DADDY'S GIRL-17

514 42 12
                                    

-Abigeil u rraskapita, eja ulemi pak!

-Jo Sarë, s'kemi për t'u ulur nqs s'mbaron loja, prandaj boll u ankove po jepi, hidhe gjylen.

-Nuk mundemm..-u qarravit Sara edhe njëherë përpara se të më shtrihej m'u pëpara këmbëve në dyshemenë e ndotur nga ato dhjetra këmbë që kishin kaluar aty.

-Ngrihu moj debile se na nxorre bojën. Ty sikur të ka goditur Zoti me tullë në kokë.

-Epo mos harro që me mua po rri e dashur.- më tha Sara ndërkohë që po ngrihej duke e vënë dorën e djathtë në dysheme për të krijuar një mbështetje që ta kishte më të lehtë ngritjen. -Ik tani se s'luaj më, bëj ça të duash.

-JOO mos ikkk!- ishte e kot të vazhdoja t'i lutesha më, pasi tashmë ajo ndodhej larg meje pa pasur as më të voglin mendim për t'u kthyer prapë, si ia qeni i liruar nga zinxhirët. Po hidhej përpjetë duke lëvizur duar e këmbë, duke ma nxjerrë gjuhën si një kalama dy vjeç, tepër e lumtur që shpëtoi prej meje.- Me kë të luaj tani unë mojjj!- i bërtita e inatosur.- Edhe më ngre nga krevati sipas qejfit, edhe më lë vetëm pastaj, ç'je ti mojjj!

-Po të lë në duar të sigurta,- më thirri Sara nga ana tjetër duke i mbajtur sytë në të djathtën time.

Ktheva kokën duke ngritur njërën vetull, ndërsa i kryqëzova duart me njëra-tjetrën. Fuck, jo prapë ti! Xhoshua ishte duke ardhur drejt meje me atë shkëlqimin e tij, që mund t'i gjunjëzojë tërë femrat me një shkrepje butoni.

-Sheqer je gati për një lojë me mua?- ma bëri atë pyetje në një mënyrë aq të thjeshtë, pa ngjyrime, tepër i sigurt që unë do pranoja të luaja me të, e si për t'i vënë kapakun kafshoi buzën e poshtme.

-Aman se na vele,- i thashë, megjithëse nga brenda shpresoja që t'i kafshoja unë ato buzë të plota e të kuqe plot jetë.- Kush të tha ty që unë dua të luaj me ty njëherë. Ik hiqmu sysh tani.- dhe ia bëra me dorë tërë përçim që të largohej.

-Je e sigurt?- më pyeti.

-Po!-iu përgjigja pa lëkundje. Një hap drejt meje e sërisht zëri i tij i errët:

-Je e sigurt?

-Po!- iu përgjigja duke u përpjekur të mbaj ende atë seriozitetin e vendosmërinë. por e ndjeva sesi zëri im pësoi krisjen e tij të parë.

-Je e sigurt?- më pyeti sërisht, por këtë herë aq afër meje saqë mund të ndjeja aromën e tij.

-Po!-iu përgjigja këtë herë, por zëri më tradhtoi duke u thyer plotësisht. Mbylla sytë duke i shtrënguar e zhgënjyer nga vetja e duke shkundur kokën tërë nervozizëm.

-Eja bëjmë një lojë, e di që këtu brenda po shpreson dëshpërimisht të jesh pranë meje,- po i binte me gisht vendit në kraharor ku supozohet të jetë zemra. Nuk lëviza fare, ndenja si një statujë në vend kur Xhoshua mori njërën nga gjylet dhe e hodhi që të rrëzonte birilat.- Radha jote sheqer, mos më lër të pres gjatë, e di që as ti s'do ta përballoje dot të ishte kaq afër e kaq larg meje njëkohësisht,- më tha duke qeshur ironikisht.

Si një majonetë e pafajshme kontrollohesha prej tij duke ecur mbi atë copëz rrugë që më falte, atë palo rrugë aq të ngushtë saqë mezi të nxinte.

Mora gjylen, mora frymë thellë, u vura në pozicion dhe e hodha me kujdes. Isha duke e mbajtur ende frymën derisa gjylja goditi birilat duke i rrëzuar një për një në tokë plot krenari.

-Yayyyy!- bërtita me të madhe.- I dështuar!- vazhdova duke u hedhur përpjetë gjithë gëzim, derisa dora e tij e ftohtë mbështolli krahun tim të hollë e më tërhoqi drejt vetes me shpejtësi rrufeje derisa buzët tona u pikturuan mbi njëra-tjetrën aq papritur e pakuptuar si një pikturë abstrakte. Me shkathtësi më ngjeshi pas vetes e po vazhdonte të më puthte me aq pasion saqë as frymë s'po merrja dot. Vajtëm deri në atë pikë sa u ndamë prej njëri-tjetrit për shkak se kishim nevojë për ajër. Ndjeja sesi kraharori ngrihej e ulej me shpejtësi, ndërkohë që faqet po më zjenin e me shumë mundësi ishin shndërruar në dy domate flakë të kuqe. Po e shikoja në sy si një foshnjë e pafajshme. Kur duart e tij u vendosën butësisht mbi faqet e mia, ndërsa balli i tij u ngjesh pas timit, ndjeva siguri, një siguri që askush s'ma kishte dhuruar më parë. Sytë tanë aq afër sikur po shikonin gjithë botën. Frymëmarrje. Lab dab-et e shpeshta të zemrave që punonin në harmoni me njëra-tjetrën. Duar të djersitura nga emocionet, por dhe akull të ftohta gjithashtu. Paqe. Qetësi. Shpresoja që të mos ishte thjesht një gënjeshtër e bukur, e stisur aq bukur, në mënyrë aq elegante.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now