Kapitulli 11

501 32 0
                                    

Unë mendoj se e vetmja arsye që njerëzit mbahen kaq fort te kujtimet është se ato janë e vetmja gjë që nuk ndryshon kur gjithçka tejtër bën të kundërtën

Kapitulli 11
~Figurat e mesnatës~

Bethi uli kokën poshtë në zhgënjim. "Jam e rrethuar nga idjotë."

Mërmëriti, duke fërkuar majën e hundës dhe ngriti kokën mga Luka.

"NUK E KISHA PËR TY, DEBIL!" bërtiti Bethi në mes të korridorit, duke përfituar shikime të çuditshme nga të gjithë që po kalonin.

"Shkëlqyeshëm, tani të gjithë do të mendojnë se unë shoqërohem me vajzë që shërben sëmumdje mendore." Lukasi u tall teksa arroganca dukej se po i dilte nga brenda tij.

"Çfarë do t'i ndodhte reputacionit tim?" tha me ton tallës, duke vendosur dorën në ballë në mënyrë dramatike.

"Aq më shumë kohë shpenzoj me ty, aq më logjike duken fjalët e Lilit për ty." theksoi Bethi, duke u dukur se ishte gati ta shqyente Lukën në copa-copa.

Luka ndaloi para se një ngërdheshje të gjente rrugën tek fytyra e tij arrogante.

"Oh, kështu? E çfarë thotë ajo?"

"Që ti dhe mundesh ta vësh emrin në librin gines si personi më i pa pejkur në planet." dëgjova zërin e Lilit, kështu që u solla dhe pashë që po afrohej nga mbrapa nesh me Danin.

"Ha, ha sa për të qeshur." tha Luka duke kryqëzuar krahët. "Ku ishit ju të dy?"

"Kuptova se Lili nuk kishte ndër mënd të shkonte tek ndonjë klasë sot, kështu që mendova më mirë ta detyroja." u përgjigj Dani. "Kujto, se u grinda me të për ta larguar nga fusha e basketbollit. Ndoshta bëra një skenë atje."

Lukasi vështroi me të ngërdheshur. "Dreqin Daniel, po i jep Bethit një vrap për parat e saj, shoku." të gjithë qeshëm.

"Po kafshon më shumë seç mund të kapërdish." tha Bethi, duke kryqëzuar krahët.

                                ***
Pas disa debatesh të tjera nga ata të dy, Bethi dhe unë u drejtuam tek klasa jonë e ardhshme dhe takimi im i madh, pasi u mbytëm në mësime, ia arritëm t'i mbaronim të gjitha.

I thashë Bethit natën e mirë dhe u nisa për tek dhoma ime. Para se të vija çelësine e të hyja, dëgjova zhurma përplasesh nga brenda.

Pasi u ndjeva pak e shqetësuar vura çelësin dhe hapa derën me të shpejtë.

Gjëja që përballa kur hyra ishte e barabartë me një jetë të qeshure dhe shkundi të gjithë lodhjen nga trupi im i mpirë.

"Çfarë dreqin po bën?" pyeta Lilin tesks ishte futur nën tavolinë me një libër të hapur përballë saj.

"Nuk - Dua - Të - Studioj." turfulloi, duke goditur kokën për tavolinë në çdo fjalë që foli.

Qesha teksa hodha çantë për mur pasi nxorra kamerën. "Është vetëm dita e parë, Lili. Si do t'ia bësh deri në vitet në vazhdim atëherë?"

"Dita e parë për ty." tha teksa shtyu karrigen dhe ra si thes në shtrat. "Jemi një semestër para teje. Të gjithë ne, Bethi, Dani, Luka dhe unë."

"Oh, pra keni qenë këtu dhe vitin që shkoi." thashë pak konfuze teksa ajo vazhdoi të hiqte këpucët, para se të tundte kokën.

"Ne morën shkollën e verës."

"Por si është Bethi në klasat e mia?"

"Ngeli në testin e semestrit." u ngys. "Nuk ishte në humor për javë, por e mori veten gradualisht."

"E shikoj... kështu ja si u takuat ju."

"Po, pak a shumë. Përveç Danit. Atë e kam mik familiar. Nuk mund ta imagjinosh sa e gëzuar isha kur morra vesh që do të shkonte në të njëjtin kolegj me mua."

"Prindërit tonë gjithmonë talleshin kur ishim fëmijë se do të përfundonim të martuar." vazhdoi, një buzëqeshje e madhe po i shfaqej në fytyrë. "Por, doli se sa më shumë u rritëm, aq më shumë të ndryshëm u bëmë. E di, unë që jam e fiksuar mbas sporteve dhe ai me kokë në libra."

"Po sa për Lukën dhe Bethin. Si i njohe?"

"Luka ishte shoku i dhomës së Danit. Dhe akoma është." tha. "Dhe sa për Bethin... epo historia e saj është pak më e gjatë."

Nuk u ankova kur ndryshoi temën dhe vazhdoi me kujtimet e saj me Danin kur ishin fëmijë.

Kur mbaroi, shkova të përdorja banjon, pastaj hyra në dush për t'u larë shpejt e shpejt.

Por kur dola komplet e veshur, gjeta Lilin duke fjetur në shtrat.

Po gërhiste lehtë. Topi i basketbollit në krahë dhe njëra këmbë jashtë krevatit.

Njëra nga këmbët ishte zbathur kurse tjetra akoma me këpucë. Me sa dukej, ishte aq e lodhur sa nuk u mundua ta hiqte këpucën.

U mundova të mos qeshja teksa shihja pozicionin e sa të së fjeturit.

Shkova deri te shtrati im, mora kamerën, u rrotullova dhe shkova deri te shtrati i Lilit dhe shkrepa një foto.

Të gjithë do të qeshnim nesër, mendova me një ngërdheshje. Kur pashë kamerën, vura re se nuk kisha bërë foto për një kohë të gjatë tani.

Pa ditur ekzaktësisht se ç'ndodhi, këmbët më quan jashtë dhomës dhe jashtë ndërtesës.

Qielli ishte kaq i qartë dhe kaq pa re sa mund të shihja çdo yll, duke ndriçuar mbi kokën time pa pikë vështirësie.

Tingulli i asgjësë ishte e vetmja gjë që mund të dëgjohej teksa shkova tek një zonë e gjelbër dhe u ula në barin e freskët, duke bërë foto yejeve, hënës së plotë, rrugës së gjatë përballë meje dhe gjithçka që e gjeja argëtuese.

Kishte kaluar mesnata kur pashë orën për herë të parë pasi dola. 

Kështu që e mbylla natën dhe u ktheva në dhomën time, futa çelësin në bravë dhe u futa brenda.

Lava dhëmbët dhe u largova nga banjoja. Sytë e mi ranë tek tavolina e Lilit dhe pashë që libri i saj ishte i hapur dhe çanta e papërgatitur, dhe e dija për fakt se nuk ishte tip i mëngjesit të zgjohej dhe të kryente detyrat.

Kështu që disi kisha nevojë ta zgjoja.

"Lili duhet të mbarosh esenë." e tunda. "Zgjohu Lili."

"E ke dëgjuar ndonjëherë shprehjen 'vafsh në djall'? mërmëriti nën zë, teksa ishte e shtrirë në stomak.

"Mendoj që po. Pas së gjithash e ke përmendur rreth një milion herë që herën e parë që të takova-"

Nuk u mundova ta kryeja fjalinë, pasi dëgjova gërhitje nga Lili.

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now