DADDY'S GIRL-25

406 23 5
                                    

Të gjetur të vetvetes brenda një qendre rehabilitimi është një gjë, por të gjesh dashurinë e jetës gjithashtu, është diçka e një niveli komplet tjetër.
Gjithë jeta ime ka kaluar me një shpejtësi rrufeje, asgjë emocionuese përveç vdekjes së nënës sime, abuzimit tim më pilulat dhe një baba që e ka kaluar pothuaj gjithë jetën e tij brenda mureve të kompanisë së tij. Për këtë nuk ankohem pasi kam pasur goxha liri gjatë gjithë kohës, por ndoshta nuk më është nevojitur ajo liri, ndoshta më është nevojitur më shumë vëmendje e në këtë mënyrë mbase s'do ta kisha shkatërruar gjithë adoleshencën time deri në të njëzetat e hershme.
Megjithatë nuk trishtohem shumë pasi për shkak të mjerimit tim, arrita të njihja Xhoshin, njeriun me zemrën më  të pastër që kam njohur ndonjëherë, megjithëse ai di t'i fshehë shumë shumë mirë ndjenjat e tij, por janë detajet ato që e bëjnë diferencën. Si pershembull kur u shtri ngjitur meje e vuri dorën e tij të ngrohtë mbi fundin e barkut tim për të më qetësuar sado pak dhimbjen nga periodat apo kur lëpihu gishtin tim të gjakosur nga një e çarë e padëmshme,  megjithatë ai donte ta ndalonte me çdo kusht, ose ose kujtimi i orareve të ilaçeve të mia edhe më shpejt se infermieret apo përkëdheljet e tij që të më zinte gjumi shpejt. I lutem Zotit që të dalim sa më shpejt kësaj qendre rehabilitimi e të mund të jetojmë vetëm ne të dy, larg çdo njeriu të njohur, të lumtur përgjithmonë.
-Çfarë ka princeshë ime që duket kaq e menduar?
Qesha pak pasi e kuptova që po ëndërroja me sy hapur e më pas fillova t'i tregoja edhe Xhoshit:
-Zemër nuk e ke menduar ndonjëherë sa të lumtur do jemi bashkë kur të dalim nga kjo qendër? Do zhdukemi diku bashkë, larg, shumë shumë larg nga kushdo, do jetojmë një jetë të qetë, pa e vrarë mendjen për askënd përveç njëri-tjetrit.
Fytyra e Xhoshi u kapërcye nga aq shumë lloj emocionesh e ndjenjash brenda një sekonde, sa mendoja që njeri nuk do të mund t'i kalonte aq shumë emocione brenda një kohe aq të shkurtër.
-Nuk të pëlqen si ide?-e pyeta e habitur dhe deri diku e lënduar.
-Sigurisht që më pëlqen sheqer, normal që po.- Fytyra e tij ndryshoi shprehje si me magji e tashmë gëzimi i tij mund të dallohej qartë, duke më dhuruar edhe një puthje.
-Je i sigurt?!-e pyeta më dyshim.
-Normal që jam. Jam aq shumë i sigurt sa që kam një sugjerim për ty.
-Hm, oke po të dëgjoj...-thashë e pasigurt se cili do ishte sugjerimi i tij.
-Do arratisemi që tani nga kjo qendër.
-Ne...ne cfarëëë!!- Habia dallohej qartë nga reagimi im. U kapa e surprizuar. Pak minuta më parë po mendoja se Xhoshi ishte i pavendosur për të vazhduar me mua pasi të dilnim që këtu, kurse tani kjo. Ishte një bombë, një dreq bombe atomike, por që ndryshe nga ato normalet, kishte një shpërthim të bukur, e adhurova zhurmën që shkaktoi, u dashurova prej saj. Gjithë ëndrrat e mia dukej se po ktheheshin në realitet. Do pyesni veten "Ëndrrat?!!". Epo gjithçka që unë ëndërrojë lidhet me Xhoshin. Xhoshi pranë meje, unë jetoj jetën e ëndrrave të mia.
-Kur?-e pyeta e emocionuar, tashmë e ulur në prehrin e tij.
-Për 3 ditë qendra organizon një shëtitje në park për pacientët më shembullor, pra ata që kanë pasur më shumë progres. Normal që ne të dy bëjmë pjesë në këtë grup. Kjo shëtitje organizohet vetëm një herë në gjashtë muaj, prandaj duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë të jetë e mundur.
-Ëhë, jam tërë sy e vesh. Vazhdo!
-Kur të vëmë në park do gjejmë një moment të përshtatshëm kur infermieret të mos e kenë mendjen, ndoshta Sara bën ndonjë skenë nqs ia kërkojmë ne dhe kështu na krijohet mundësia më e mirë për t'i mbathur. Një shoku im jeton këtu afër, prandaj mund të qëndrojmë tek ai për një dy ditë e më pas do largohemi përgjithmonë.
-Ok.
-Seriozisht je dakort? Njëqind përqind e sigurt, s'do ndryshosh mendjen rrugës.
-Po jam totalisht e sigurt. E bëjmë!
-Oh zemër të dua kaq shumë!- Sytë e tij po shkëlqenin pa masë, më shumë se çdo herë tjetër dhe dukeshin të etur, ndoshta të etur për të qenë i lirë.
Edhe unë isha e emocionuar. Tre ditë dhe më në fund do largohemi prej këtu, tre ditë dhe gjithë jeta ime do ndryshojë. Vetëm për tre ditë.

****Hellou Hellou ky ishte dhe kapitulli i 25-te. Pak më i shkurtër se gjithë të tjerët, por kjo sepse do mundohem ta bëj kapitullin e fundit pak më të gjatë se zakonisht. Po e lexuar mirë, kapitulli tjetër do jetë i fundit, pa përfshirë diçka si prolog.
Është ora 3 e mëngjesit dhe mua s'po më zë gjumi nga kjo vapa e tmerrshme, prandaj e shfrytëzova cik kohën për të shkruajtur këtë kapitullin.
Natennn atyre që janë akoma zgjuar peace & love *****

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now