DADDY'S GIRL-3

834 77 108
                                    

Abigeil, zemër zgjohu se vajti ora tetë e darkës, ke tërë ditën në gjumë.

-Hmm..- u rrotullova në anën tjetër të krevatit dhe e hodha batanijen mbi kokë e acaruar nga zëri, që në ato momente më dukej si një e çjerrë korbi. Po përpiqesha të më zinte prapë gjumi, por im atë s'kishte ndërmend që ta linte me aq. Po më tundte lehtë në krah dhe po vazhdonte me të tijën.

Fërkova sytë që të nxirrja sado pak gjumin dhe pastaj u mbështeta tek koka e krevatit.

-Babush, u ktheve nga puna?- e pyeta me atë zërin e ngjirur pas gjumit.

-Po vogëlushe kam nja një orë që kam ardhur. Po prisja të zgjoheshe ti, po ti hiç, top në gjumë.

-E isha pak e lodhur.

-Pse, ça bëre sot?

-Jo hiç vetë.

-Abigeil, më shiko në sy! Mos më thuaj që ke filluar prapë të mos hash ushqim dhe bën gjithë atë stërvitje?

-Jo o ba jo, unë të kam premtuar që s'kthehem më mbrapsht.- i thashë, por sytë s'i ngrija dot lart pasi e dija që ata do të më tradhëtonin direkt. Zemra po më rrihte si e tërbuar dhe një afsh i nxehtë po më digjte lëkurën nga frika se mos ai e kuptonte se po e gënjeja.- Ti si kalove sot në punë?-ndërrova kështu bisedën.

-Mirë mirë sot ishte një ditë e lodhshme në kompani, pasi na duhet të krijojmë një koleksion brenda dy javëve, ky është afati i fundit nga klienti ynë në Itali, pasi xhaxhai yt i zgjuar na e prishi marrëveshjen që kishim me francezët, duke shkuar me vajzën e pronarit të kompanisë.

-Hahaha e kam Don Zhuan xhaxhain unë, pastaj s'kishte faj i shkreti se yll ishte ajo goca.

-Po po yje ishin dhe parat që humbëm për faj të tij. Nejse, lëre mënjanë punën, hajde zbrit poshtë se porosita pica. Pas pak besoj se do mbërrijnë.

-OK, ja të laj duart!- u ngrita nga krevati dhe shkova në tualet. S'mund të kishte porositur ndonjë gjë tjetër po pikërisht pica, që lundrojnë në yndyrë?! I hedh një herë ujë dhe fytyrës për t'u zgjuar sado pak dhe si për të më rifreskuar pasi s'kisha fuqi të rrija në këmbë.

Zbres poshtë dhe shoh babin që ishte ulur në tavolinë dhe na kishte lënë secilit nga një kuti pice dhe një kanaçe me pije freskuese. U ula në tavolinë dhe mora një copë dhe po e haja aq ngadalë sa edhe breshka ma kalonte. Më dukej sikur ajo copë pice ishte armiku më i madh për trupin tim, sikur po e shkatërronte pak nga pak dhe do ta pushtonte atë duke i gllabëruar çdo pjesëz të paaftë për të luftuar.

-S'po të pëlqen pica?- më pyeti babi duke më parë me kureshtje dhe i çuditur, pasi në të vërtetë ajo kishte super shije.

-Jo është shumë e mirë, po s'paskam unë uri, babush.-po mundohesha ta merrja me të mira që të mos dyshonte dhe si përfundim i fala një buzëqeshje mallështore.

-S'më intereson, do ta mbarosh të tërë me pahir.

Oh dreq, buzëqeshja ime s'bëri asnjë efekt mbi të.

-OK!- i thashë me gjysmë zëri dhe fillova ta haja picën më shpejt, duke e shijuar pa fund, pasi s'dihej se kur do të haja sërisht një vakt kaq të mirë.

Pasi e mbarova, kërkova leje dhe shkova në dhomën time. U hodha mbi krevat dhe mora telefonin që e kisha vënë poshtë jastëkut. Sa e hap shikoj dhjetë thirrje të humbura. Disa ishin prej Xheksonit, disa prej Arias dhe vetëm një e Kristalit, ku kishte shkruar:"Mos dëgjo Arian po vazhdo mbaj akoma dietë se ke nevojë të humbësh dhe ca kile."

M'u mbushën sytë me lot jo vetëm se ndihesha e këputur, pa pikë fuqie për ta vazhduar këtë lojë që po ma nxinte jetën, por edhe pasi po veproja prapa krahëve të tij. Ai ishte shkatërruar nga humbja e nënësi sime, s'mund të shkatërrohej dhe nga tekat e mia, por përsëri, kur pashë ato fjalë të Kristalit, m'u duk sikur kisha pirë një vizë drogë, aq shumë efekt kishin mbi shpirtin tim naiv.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now