DADDY'S GIRL-28

790 37 13
                                    

Abigeil,
E di që këto fjalë nuk do ta kthenin mbrapsht lumturinë apo të të bëjnë të harrosh çfarë isha gati të të shkaktoja, por ke të drejtën ta dish arsyen pse u solla në atë mënyrë dhe luajta besimin tënd, me dashurinë tënde.
Zemër. Zemër, sa e largët duket kjo fjalë tani. Ti nuk je më zemra ime, s'ke për të qënë kurrë më. Unë do të largohem nga kjo botë, ndoshta ndërkohë që je duke lexuar këtë letër, unë mund të jem larguar tashmë e ti mund të jesh duke qarë për vdekjen time, apo nuk do qash? Nuk të vë faj, u tregova një kafshë e vërtetë me ty, por kjo s'ka rëndësi, e rëndësishme është që ti të mësosh fytyrën e vërtetë të babait tënd. U habite? Je duke pyetur veten se ç'lidhjr kam unë me babin tënd?
Gjithçka filloi shumë vite më parë Abigeil, kur unë isha vetëm 3 vjeç. Në atë kohë ime më punonte nga mëngjesi në darkë dy punë të ndryshme dhe duke qënë se nuk kishte ku të më linte, më merrte dhe mua me vete.
Ishte ore rreth 12 pa një çerek e natës, kur po ktheheshim për në shtëpi. E kishim rreth 20 minuta larg në këmbë. Mami e rraskapitur po më mbante prej⁰ dore dhe po më tërhiqte pasi edhe unë isha shumë i vogël, kur papritur dëgjuam disa të qeshura që i ngjanin qeshjes së djallit. Mami ma bëri me dorë të mos bërtisja dhe të vazhdoja të ecnim qetësisht. Nuk kaloi shumë kohë kur dalluam siluetat e dy burrave që po vinin nga e djathta jonë. Mami dukej e frikësuar, megjithatë vazhdonte ecte dhe më tërhiqte e mua gjithmonë e më shpejt.
"Uau çfarë zoçke,- u dëgjua zëri i njërit prej burrave, të cilët tashmë po na ndiqnin nga mbrapa".
Fillova të frikësohesha dhe unë e sytë m'u mbushën me lot.
-Ma..Mami kush janë këta burrat?- po e pyesja time më duke e përhequr tek bluza. Ajo s'pati kohë të më përgjigjej pasi njëri prej tyre na ndau me forcë dhe e shuki time më përtokë. Ajo ulëriti nga dhimbja, kurse unë nga frika. Po qaja me dënesë tashmë, megjithatë isha i paaftë ta ndihmoja, isha thjesht një fëmijë tre vjeç, të cilit i duhej të dokumentonte përdhunimin e nënës së tij, jo prej një, por prej dy burrave njëkohësisht. E masakruan. E torturuan. E dërrmuan si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Unë u shtanga, s'po mund të lëvizja dot. Kur ulërimat e sime mëje nuk po pushonin, po çanin qiellin, vendosa t'i hidhesha sipër njërit prej tyre, por e vetmja gjë që arrita ishte gjetja e vetes sime përtokë, të gjakosur. Nuk vonoi shumë e ata u larguan, duke e lënë nënën time të shtrirë në asfaltin e akullt. U zvarritja deri tek mami dhe u shtrua ngjitur saj duke e përqafuar dhe duke i thirrur njëkohësisht dhe po në atë kohë po i thërriste Zotit:" Zot të lutem më bëj të hakmerrem ndaj tyre."
Nuk e di nëse Zoti ma dëgjoi fjalën, por kur ktheva kokën në të majtën time, pashë një kartëvizitë në tokë. Në atë kartëvizitë ishte emri i babit tënd Abigeil. Dhe burri tjetër ishte xhaxhai yt. Ata ndyrsira, ata njerëz të ulët përdhunuan nënën time dhe si fryt i atij akti, mami ngeli shtatzanë, më vëllain tim, Xheksonin. Po Xheksoni, shoku jot është si gjysmë vëllai im, ashtu edhe gjysmë vëllai yt Abigeil, por ai nuk di asgjë nga këto.
Me kalimin e viteve po e ushqeja veten më urrejtje, e fiksova emrin e babait tënd dhe studiova jetën e tij deri sot e kësaj dite. Të kam përndjekur edhe ty, e di që dukem si maniak po më duhej ta bëja, më duhej të merrja hak për time më dhe do ta bëja duke e prekur babanë tënd në pikën e tij të dobët, tek ty, vogëlushen e babit.
Por jeta luajti bukur me mua duke më bërë të dashurohesha me ty. Më fal Abigeil, më fal nga zemra, ti s'kishe asnjë faj për veprimet e ati. Dënimi im është vdekja për atë çka isha gati të të bëja, shpresoj që e Zoti të më falë.
Lamtumirë, zemra ime!"
Lotët filluan të më rridhnin currg ndërsa lexoja e dërrmuar, me duart që më dridheshin atë letër lamtumire. Pak më parë isha në dhomën time duke qëndruar e shushatur pa ditur arsyen që mund të kishte Xhoshi për t'u përpjekur për të më përdhunuar,kur një ulërim më nxorri nga bota ime. Vrapova në drejtim të zërit, i cili vimte nga dhoma ku po e mbanin tashmë Xhoshin. Ai... ai gjendej i shtrirë në krevatin e tij, çarçafët e bardhë të të cilit i kishte lyer me gjakun e damarëve të tij. Vura duart mbi kokë dhe po shkulja flokët ndërkohë që ulërisja. Ç'ishte duke ndodhur më jetën time kështu! Pse Zoti po më bënte të kaloja kaq të këqija, ç'donte të provonte me mua, kush ishte plani i tij.
Zot, kush është plani jot që po më vret kaq shumë? Të lutem ma trego shpejt, nuk mundem më.
Iu afrova Xhoshit dhe e shtrëngova fort  por infermieret po më largonin. Sa e habitshme, pak më parë ai u përpoq të më përdhunonte e ja tek jam unë tani duke qarë për vdekjen e tij ose të paktën ashtu duket. Sapo Kejti më ndau nga Xhoshi arrita t'i dalloja letrën në dorë, të cilën ia zhvata në moment të fundit, për të zbuluar të fshehta të tjera të tim ati, të këtij njeriu që dikur ka qënë idhulli im, kurse tani e vetmja gjë që uroj është që të jetë sa më larg meje, të mos ia shoh më fytyrën. Unë kam një vëlla, Xheksoni është vëllai im. Tërë jetën time kam menduar se kam qënë vetëm, por jo unë paskam një vëlla, një vëlla jashtë martesor, fryt përdhunimi. Në fakt nuk habitem më prej tim ati, pasi e unë jam fryt i kënaqësisë së tij mashkullore.
Ajo letle më shkatërroi totalisht. Nuk kisha më fuqi të ngrihesha, aq më pak të flisja. Vetëm qaja, qaja pa pushim.
Dy infermiere më ngritën e më çuan në dhomën time, më injektuan një ilaç për gjum e kështu përfundoi ajo ditë për mua, e përpirë në një gjum vdekjeje.

Më doli gjumi vetëm pas 20 orësh, për t'u përplasur sërisht në botën e errët dhe të egër e për të marrë vesh se dashuria e jetës sime kishte ndërruar jetë para afro 18 orëve për shkak të humbjes së një sasie të madhe gjaku.
E ç'kuptim kishte të jetoja më?! Ç'kuptim kishte të merrja frymë mbi këtë dhe të mallkuar. Ulërimat e mia po thërrmonin e qiellin. Jeta më kishte goditur fort, më dha grushtin e saj të fundit. Po i bija kokës me duart e mia si të isha duke u përpjekur të gjeja një zgjidhje për gjithë këtë katrahurë, por mesa duket s'mund të gjeja asgjë.
Pasi panë që isha gati të çmendesha, infermieret më injektuan një qetësues tjetër i cili sikur më paralizoi e pak nga pak më zuri gjumi.
Kur u zgjova, u zgjova e vendosur për t'i dhënë fund jetës sime. S'më mbante më asgjë mbi këtë dhe. Ndihesha e tepërt, si kurrë më parë.
Unë kisha kohë që s'i pija kokrrat që infermieret më sillnin çdo mëngjes dhe çdo darkë dhe i kisha vënë në një cep në dollap. Shkova drejt tij, hapa kanatën dhe mora shpëtimtarey e mia. Pa e menduar dy herë i gëlltita që të gjitha. Më prit Zot pranë teje, këtu s'ka më vend për mua.
Sytë u mbyllën, zemra rrihte e dërrmuar , duke bërë përpjekjen e saj të fundit dhe pastaj asgjë, absolutisht asgjë. Tik-taku i jetës ndaloi përgjithmonë. Mendimet u bën pluhur dhe shpirti më në fund arriti të fluturojë i lirë.                                              

            FUND

***Ky ishte dhe fundi i librit tim të dytë "Daddy's girl". Shpresoj t'ju ketë pelqyer dhe te keni mesuar ndonje gje prej tij.
Doja t'ju sugjeroja ta jetonit cdo dite ashtu sic ju do donit ta jetonit, pa u ndikuar prej askujt, pasi jeta eshte e shkurter dhe askush nuk e di se cfare i servir e nesermja.
Megjithese "Daddy's girl" pati nje fund tragjik, besoj se ne fund te fundit si shpirti i Xhoshit, ashtu edhe i Abigeilit gjeten paqe.   Hmmm nuk di ca te them tjeter po pres komentet tuaja. E di qe libri ka nevoje per perpunim ende, ka shume gjera qe duhen shtuar, te tjera qe duhen hequr, te tjera qe duhen rregulluar, por tani per tani besoj se mjafton me kaq. Shpresoj te kem mundesi ta rishikoj serisht kete liber me von te jem edhe vete me e formuar si njeri dhe te kem nje horizont me te gjere per ta permiresuar kete liber per shkak se kam futur gjithe zemren time brenda tij.
Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen dhe si gjithmone
Peace & love****

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now