Në fillim isha vetëm unë, pastaj rruga ime u kryqëzua me te tijën dhe gjërat rrodhën pa mundur të kontrolloheshin. Gjithmonë e pasigurt, rrjedha na shtynte para dhe planet e mia që ngadalë u bënë ëndrrat me te cilat flija, u shndërruan në rrjeta te dobëta merimange që zhdukeshin me flladet e lehta të erës.
Në fillim isha vetem unë, më pas në një perëndim dielli erdhi ai dhe jeta ime u vesh krah tij me vezullime dritash, mantele të padukshme frikërash dhe të nesërme që mund të rrëzoheshin nga erëra të panjohura, por ne sërish jetuam në to. Dashuruam mes perëndimeve të diellit derisa mbeta sërisht vetëm unë. Mendoj se më dashuroi dhe ai në mënyren e tij ndryshe, por unë isha vetëm një copëz për të, ndërsa ai për mua një e tërë.
Megjithatë në atë kohë kisha vendosur të mos e braktisja dhe t'a dashuroja e vetme mes perëndimeve që i kaloja duke vështruar nga dritarja e dhomës sonë. Vetëm unë dhe dielli që shkrihej i tëri mes qiellit për t'i dhënë jetë natës. E dashurova! Në qenien time e dashurova dhe ndonëse e braktisa më vonë, atëherë kur të dashuroje një njeri si ai u bë barrë e rëndë për zemrën time.
Vërtet u largova, ndonëse jo shumë larg prej tij. Jetoja akoma në të njëjtin qytet, vetëm pak blloqe larg tij. Netëve më dukej sikur i dëgjoja hapat e tij nëpër shkallë dhe prisja për trokitjen e derës që nuk vinte kurrë. Pastaj kur i dorëzohesha gjumit ashtu e këputur prej te qarave bija pre e të shkuarës që kisha lënë pas bashkë me të dhe qenia ime trazohej. Zemra më rëndohej gjithmonë, dhe me shumë me ndjenja të dyzuara të cilat për mua po bëheshin të vështira ti kyçja dhe të jetoja mes tyre. Mbytesha në vetminë e tyre. Ndieja fundin.
Kur mendova se tashmë ishte koha ime, se fundi që kisha ndjerë aq pranë ishte aty, ai trokiti. Trokitja e tij më trazoi më tepër, fundi që ndieja iku tutje ndonëse qëndronte akoma aty mes qenies sime të dobët. Trokitja e tij arriti të zgjonte zemrën e lodhur për të bërë premtimin e saj të fundit. Më pas në perëndimin e diellit, ajo u thye në mijëra copëza qelqi dhe fundi erdhi sërish pranë meje. Tashmë për të mos ikur vetëm, atij do t'i bashkohej edhe shpirti im.
Histori e re, të cilën do mundohem ta mbaroj të gjithën.
Mos t'ju gënjej fillimi.
E. SH.
YOU ARE READING
Occasus
General FictionNë fillim isha vetem unë, më pas në një perëndim dielli erdhi ai dhe jeta ime u vesh krah tij me vezullime dritash, mantele të padukshme frikërash dhe të nesërme që mund të rrëzoheshin nga erëra të panjohura, por ne sërish jetuam në to. Dashuruam m...
