Kapitulli 48

323 25 0
                                    

Në një dhomë plot yje
Prapë do të të shihja ty

***

Kapitulli 48
~Premtime~

Mëngjesin e ardhshëm, morëm një telefonatë nga Profesor Uollter, duke thënë që, deri në takimin tjetër në lidhje me çështjen, prezenca jonë jashtë kolegjit nuk do të ishte e domosdoshme. Dhe kështu na detyroi të shkruanim një ese dhe report të gjatë për gjërat që bëmë në kohën kur nuk ishim në kolegj.

Pasi paketuam gjërat tona me ndihmën e mamasë sime, Xhejmsi dhe unë iu drejtuam kampusit. Megjithatë, gjatë rrugës sonë, duhet të dorëzonim makinë te stacionin që e kishte në pronësi, dhe të kalonim udhën e mbetur në një autobus.

U përshëndeta nga Bethi, Dani, dhe Luka që në momentin që këmbët e mia shkelën në tokën e kampusit. Xhejmsi më puçi lehtë në buzë dhe tha mirupafshim para se të kapte çantat e tij e t'i drejtohej fjetores së vet.

Buzëqesha me ngrohtësi teksa e shihja tek largohej nga vizioni im, por sapo ktheva kokën rrotull dhe u përballa me ata të tre, buzëqeshja ime u shua.

U përshëndeta nga tre shikime të padurueshme, duke më bërë që të kuptoja se mes telefonatash që kisha bërë me to, as nuk ia kisha përmendur faktin që po dilja me Xhejms Andersonin.

"Shpjego." tha Bethi me ashpërsi, me duar të kryqëzuara para gjoksit.

***

Edhe pse isha tejet e gëzuar që u ritakova me miqt e mi të ngushtë, nuk mund ta ndihmoja por të trishtohesha për faktin se shoqja ime e dhomës nuk ishte aty më.

Lili, me ç'u informova, ishte tutje, duke qëndruar me mamanë e saj në ditët e fundit që i kishin mbetur bashkë. Dhe kështu, grupi ynë nuk mund ta përballonte mungesën e saj në asnjëlloj mënyre.

Teksa ditët kalonin, moti u ftoh, dhe rrobat tona u trashësuan. Kohën time e organizova në dy, o e kaloja me Bethin, Danin e Lukën ose me Xhejmsin.

Xhejmsi më tha se nuk festonte më, dhe unë nuk u ankova. Pasi kurdoherë që kishte një mbrëmje të çfarë do lloji dhe Bethi me të tjerët shkonin aty, unë mund të kaloja më shumë kohë me Xhejmsin.

Nuk kishte rëndësi se duhet të studionim më shumë, kishim munguar goxha klasa; pasi ishim bashkë gjatë gjithë kohës.

Disa net ia fusnim gjumë nga lodhja, por duke parë se nuk kisha më një shoqe dhome, gjumi nuk ishte problem.

Xhejmsi gjithashtu kishte një furçë dhëmbësh shtesë në dhomën time, meqë qëndronte me mua shumicën e netëve.

"Rea..." pëshpëriti dikush dhe unë turfullova në gjumë. "Zgjohu, Rea."

I hapa sytë përgjysëm, duke parë Xhejmsin, duke më buzëqeshur. Turfullova sërish dhe mbulova fytyrën me mbulesa.

E dëgjova tek nënqeshte para se të m'i hiqte batanijet.

"Pse fle kaq shumë ti? A nuk fjete mjaftueshëm?"

"Jo."

"Është mëngjes, Rea, për atë Zot! A nuk di ta shijosh diellin?" tha me lojë.

"Jo!"

Qëndro Larg Meje/ S H Q I POnde as histórias ganham vida. Descobre agora