DADDY'S GIRL-7

613 67 72
                                    

-Mund të hyj?

Ktheva kokën nga dera dhe po shikoja Arian tek priste pë përgjigjen time.

-Po, hajde futu!- iu përgjigja duke buzëqeshur paksa. U ngrita pak dhe u mbështeta tek koka e krevatit të spitalit që s'ishte aspak e rehatshme, sidomos për kockat e mia që luftonin përgjakshmërisht me hekurat e krevatit.

-Si je?- më pyeti duke u ulur në një karrige ngjitur meje dhe në komedinë vuri dy çokollata me lajthi. Pa e menduar dy herë e mora njërën prej tyre dhe po e haja si e babëzitur, sa dhe fytyra m'u shkaravit nga copat e çokollatës që shkrinte nëpër faqe.

-Hej hej avash, mos ha aq shpejt! Si ka mundësi që ti po ha çokollatë njëherë?!

-I solle për mua këto apo jo?- e pyeta me nerva duke ia nxjerrë pakon e çokollatës para që ta bëja më të dukshme se për çfarë po flisja.

-Po sigurisht!- m'u përgjigj Aria me gjysmë zëri.

-Atëherë qepe dhe më lër ta ha të qetë!- iu përgjigja dhe e ktheva kokën në anën tjetër. Pak nga pak lotët më tradhtuan dhe zbritën në faqet e mia si ca kalorës luftarak, që s'i ndalon dot kush. Thonë se ka dy lloje lotësh, gëzimi e hidhërimi, por këta të mitë s'bënin pjesë në asnjë kategori. S'mund të thosha se isha e lumtur pasi vetëm lumturi që s'e përqafonte zemrën time, por as hidhërim, ss'kisha arsye pse të ndihesha ashtu, në fund të fundit po ndiqja idealin tim, ndonëse ky ideal po më çonte në shkatërrim, në vetëflijim. Këta lotë ishin të veçantë, zienin nga furtuna e mendimeve në mendjen time e direkt sa rrodhën nëpër faqe u kallkanosën, sikur trupi im të ishte një ajsberg i stërmadh, sikur të ishte foleza e të ftohtit.

Ndihesha e dobët, e lodhur. Dhe ata lotë po më çlironin nga ajo gjendje kllapie, ajo gjendje mjerane, e mërzitur nga jeta monotone njerëzore.

-Abigeil, je mirë?- dëgjoj një zë që më flet nga mbrapa, por s'e kthej kokën pas, kam frikë, po sikur.. po sikur të jetë një shpirt i dënuar përjetësisht në purgator që kërkon të më zhysë mua në botën e errësirës?!

Mbulova veten me duar dhe e shtrëngova fort. Mos ishte nëna ime ajo që po më thërret?!

-Abigeil, Abigeil!

Ktheva kokën me vrull, por në vend që të përballem me shkaktaren e rrjedhjes së jerës sime, sytë e mi të kuq u përplasën me ata blu të Arias. Kur e kuptova që ishte thjesht një pjellë e imagjinatës sime e përqafova fort, kisha nevojë për mbështetje, gjithmonë kam qënë vetëm. Dhe kur kisha mamanë pranë, isha vetëm, dhe kur im atë vinte çdo darkë të më jepte puthjen e natës së mirë isha vetëm, gjithmonë ndihesha vetëm, si një eksperiment i dëshirave të çmendura të time mëje dhe unë ndiqja urdhërat e saj si një kavje, por më pëlqente ajo gjë, më pëlqente kur ajo më fërkonte kokën sapo unë pija pilulën pas saj, çasti kur ajo më kërkonte t'i shkoja pranë, shpirti im fëmijërak fluturonte nga vëmendja që po më jepej, por kjo vëmendje binte me pikatore mbi mua.

-Abigeil çfarë po ndodh me ty?- dëgjoj Arian tek më shtrëngon pas vetes.

-Nuk e di as vetë Aria,- iu përgjigja mes ngashërimeve që më merrnin frymën dhe seç më jepnin një rëndesë në kraharor.- Dua t'i them vetes që po gaboj, e di që po gaboj, dua të ndryshoj, por kam frikë.

-Nga se ke frikë?!

-Se mos ndyj kujtimin e time mëje. Se mos e zhgënjej atë.

-Abigeil, hapi sytë, mami yt ka vdekur, s'është më mes nesh, por kujtimi i saj është më i gjallë se kurrë tek ty nëse ti vazhdon ta dëmtosh veten. Vrite atë kujtim, ke një baba që të do shumë, na ke ne, shoqërinë, s'je vetëm. Mamaja jote të ka shkatërruar, ndikimi i saj ka qënë helm për ty, pështyje mos e mbaj më mbi buzë.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now