Kapitulli 09

487 32 0
                                    

Ndonjëherë duhet të harrosh se ç'ndjen dhe të kujtosh se ç'meriton

***
Kapitulli 9
~Takimi i dytë~

Shpenzuam një kohë të shkurtër në dyqanin e kafes mbasi djali iku. Ne po pinim pijet tona dhe po detyroheshim të dëgjonim kujtimet e Lukës me vajzat seksi- të cilat ishin të gjitha më të bukura se unë në një mënyrë misetrioze.

"Por, sinqerisht, Rea, duhesh të kesh vullnet, ose do të mbetesh me këtë trup gjigand tëndin gjithë jetën."

Ai tallej sa herë mbaronte së përshkruari vajzat  që kishin pamjen ose trupat si modelet e Viktoria Sikret.

Normal që nuk i merrja fjalët e tij seriozisht. Por kurvë të lutem; do të isha bërë xheloze se si i thoshte vajzave të tjera seksi por jo mua?

Lili nuk u bashkua me ne fare, kështu që ne u ngritëm dhe u ndamë gjithsesi.

Për fatin tim të mirë Bethin e kisha pothuajse te të gjithë klasat e mia.

"-Dua të them, a ia pe fytyrën e tij? Dyshoj se një person kaq i bukur sa ai të jetë një qenie njerëzore!"

Bethi dhe unë folëm gjatë rrugës për në klasë, duke bërë muhabet për djalin e pashëm me tone mallëngjimi dhe plasëm gazit kur përmendëm shikimet e neveritura të Lukës ose komentet e tij qesharake.

"Por, tani që e mendoj, pse porositi dy filxhane kafe nëse nuk ishte duke pritur për ndokënd?" thashë nga hiçi dhe Bethi mblodhi shpatullat.

Dukej se heshtja midis nesh e bezdisi atë, sepse ajo foli përsëri duke ndryshuar temën.

"Gjithsesi, pse do të bëhesh avokate?" pyeti Bethi. "Dua të them, a ka ndonjë arsye të veçantë?"

"Në fakt, po. Unë doja gjithmonë të bëhesha një fotografe. Por mami- uh- epo, ajo kishte plane të tjera." u përgjigja.

"Nuk e njehte fotografinë si një punë të mirë për vajzën e saj. Kështu që vendosa të bëhem avokate. Nuk kundërshtoi, për çudinë time të madhe, dhe u duk goxha krenare për këtë gjë."

"Ti bën fotografi? Me të vërtetë?" Bethi buzëqeshi me emocion dhe tunda kokën në shenjë pohimi. "Epo, tani që e mendoj, e kam vënë re se mban një kamer në çantën tënde ose në qafë që kur të takova-"

"Po ti? Të pëlqen puna e avokatit?" pyeta shpejt e shpejt, pa i dhënë mundësinë të mbaronte pyetjen.

"Epo, e doja këtë karrierë që kur isha katërmbëdhjetë-" ne vazhduam të flisnim derisa shkuam tek kalsa jonë e parë.

Të gjithë vendet ishin të zëna përveç disave. Klasa ishte goxha e zhurmshme dhe atmosfera nuk ishte aq e tensiounuar sa mendova që do të ishte.

Bethi dhe unë zumë vendet tona dhe nxorrëm mjetet mbi banka.

Ajo vazhdoi të lexonte një nga librat që kishte sjellë me vete dhe turfullonte hera herës për mësimet dhe sa të vështira do të ishin.

Kapja ca fjali si përshembull "Ç'dreqin është kjo?" ose "Kush e ka shkruar këtë plehrë?"

Por unë, në anën tjetër, që nuk kisha aspak nerva për të lexuar, vendosa kokën në tavolinë me shpresa që të dremisja për ca minuta.

Por sapo ndjeva lëvizjen më të vogël nga ana ime e djathtë, koka ime u çua menjëherë lart.

Sytë m'u hapën me habi kur pashë djalin flokë zez dora vetë, të cilin pamë në dyqanin e kafes, duke u ulur tek vendi bosh ngjitur me mua.

Bethi më pickoi, duke bërë që unë të shikoja nga ajo. Kishte atë buzëqeshjen e shumënjohur në buzë dhe bëri me shenjë nga drejtimi i djalit.

"Seksi, apo jo?" tha lehtë dhe unë pohova me kokë, duke parë prapë djalin me bisht syri.

Profesor Uollteri hyri në klasë. Kishte flokë të bardhë dhe kishte veshur rroba tërheqëse, duke shfaqur gjatësinë e tij dhe duke fshehur faktin se ishte i vjetër.

Pa hezituar, ai filloi të shpjegonte gjepura që unë nuk kisha mendjen t'i dëgjoja.

Me mendje isha akoma me pushime, pa nerva për të mësuar.

Le të jemi të sinqertë; kolegji nuk është si klasa e parë: të shkosh në shtëpi me buzëqeshje, t'i japësh mamit një puthje dhe t'i tregosh testin ku morre notën më maksimale.

Por tani, gjithsesi, nuk shkon në shtëpi e lumtur, lëre më të marrësh nota maksimale. Mësimet ishin të vështira, nuk kishte mohim.

Tingulli i lehtë i stilolapsit për letër erdhi nga ngjitur me mua.

Hidhja shikime të shpejta djalit herë po herë jo, vetëm për të parë se ai po merrte shënime pa pushuar.

Kaq shpejt sa po shkruante, mund të mendoje se kishte shkruar çdo fjalë të profesorit.

Nëse ai mund të shkruante ashtu, pse nuk mund ta bëja dhe unë?

Mendova teksa morra një stilolaps dhe disa fletë dhe fillova të shkruaja fjalët e profesorit, njëlloj siç po bënte dhe ai.

Dukej sikur djali e kishte vënë re, sepse ai filloi të shkruante më shpejt.

Kafshova buzën, duke u munduar të shpërqëndrohesha nga dhimbja e dorës dhe gishtave.

Ishin vetëm mendimet e mia, apo profesor Uollteri po fillonte të fliste më shpejt.

Sa më shpejt mundoja të shkruaja, aq shpejt djali ia arrinte suksesit të lëvizte stilolapsin më shpejt.

Më në fund, u dorëzova totalisht dhe e flaka stilolapsin në bankë dhe fërkova gishtat që më dhimbnin. Teksa bëra këtë, djali ngadalësoi së shkruari.

Fytyra e tij ishte pa emocion, por mund të betohesha se pashë cepin e buzës t'i ngrihej paksa.

Prit një sekond; mendova, duke u rikthyer në realitet. Sapo bëra një garë shkrimi me të?

Qëndro Larg Meje/ S H Q I PWhere stories live. Discover now