DADDY'S GIRL-14

483 51 12
                                    

-Hmm..hmm-gërrica kështu pak fytin për të tërhequr vëmendjen e djalit që ishte shtrirë për shtat palë qejfi në një prej dy krevateve në dhomën time. Krevati që ai kishte zgjedhur për t'u qetësuar dhe për ta shtriqur trupin e tij gjigand ishte pikërisht krevati im. S'i hynte në sy tjetri sepse ishte i papërgatitur ende. Sa ironike. - Hej ke ndërmend të ngrihesh prej aty apo ke zënë rrënjë?-e pyeta ftohtë, duke i mbajtur duart e kryqëzuara, njërën vetull të ngritur lart dhe ndërkohë po përplasja këmbën e djathtë në tokë me padurim.

-Ti duhet të jesh shoqja ime e dhomës?- më pyeti duke u kthyer në brinjë dhe duke e vënë dorën në kokë për të mbajtur peshën.

-Të njëjtën pyetje kisha dhe unë, po fatkeqësisht besoj se përgjigjen e dimë që të dy shumë mirë, prandaj po ta bëj të qartë që tani. Pikë së pari ai ku je shtrirë ti është krevati im, prandaj ngrihu që aty e shtrihu si të duash tek krevati jot, kjo rugica e vogël këtu mes dy krevateve do të thotë "Mos e kalo kufirin!" kupton, ti s'ke punë nga ana ime e as unë nga jotja. Oh se harrova:"Mos i prek gjërat e mia me dorë, duke më përfshirë dhe mua okay, u kuptuam?!

-Ngadalë sheqer se t'u mor fryma ngadalë. Përsëriti e njëherë fjalët se s'të kuptova.

-Debil!- i bërtita dhe i hodha jastëkun e tij në fytyrë.

-Nevrike!- ma ktheu ai duke qeshur me të madhe si histerik.

-Injorant!

-Barbie!

-Acarusss!- thashë duke m'u dridhur zëri nga inati.

-Sheqer!- më tha si përfundim duke ma pëshpëritur këtë të fundit në vesh dhe duke u drejtuar për në krevatin e tij.

-Më në fund!- e pashë shtrembër dhe shkova të nxirrja një palë çarçafë të tjerë nga rafti. I hoqa ata që ishin shtruar dhe fillova të shtroja këta të tjerët kur vura re shikimin ngulitës të shokut të dhomës.

-ça dreqin që më shikon ashtu, s'kam ndërmend të më zëri ndonjë sëmundje.

-Oh zemër, ti ndërroi sa të duash çarçafët, por era ime ka për të mbetur gjithmonë aty. Sa herë të mbullësh sytë ajo do të bëhet më e fuqishme, më dehëse dhe shumë shpejt ka për t'u kthyer në drogën tënde.

-Në drogën e syve!-iu kundërpërgjigja, mbarova së rregulluari krevatin e dola nga dhoma duke përplasur derën e duke lënë pas maniakun që më kishte nderuar me prezencën e tij.

-Oh dhe unë quhem Xhoshua,-deklaroi duke e nxjerrë kokën tek dera e hapur zgrifët. S'i kushtova fare vëmendje, por përkundrazi vazhdova të ecja e më shpejt në drejtim të këndit të argëtimit.

-Hej, hej po ti si quhesh?-më pyeti, por kësaj radhe jo që nga dera, por ngjitur me mua, dora e tij sipër shpatullës sime. Ia ngula sytë tërë nerva derisa ai e hoqi dorën dhe më tha.

-Oo, më fal, rregulli i tretë:"Mos më prek!", gabimi im,-pranoi duke i ngritur duart në ajër.

-Abigeil,-thashë qetësisht.

-çfarë?!- më pyeti i çuditur.

-Abigeil, quhem Abigeil, torollak, iu përgjigja pyetjes tënde nëse harrove e bëre pak më parë.

-Oh! Gëzohem që të njoha Abigeil!- dhe filloi të kruajë kokën nga sikleti.

-Epo unë jo!-iu përgjigja dhe e lashë të ngrirë në vend, mora një libër nga biblioteka dhe u ula tek njëri prej parmakëve të dritareve gjigande. Ndërkohë që po lexoja "Simboli i humbur" nga Dan Brown, po më fluturonin me qindra mendime në kokë e të gjitha kishin lidhje me, epo me Xhoshuan. Kur sytë e tij të mëdhenj u ngulën sipër të mive ndjeva një djegie në stomak, që pak nga pak më pushtoi gjithë trupin e si përfundim m'i shteroi gjithë fuqitë tek këmbët, duke m'i bërë si të këputura. E mbylla librin duke e përplasur dhe më pas e hodha diku në cepin e parmakut. Ishte e kot të vazhdoja të lexoja, sepse sytë po lexonin diçka, kurse mendja po thithte diçka krejt tjetër.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now