti zoti Xhons i lumturuar dhe e hapi derën me nxitim, e megjithatë s'e dinte që po ta prekësh zjarrin digjesh dhe ai do të digjej shumë rëndë.

***Heyyyy! Erdha prape pas nje mungese cik te gjate, sorry po shkolla ka bere te veten dhe s'kam fare frymezim, s'e di pse. Po mendoja te mungoja ca kohe ketu ne wattpad se mos me vjen frymezimi prap po s'e di, me kismet.

S'ishte kapitull i gjate e di po kaq munda te beja, shpresoj ta keni pelqyer dhe ju dua te gjitheve. Faleminderit qe s'merziteni duke pritur!

Oh dhe degjojeni pak kengen lart, eshte super!***

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now